❝Ai është i rrezikshëm,
ai tërheq si magnet
Të josh, të puth, dhe
pastaj të vret❞Arilena Ara
- -- -- -- -- -- --𓆩 vote 𓆪-- -- -- -- -- -- -
E pash teksa vinte pranë meje dhe nisa të skuqesha në fytyrë. E urrej kur kjo gjë ndodh. Është një ndër të vetmet që nuk mund ta kontrolloj.
Sytë nuk i ka shkëputur nga të mitë dhe si për dreq as unë nga të tijët... E ndej teksa afron fytyrën e tij pranë simes dhe mbyll sytë... mendova se do më puthe, por në fakt thjesht ciku ballin e tij me timin.
U skuqa akoma edhe më shumë, jo nga ajo që ai bëri, por nga ideja që unë krijova...
- Të pash për temperaturë, - tha duke qëndruar serioz, kurse unë pohova me kokë.
- Zakonisht nuk të mbyllej goja, çne tani që po hesht?
- Fjalët nuk vijnë asnjëherë atje kur duhen...
- E për çfarë të duheshin tani?
- Për temperaturën po flasim...
- Atë midis nesh? - tha dhe truri im s'po di si të reagojë, thjesht u mpiva...
- Nuk ka temperaturë midis nesh...
- Por diçka ka...
- E çfarë është?
- Diçka të cilës s'po i vë dot emër...
- Më mirë mos u mundo, nuk do i japim kurrë një emër.
- E di që kuptimi i fjalës kurrë nuk ekziston? Gjithmonë arrij çfarë dua.
- Unë nuk jam një çmim dhe po, ashtu siç fjala kurrë nuk e mban kuptimin e saj, ashtu nuk e mban as ajo përgjithmonë .
- E përse?
- Fjala kurrë dhe përgjithmonë janë shumë ekzakte, kurse ne nuk e dimë pyetjen e jetës për ta dhënë një përgjigje të tillë.
- Ndoshta ke të drejtë... - tha dhe ramë në qetësi duke thyer shikimin me njëri tjetrin.
- Kështu do rrimë? - pyet sërish.
- Si po rrimë?
- Si mumje...
- Çfarë do ti të bëjmë ne?
- Nuk do doje ta dije...
- Je shumë psikopat!
- E çfarë thash unë? Ishte mendja jote ajo që fluturoi larg, apo... edhe ty të pëlqen?
- Ti të lodh!
- Një javë gjumë e bëre, nuk të mjaftoi?
- JO NUK MË MJAFTOI, NDONJË PROBLEM???
- Pse nevrikosesh kot? Shiko jam shumë i qetë...
- Po, sepse unë nuk jam bezdisëse.
- Nuk je? Pa më pyet mua!
- Mirë ik, nuk po të mban njeri me zor. Besoj po të pret ndonjëra. - thash dhe ai nisi të qesh
- ÇFARË DREQIN KA PËR TË QESHUR KËTË HERË?
- Je xheloze.
- Për kë?
- Për mua...
- Shikon ëndrra dhe me sy hapur ti më duket...
YOU ARE READING
Midis dy zjarresh | ✓
RomanceAjo ishte ikonë femërore, e bukur, e re, ambicioze dhe me një të ardhme që shkëlqente si hëna në një natë vere. Vinte nga një familje mjekësh dhe dinte si të kujdesej mirë për njerëzit, por nuk mësoi si të kujdesej për zemrën dhe trurin e saj. Gji...