1

2.6K 68 50
                                    

- gjithmon kokeforte mbete- I bertiste e ema
- hajde tani ma ti mund te me ndihmosh , duhet te shkoj atje - thoshte Luna

- po nuk pranon babai jot moj sikur nuk e njeh ti,
Te dy nje koke keni- tha serish Blerta duke trokitur tavolinen

- e di  e di por ti mund t' ja dalesh duhet te kthej pergjigje brenda nje jave - I tha duke e puthur

- po po sa thjesht te duket sikur po shkon ne Tiranë- tha Blerta nderkohe qe ajo po ikte
-afer eshte Italia moj cfare thua - tha duke u kthyer dhe i dergoi nje puthje

- o Zot cfare me ka gjetur  me kete vajze, kopja e te atit eshte - tha Blerta duke qeshur

Luna doli per tu takuar me shoqen e saj
Ajo vetem dinte te buzeqeshte , asnjehere ne fytyren e saj nuk kishte trishtim

- o zot sa u vonove moj- tha Anais duke e takuar
- me fal zemra por u mora pak me mamin- vazhdoi te tallej Luna

- akoma nuk i ke bindur ti- e pyeti ajo
- joooo babit as nuk guxoj t' ja permendi sepse sa me shikon se i afrohem me shmange - tha Luna duke pire kapucinon e saj

- do binden pa merak - tha Anais duke qeshur
- po qe do binden do binden por pse me lodhin - tha serish Luna

Nderkohe qe vajzat po flisnin dhe po qeshnin pa e vrare mendjen se te tjeret po i shikonin
Nje djale qe ishte ulur nga fundi i lokalit i kishte ngulur syt mbi ta

-shiko  sa te mira qenkan ato te dyja  - tha Darvi  duke bere me shenje nga vajzat
Ai vetem ju hodhi nje shikim dhe vazhdoi te pinte pijen e tij
- pse nuk te pelqejn mor burre- tha serish
- llafazanet nuk me pelqejn- tha Ai

Kur vajzat u ngriten dhe po shkonin drejt daljes
per nje moment syt e tyre u takuan
Ajo menjehere uli koken dhe vazhdoi rrugen

Fytyra I kishte ndryshuar dhe Anais e kuptoi se dicka kishte
- cfare ke ti ishe mire - e pyeti
- asgje asgje - tha Luna duke i buzeqeshur

Para se te shkonte ne shtepi u kthye te takonte babain e saj
Ai ishte nje njeri i thjesht, i ndershem dhe puntor,
Pas disa vitesh ne emigrim ishte kthyer serish ne Shqiperi duke hapur biznesin e tij

- shiko kush me erdhi- tha I lumtur  Blerimi
- babushi im i bukur - I tha Luna duke e perqafuar

Ai vazhdoi te qeshte sepse e kuptonte kur ajo deshironte ti kerkonte dicka
- Pa he njehere cfare deshiron te me kerkosh - e pyeti ai
- je shume I keq- tha Luna

- e di e di meqe erdhe mere buken dhe do flasim ne shtepi-I tha Blerimi duke qeshur

Nderkohe Aleks dhe Darvi ishin kthyer ne shtepi
- mezi pres te mbaroj kjo dasem e te iki- tha Aleks duke ndezur cigaren
- shttttt mor burre nese te degjon Ajsi do te merzitet- tha Darvi

- Po prandaj jam ketu per te se perndryshe nuk vija ti e din- tha serish Ai

Edhe ate nate nuk arriti ta binde babain e saj ta lejonte te kthehej ne Itali
Ajo kishte lindur atje dhe kthimi ne Shqiperi  ne moshen 15 vjecare kishte qene si nje burg per te

Tashme 20 vjec dhe akoma nuk ishte mesuar me ate vend
Durresi ishte i bukur por ajo asnjeher nuk do te mesohej me iden se gjithmon do te jetonte aty

Gjithmon thoshte se nuk mund te jetonte ne Shqiperi sepse mentaliteti dhe idete qe disa njerez kane per jeten e mbysnin
Shqiperia dhe ajo nuk mund te jetonin bashke

Do te kthehej ne vendin ku ajo ndihej vetvetja vetem duhej te kishte durim derisa te arrinte te binde prinderit e saj

Ai po qendronte ne dhomen e tij dhe si gjithmon ne erresire
Kur dera trokiti leht e kuptoi se kush ishte
- mundem zoti erresira - tha Ajsi duke ndezur driten
- sigurish - tha Aleks

Dhoma e tij ishte e gjitha e zeze nga ngjyra , mobiljet dhe Ajsi i therriste Erresira sepse qe nga momenti kur jetet e tyre ndryshuan  ai gjithmon qendronte ne erresire dhe , vishej vetem me te zeza

Dhe ajo nofk i ngeli derisa ai u mesua me ate emer madje ne boten e tij ashtu ishte prezantuar

Motra e tij ishte gjeja me e cmuar per te
Cdo deshire e saj ishte nje urdher
Dhe prandaj ai ishte kthyer pas aq vitesh ne Shqiperi vetem per dasmen e saj

- je merzitur ketu apo jo - pyeti Ajsi
- jo aspak - genjeu Aleks
- mashtrues - tha ajo duke qeshur

Ai e perqafoi dhe e puthi ne balle
Ajo ishte 25 vjec vetem nje vite me e vogel se ai por ne jeten e tij kishte qene me shume se thjesht nje moter

Luna ishte shtrire ne krevatin e saj dhe po qendronte me syt e mbyllur
Kur ne nje moment ju shfaq fytyra e djalit
qe pa ne lokal

Shikimi i tij i kishte futur friken
Ata sy jeshil kur te shikonin dukeshin sikur po te vrisnin

Menjehere hapi syt dhe doli ne ballkon te shikonte henen
Sepse Hena i falte  gjithmon qetesi
- njeri negativ shpresoj te mos te te shikoj me kurr- tha Luna duke pare qiellin....

Erresira Ne Shpirtin TimWhere stories live. Discover now