39

803 54 73
                                    

Hapi dollapin  dhe pa qe aty kishte shume rroba te bukura
Dukej qe ajo dhome kishte qen e dikujt

Hapi syrtarin dhe gjeti nje foto te futur ne nje korniz
ishte Aleksi me nje vajze te perqafuar

Po e shikonte me vemendje ate foto
- kjo duhet te jet dhoma e kesaj - tha me vete
Nxori telefonin dhe telefonoi serish Aleksin

Zilja i shkonte por ai nuk e hapte
- a thua kaq shpejt te zuri  gjumi- tha me vete
I telefonoi serish por asgje
- majmun - tha duke mbyllur telfonin

- nuk dua ti vesh keto rroba - tha duke u shtrir ne krevat
Mbylli syt dhe u mundua te flinte por asgje
Ajo nuk ishte mesuar  te flinte me xhinse

U mundua por nuk arrinte te flinte
- uffff - shfryju dhe u ngrit
Doli nga dhoma dhe shkoi drejt guzhines

hapi frigoriferin dhe syt I shkelqyen kur pa tasin me akullore
- epo meqe sonte nuk do flejm te pakten te ham akullore - tha me ze

Kur mbylli deren e frigoriferit u tremb kur pa Aleksin aty
- dreq se me trembe - tha duke e goditur ne krahe

Aleksi vazhdoi te qeshte dhe nuk po ndalonte
- o zot si je bere ne fytyre- tha Aleksi duke qeshur
- kafshe - tha ajo duke hapur tasin e akullores

- cfare do ketu ti a nuk ishe ne gjume - pyeti ajo
- sigurisht qe jo - tha Aleksi
- ishe zgjuar dhe nuk mu pergjigje ne telefon- tha Luna

- sepse e bera silent qe te mos me besdisesh - tha ai duke mbushur goten me uje
- a keshtu do kujdesesh per mua ti duke mos hapur telefonin - tha Luna duke u munduar ta bente te ndihej keq

- ketu s te gjen gje fli pa merak - tha ai duke u nisur drejt deres
- Aleks te flihet gjume- tha ajo duke e ber qe te ndalonte

- Jo perse - tha ai
- qendro pak me mua te lutem - tha ajo dhe ai i u kthye pas
- perse nuk qenke nderruar - pyeti teksa po ulej

- nga ta di une se kush i ka veshur ato rroba - tha ajo duke shtremberuar fytyren
Aleksi vazhdoi  te qeshte serish
- mos qesh - tha ajo ndersa hante akulloren

- ajo eshte dhoma e motres time - tha ai dhe Luna vazhdoi te kollitej 
- nuk e dija me fal - tha Luna e ndjer ne faj

-pse cfare mendove - e pyeti ai
- asgje asgje - tha Luna duke ulur koken
- me prit dy minuta - tha ajo dhe u largua nga guzhina

Shkoi ne dhome dhe veshi nje kanatjere e nje pal tuta dhe u kthye serish ne guzhine
Aleksi vetem e pa dhe nuk foli 

Nje pale tuat te shkurtra qe ja tregonin kembet e gjata dhe nje kanatjere qe vetem pak te perkulej dukej qart gjoksi i saj

- pse shikon ashtu - pyeti ajo e ndjere ne siklet
- si po te shohe moj - tha ai serioz
- asgje asgje -  tha Luna

- mos do pak - tha ajo duke i zgjatur tasin me akullore
- nuk i pelqej embelsirat - tha ai dhe Luna zmadhoi syt duke e pare

- Ore je i sigurt qe je njeri ti - tha Luna serioze
- e perse - pyeti Aleksi
- po ja ditelindjen se pelqen  embelsirat jo vetem te jesh jashtoksor pra se mundesi tjeter nuk ka - tha ajo
- po ndoshta si dihet - tha dhe  Aleksi vazhdoi te qeshte

- ikim tani se shkoi vone - tha Aleksi
- e di cfare kam menduar dikur per ty - tha Luna
- cfare - pyeti kureshtar
- qe syt e tu fshehin shume gjera - tha Luna duke e pare ne sy

- a thu - tha Aleksi
- ndoshta jam gabim por ashtu mendoja - tha Luna
- po sot cfare mendon - pyeti ai

- perseri te njejten gje mendoj- tha Luna
-jam e bindur se syt e tu nuk genjejn- tha Luna serish

- ke te drejt dhe ndoshta nje dite do te kesh mundesin te zbulosh dicka me shume - tha ai duke I buzeqeshur
- ndoshta - tha Luna duke u ngritur

- naten e mire- than te dy nje zeri dhe shkuan ne dhomat e tyre
Deri vone nuk e  zuri gjumi asnjerin
Te dy mendonin per njeri- tjetrin

Sapo kishte zbardhur dhe ata te dy atehere i kishte zene gjumi
Ora shkoi nente dhe te gjithe kishin zbritur poshte

Po hanin mengjes te gjithe se bashku
- po ata te dy - tha Alketa
- Jane te rinje dhe meqe sot jane pushime le te flejn - tha Bruno

- Jo more duhet te zgjohen se do te shkojn te blejn unazat - tha Blerta duke u ngritur
- ku po shkon - pyeti Blerimi
- te zgjoj Lunen pra - tha ajo duke ngjitur shkallet

Shkoi ne dhomen e saj dhe hapi perdet
Kur drita hyri ne dhome Luna mbuloi koken me carcaf

- zgjohu moj - tha Blerta
- hhhh mam me ler te flej edhe pak - tha Luna
- cohu se do te shkoni te blini unazat - tha Blerta dhe Luna hapi syt  menjehere

- ufffff mam - tha ajo kur Blerta ja largoi carcafin
- ik pra se po ngrihem - tha Luna
- hajde se po pres - tha Blerta dhe Luna u ngrit gjithe pertes

- laj syt dhe shko e zgjo Aleksin se po ju presin posht - tha Blerat
- une ta zgjoj - tha Luna duke hapur syt
- Jo po te shkoj une - tha Blerta duke u tallur dhe doli nga dhoma

Lau fytyren u vesh me rrobat e saj dhe shkoi drejt dhomes se Aleksit
Trokiti dhe hapi deren avash
U afrua pran tij dhe po e veshtronte se si  ai po flinte

I vinte keq ta zgjonte sepse dukej qe ishte ne gjume te thell
Ishte ulur ne gjunje dhe
kishte humbur duke e pare dhe dukej sikur ishte magjepsur pas tij

- bej marshalla te pakten - tha Aleksi me gjysem zeri
Ajo u ngrite menjehere dhe u largua nga ai

- a nuk po flije ti - tha Luna
- po flija po ti me zgjove - tha Aleksi me syt e mbyllur
- po une nuk te fola fare - tha Luna
- epo per fat te mire e kam gjumin te lehte saqe dhe miza po hyri ne dhome une e kuptoj - tha Aleksi duke hapur syt

- po ty nga te ra rruga ketej - tha serish ai
- eh na kerkojn poshte prandaj- tha Luna

- ma jep pak doren qe te ngrihem se po me dhemb shpina - tha ai duke i zgjatur doren
- po ku te ngrej une ty - tha ajo
- he pra mos u bej e keqe - tha Aleksi serish duke i zgjatur doren

Ajo u afrua pran tij duke i kapur doren
Dhe me nje levizje te Aleksit e gjeti veten siper tij

- cfare dreqin bere - tha Luna ndersa ai po qeshte
- me rreshqiti dora - tha Aleksi duke qeshur

- me lesho pra te ngrihem - tha Luna duke u munduar qe  te ngrihej
Por me nje levizje tjeter te Aleksit ajo e gjeti veten posht tij .....

Tre pjese me kaq mendoj se majfton per sonte 😁😅


Erresira Ne Shpirtin TimWhere stories live. Discover now