Chapter V - Nora and Col's love

8 1 0
                                    

...1 ditë para betejës së madhe mes Malsorëve dhe Osmanëve, Coli dhe Nora jane diku në një kodër të ulur pranë njëri-tjetrit. Ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte tek Fisi Norës, sepse jetonte atje larg dikur në male bashkë me shokët e tij, nuk ishte djalë aq rrebel aq sa thuhej, por ishte një djalosh që dinte ti ikte rrezikut. Një herë I shpëtoi nga dora komandantit turk që donte ta vriste sepse kishte plaçkitur një karvan tregtarësh, ndërsa të dytën herë i shpëtoi Sokolit të madh nga dora që donte ta vriste. Tani e kemi të dashurin e një prej vajzave më trime që kjo tokë ka lindur, pranë Norës së Kelmendit.

-Kur do martohemi ne Nora? Më duket se aq më shumë ta shtyjmë, njëri nga ne do vdes nga këto të këqija që po na vijnë.

Norës ju skuqen sytë e ju mbushen me lotë, ajo nuk dinte nga t'ia fillonte sepse Coli nuk e dinte se çfarë po e priste Norën në këto orët e ardhshme. Ky shikoi Norën në sy dhe e pa gjendjen e saj.

-Çfarë ke sybukura ime, gjysma zemrës time. E di që emocionesh pasi do të bëhesh gruaja e një luftëtari të madh si unë.

Coli qeshte, ndërsa Nora kaloi menjëherë në temë.

-Nëse vdes, a do jesh pranë meje kur të më përcjellin në varr.

Colit iu ndal buzëqeshja dhe shikonte Norën teksa fliste.

-A do kesh guxim të martohesh me shpirtin tim dhe nuk do shikosh grua tjetër me sy.

Nora sikur e parandjenjte një të keqe mbi të, ngase Coli kurrë se kishte parë më herët të fliste në këtë mënyrë, prandaj pamja e fytyrës së tij tregonte habi.

-Col! Unë do bëhëm sakrificë e kësaj lufte. Pashai më do për grua, në mënyrë që të mos sulmojë fisin tonë. Po bëhem nuse, por do martohem me gurin e varrit dhe në vend të shamisë së martesës, do ma vendosni shaminë e vdekjes.

Coli po shtangej nga këto fjalë të Norës, u ngrit në këmbë dhe para tij ishin kodra mbi kodra dhe dielli që po strukej atje poshtë, sikur as Ai nuk do të dëgjonte këtë bisedë mes tyre.

-Çfarë po flet moj vajzë? Ku e merr guximin të vdesësh pa u bërë nusja ime, pa krijuar familje me mua. Kush po i fryn zjarrit tënd?

-Col!

Coli ia preu fjalën Norës.

-Jo, mos më thuaj asgjë! Unë e njoh babanë tënd, ai për njëmijë vjet nuk do e sakrifikont vajzën e tij, më përpara...

Nora e kapi nga fytyra Colin.

-Col këndellu! Të thashë ato që qe gjuha ime ishte lidhur dhe donte të mos I thonte, prandaj pajtohu me këtë! Në vend se të shoh fëmijë e gra të vdekur nëpër lëndinë, dua ta shoh vetën pranë atij ogurziu. Kush jam unë krahas fisit?!

Coli u ngrit në këmbë dhe vrapoi drejtë fisit.

-Col! Mos bëjë ndonjë marrëzi, aty është Sokoli.

Nora vraponte pas tij.

Në fis, burrat ishin jashtë aty duke kuvenduar me njëri-tjetrin. Muradi ishte duke biseduar me Sokolin derisa dëgjohej një zë nga larg që permendte emrin e tij, ai ktheu kokën të shihte. Po vinte Coli drejtë tij I tërbuar.

-Zotëri Murad! Zotëri Murad!

Nora nga pas tij e thërriste atë që të ndalej.

-E paska marrë vesh situatën.

Muradi ia tha Sokolit.

Coli sapo u afruar te Muradi, Sokoli ia vendosi shpatën në fyt.

-Shhh, djalosh!

Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)Where stories live. Discover now