23 | "Je e imja"

467 25 5
                                    

vote

Hap sytë dhe gjendem në një dhomë të bardhë. Tentoj të çohem, por një dhimbje e tmerrshme koke dhe një marrje mendsh më gozhdojnë sërish mbi krevat.

Si përfundova këtu? Çfarë ka ndodhur me mua?

- Lizz'!!! - dëgjoj Ajsin që hyn në dhomë me lot në sy.

- Ku ndodhem?

- Në spital. Aldis të gjeti pa ndjenja në një nga klasat e universitetit. Çfarë ndodhi Lizz'?

Tani po më kujtohen të gjitha. Letra, ai me Amarën në palestër, puthja me Aldisin, pastaj prekja e tij dhe...

Ishte ai që më qëlloi. 

Çfarë nuk arrij të kuptoj është pse. Pse trupi i tij ishte i mbushur me shenja? Pse kur Amara erdhi ai u shkëput direkt prej meje? Vallë donte thjesht që ajo t’mos e merrte vesh që po tradhëtohej, apo mos ndoshta gjithë kjo është një lojë?

- Ku është Klaus?

- Është jashtë.

- Thirre të lutem, - them dhe bëj të çohem, por nuk bie sërish mbi krevat.

- Çfarë bën idiote?

- Duhet të çohem. Duhet të...

- Eliza stop! Duhet të mendosh për veten. Ke 1 javë në gjumë vajzë! Po shkoj të thërras Klaus dhe më pas mjekun. Guxo lëviz!

- Ehuuuuuu

- Mos m’bëj mua ehu ti.

- E mirë ik tani.

- Ika, të kam xhan!

Si do i shpjegoj Ajsit se vëllai i saj me shumë mundësi është torturuar?

- Eliza. U çove???? - dëgjoj Klaus të hyj.

- Klaus gjërat janë shumë keq.

- Çfarë ke? Të dhemb ndonjë gjë?

- Luka... Ai është në rrezik.

- Çfarë je duke thënë Eliza?

- Pash që trupi i tij ishte plot shenja dhe...

- Nga e pe trupin e tij njëherë?

- Ka rëndësi?

- El...

- Përshëndetje, zonjushë Eliza apo jo? - dëgjojmë derën të hapet dhe supozoj se është mjeku.

- Po.

- Atëherë Eliza, mund të bëjmë një kontroll të vogël? Mund t’më thoni si ndodhi e gjitha.

Mendo Eliza. Mendo!

- Nuk e mbaj mend, thjesht kam shumë dhimbje.

- Është e pritshme. Duhet të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj. Jemi duke bër edhe disa analiza të fundit para se t’ju nxjerrim nga spitali. Me lejen tuaj!

Thjesht dhash një buzëqeshje dhe isha e sigurtë që tani do plaste një luftë.

- Atëherë? Do më thoni dhe mua ç’po ndodh?

- As ne nuk e dimë, thjesht atë dite... Vura re se trupi i tij ishte plot shenja.

- Eliza, - nisi Ajsi të thotë - je e sigurtë që ato nuk ishin të çjerra nga... Si ta them...

- Jo nuk ishin të bërë nga thonjtë e femrave Ajs.

- Neve do na bëhej qejfi nëse do na tregoje si e pe trupin e tij.

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now