...Ushtari i fundit Osman po largohet nga fushëbeteja e ashpër, mes Vendasve Malsor dhe Osmanëve në krye me Pashain Boshnjak Vuço Pasha.
Fusha është mbushur me trupa të vdekur të të dyja palëve, mirëpo disfatë pësuan Malsorët, sepse në numër ishin shumë të pakët në krahasim me Osmanët. 50 ushtar kundrejtë mijëra të atyre.
Toka atëditë rënkonte sepse e dinte që luftëtarët Malsor ishin shpartalluar të gjithë dhe ndihmën që ata prisnin nga fiset tjera, nuk u erdhi e as nga fiset malazeze nuk u erdhi asnjë ndihmë, djemtë malsor u vranë të gjithë, pa përjashtim.
Disa kodra më larg, ishte fisi Kelmendi i cili shtrihej buzë lumit Cem, nënat prisnin djemtë që tu vinin nga lufta, mirëpo vetëm një kalë po vinte drejtë fshatit, Kali ishte i Bardhit, djali i vetëm i Muradit, kryeplakut të fisit, i cili pos atij e kishte edhe Norën.
Nëna Lulë, ishte duke punuar punët e fshatit me gratë tjera dhe ia ndjente zemra se diçka nuk po shkonte. Doli përballë duke parë kalin teksa vinte në shpejtësi, poashtu burrat e fisit vraponin të shikonin se çfarë po ndodhte. Kali I gjakosur erdhi dhe në mes turme nisi të ngritej me këmbë dhe të hingëllinte. Nënë Lula po shtangej nga ajo që kishte mundur të ndodhte.
Kali u largua, ndërsa burrat iu vunë pas sepse mendonin se do i dërgonte tek vendi ku mund të jenë trupat e Malsorëve.
Në anën tjetër Vuço Pasha, në çadrën e tij duke shijuar ushqimet e tij, dëgjoi kuajtë që ushtarët e fundit sapo ishin kthyet nga dyluftimi. Futet Brenda ndihmësi i Pashait, Timur Pasha, që do ti shpjegonte atë që kishte ndodhur, filloi ti tregoj dhe përnjëherë Pashai u ngrit furishëm dhe filloi me pyetje.
-Po thua që nuk i morët kokat e tyre që ti mbajë rreth çadrës time?
Timur Pashai u habit nga kjo dhe i reagoi këtij.
-A nuk është mëkat të endet trupi I të vdekurit, Pashai im?
Pashai u tendos.
-Ore, mos më trego se çka është mëkati? Ik tani, I dua kokat e 50 malsorëve këtu. Kujdes mos takoheni me malsorë të tjerë, nuk dua gjak më për sot.
-Si urdhëron Pashai im!
Timur Pashai i mori disa ushtarë me vete dhe u nis për tek vendi ku luftuan me Malsorët.
Në anën tjetër Malsorëve iu humbi kali nga sytë, mirëpo i ndjeknin hapat e kalit në brendësinë e kalit, e Nora e Kelmendit vendosi që të hipën mbi një lis dhe të shikonte përtej se mos shihet kali i Bardhit. Ajo hipi mbi lis dhe fytyra e saj dukej e habitur sepse pa diçka që nuk duhej dhe malsorët poshtë e pyesnin se çfarë po shihet, ndërsa ajo po mundohej të humbte vëmendjen e tyre.
-Asgjë.
Nora zbriti ngadalë poshtë dhe mendonte diçka me vete.
Timur Pashai erdhi tek vendi ku shihen trupat e malsorëve dhe filluan ti merrnin gjurmët që lanë pas që diçka më e keqe mos të ndodhte më tej. Një ushtar që ishte aty pyeti Pashain çfarë të bënte. Timur Pashai iu kthye ushtarit.
-Nuk do prekim me dorë trupat, posa të dëgjojmë malsorët që po I kërkojnë të vijnë, do ikim, sepse ne nuk I prekim trupat e vdekur të askujt, madje po të kem mundësi I varrosim, qoftë armik apo jo. Ai Pasha është i çmendur.
Disa zëra dëgjoheshin ndërsa, Timuri po urdhëronte që ata të largoheshin, por njëri nga ushtarët dha një lajm aspak të mirë.
-Pashai im! Numëruam trupat e vdekur të malsorëve, mirëpo nuk janë pesëdhjetë.
YOU ARE READING
Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)
Historical FictionIt is the 17th century and the Highland Tribes are in trouble with the successive attacks of the savage Vuço Pasha. Lack of food, lack of fighting power will keep the Highlanders on their feet for long. Vuço Pasha has a request to stop the war?! Wil...