EPILOG

525 27 6
                                    

2 vite më vonë

Kjo është historia ime dhe unë jam Eliza Kaya Brayat, nëna e Luel Brayat, djalit tim një vjeçar dhe bashkëshortja e Luka Brayat, mafiozit më të famshëm në Europë.

- Lizz’ je gati? Ajsi dhe Klaus kanë një orë që po na presin. - më thotë Luka teksa unë vështroj veten me barkun e rrumbullakosur në pasqyrë.

- Ja se po vij.

- Çfarë thotë princesha e babit? - pyet duke më puthur te barku.

- Princesha e babit është një boksiere e mbaruar. - them dhe ai afron buzët e tij tek unë.

- MAMI MAMII AJDENI SE DO JEMI VON’. KAI DO MËRZHITET ME MUA SE NUK VAJTA SHPEJT TE DREKA!! - dëgjoj Luelin të bërrtasë dhe shtyj pas Lukan.

- Ah ky fëmijë i ka ngjarë hallës së vet. - thotë dhe unë qesh.

- Zemra e mamit, nuk i mbetet qejfi Kait se do i themi halla Ajsit që ishte faji i babit.

- Hahahaha mil’ mamushe. - thotë duke dal nga dhoma teksa qesh.

Ah se harrova! Kai është djali i Ajsit dhe Klaus, vetëm tre ditë më i madh se Lueli.

- Ai fëmijë gjithmonë do të dojë ty më shumë apo jo? - më thotë Luka.

- Mhm, është im bir ai.

- Zemra e babit, lind sa më shpejt se më duhen forca. - thotë duke iu afruar barkut tim. Jam në muajin e 9 tani dhe vajza ime mund të vij në jetë në çdo moment.

Nuk vohohemi më tepër por nisemi drejt vilës së Ajsit, rreth njëzet minuta larg me makinë.

- O zëmra e hallës ti!!! - thotë Ajsi sapo sheh Luelin. Ai është kopja e saj në fakt.

- Halla ku është Kai???

- Po të pret ty zemra e hallës është me dajë Klausin dhe shokët e tij. Hajde ik me vrap tani. - thotë dhe kthehet nga ne.

- Çfarë thotë mbesa ime e preferuar? - thotë duke prekur barkun tim.

- Mezi pret të dalë. Është shumë e lëvizur krahasim me Luelin.

- Çupa ime. - thotë Luka duke qeshur.

- Tamam çupa jote.

Hyjmë brenda dhe nisem drejt kuzhinës për të marr një gotë ujë. Ndjej Lukan që më ndjek nga pas duke më rrethuar belin tim inekzistent me duart e tij.

- Luka, do na shohi ndokush! - them kur ndjej buzët e tij te qafa ime.

- M’ka marr malli të dëgjoj se si tingëllon emri im në buzët e tua.

- Epo duhet të presësh se vajza jote nuk ka ndërmend t’na nderojë.

- Shpirti babit, boll ma mohove të shijoj trupin e mamit. Të dua shumë por mos e merr kaq shtruar se babi po vdes. - thotë me shaka dhe mundohem të mos e bëj të qartë se sa më vjen për të qeshur.

- Çfarë i thua vajzës ore!

- Çfarë ke ankesa ti? - thotë dhe më pas largohemi pasi dëgjojmë Ajsin teksa thërret.

Sot është një ditë e veçantë për ta pasi është 3 vjetori i tyre bashkë. Çfarë nuk kaluan, por askush nuk ja doli t’i ndajë. U ulëm në tavolinën jashtë deri kur...

- Luka...

- Po shpirt?

- Po vjen, vajza jonë...

- ZOTT!! Më duhet të çoj menjëherë në spital!

L U K A

- Duro dhe pak zemër. Jemi shumë afër! - them duke i mbajtur dorën. Është hera e parë që e përjetoj këtë ndejsi kështu. Kur Luel lindi isha në një mision dhe nuk isha unë ai që e çoi në spital. Vazhdoj ta kujtoj me pendesë atë moment kur mora vesh se isha bër me një djalë.

- Doktor! Thërrisni një doktor! - them duke bërrtitur teksa e çoj mbi barrelë Elizën.

- Luka...

- Duro zemër.

- Sa muajshe është pacientja?

- 9.

- Fikse?

- Jo ka vonuar pak.

- Nxitoni! Futeni direkt në sallë.

- Doktor ka ndonjë problem?

- Ju lutem, qëndroni jashtë. Do t'ju njoftojmë për çdo gjë.

Dhe ashtu bëra isha duke ndejtur jashtë derisa Ajsi dhe Klaus më bashkohen.

- Atëherë? Si janë? - më pyet Ajsi.

- Nuk e di, por reagimi i doktorit kur i thash se kanë kaluar 9 muaj nuk më pëlqeu.

Duke thënë këtë një infermiere del nga salla e tensionuar.

- Çfarë grupi gjaku ka pacientja? - më pyet dhe unë nuk di asgjë.

- Zero negativ. - dëgjoj Klaus të përgjigjet për mua.

Jam një idiot. Vërtetë një idiot.

- Është mirë? - them i hutuar.

- I duhet gjak. Lindja nuk po shkon si duhet.

- Ka ndokush këtu të njëjtin grup gjaku?

- Jam unë. - them, i lumtur se vlejta për diçka.

- Ejani me mua! - thotë dhe shkoj të jap gjak.

- Rrini ulur këtu...

- Nuk është nevoja. - them duke u çuar menjëherë dhe shkoj sërish pranë sallës ku ajo ndodhet.

- Doktor?? - them kur ai del pak jashtë. - Ka ndonjë problem.

- Fëmija është jashtë rrezikut për jetën, por nëna po humbet shumë gjak. Jini të pregatitur për gjithçka.

- ÇFARË DREQIN THUA DOKTOR? - bërrtas duke e kapur nga përparsja, por Klaus më ndalon.

- Po japim maksimumin zotëri.

- Bën mirë ta shpëtoni përndryshe ua shemb ktë spital mbi krye!!! - them teksa ai futet sërish në sallë.

15 minuta.

30 minuta.

45 minuta.

1 orë.

- Z. Luka? - dëgjoj të thërrasë mjeku.

- Po. Gjithçka në rregull apo jo?

- Sigurisht, duhet të vini me ne për të plotësuar disa formularë dhe më pas mund t’i takoni të dyja.

Çfarë lehtësimi!

- Ajs! Po me fëmijët kë ke lënë?

- Është mami i Klausit me ta.

- Mund t’i thuash ta sjelli ktu Luelin?

- Normal mo.

Pasi mbarova punët me formularët pash se princi im kishte ardhur.

- Je gati të takojmë mamin dhe motrën? - them duke e marr në krahë.

- Po motlës si ja vum emlin?

- Laurela.

- Ok, ajde ikim tani.

Hap derën e dhomës ku ato qëndrojnë dhe shoh se Eliza është duke e mbajtur në krah teksa sytë i ka të kuq.

- Luka... Është kaq e mirë...

Unë thjesht ngrij. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se një ditë do kisha një familje apo fëmijë, por tani jam njeriu më i lumtur që i kam.

Lëviz këmbët dhe përqafohemi të katërt. Kjo është familja ime. Vendi i vetëm ku marr frymë.

Duaje atë. Duaje familjen tënde. Jeto çdo moment si të ishte dita e fundit.

FUND

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now