Chapter IV - The unexpected

16 0 0
                                    

...

Në ditën e nesërme një heshtje në fisin e Norës, sikur po planifikonin diçka ata, ndoshta edhe kishin mbetur pa plan për ngjarjet që po ndodhnin aty. Diku në një qoshe shihej Sokoli dhe Batoja që po flisnin diçka, po bënin edhe me duar. Shihet teksa Nora po u afrohet atyre.

-Sokol! Çfarë ke në mendje?

Sokoli rrinte vërdallë e shikonte, nuk po ia merrte mendja askujt se çfarë mund të sillte nëpër mendje një malsor si Sokoli, që ishte kalitur duke luftuar kundrejtë armiqëve të ndryshëm. Mos të harrojmë se Nora kishte një të dashur, që I përkiste një fisi matanë kodrave, që quhej Col.

-Moj vajzo! Po Coli yt?

Nora drejtoi sytë nga Sokoli dhe në fytyrën e saj ra një zbehje.

-Çfarë Coli im?

-Dua të them, çfarë do thotë ai për këtë gjë dhe ku është se nuk e kam parë që moti atë djalë.

-Këtej vërdallë! Në këto toka, s'ka ku të shkojë tjetër. Prej se pate tentuar ta vrasësh, nuk vjen shpesh.

-Prapë kam mendjen ta vras, mirëpo tani na duhet! Lufton mirë ai.

Bato dhe Sokoli ia plasin gazit, ndërsa Nora i shikon me mëri.

-Nuk është koha të qeshim, jemi në një kohë të vështirë. Po më duhet të lë gjithçka që kam nisur, për t'ia plotësuar dëshirën një djalli. Prandaj mendoj se nuk do ishte mirë të jemi në një qoshe dhe të tjerët të na shohin duke qeshur.

-Pikërisht pra! Dua që të tjerët të ndihen rehat dhe të mendojnë se ka ende shpresë tek në, po që se rrijmë duke bërë sehir në qoshe të fisit, atëherë ku po mbetet morali ynë? Ku po mbetet fama jonë e cubave?

-Ti të gjitha i ke, vetëm se famë jo! Madje as cub nuk je. Cubat deri tani do shpartallonin atë ushtri të nëmur. Nuk do rrinin qosheve.

-Ah moj Norë! Sikur t'I njihje ti ata, nuk do flisje kështu! Ata të hanë të gjallë. U rezistuam për vite, por druhem që nuk do t'u rezistojmë më! Për herë të parë ndjej frikë, por jo për vete. Kur i shoh këta fëmijë të lozin, nuk mund ta paramendoj ti shoh teksa struken apo vriten. Është e vështirë!

Sokoli sikur parandjenjte se fundi I tyre po afrohej. Ndërsa Nora si duke i ra pishman që I tha disa fjalë në drejtim të tij. Këta po rrinin, teksa po shihen disa kalorës që po afroheshin tek fisi. Nën flamurin Osman, kalorës në numër afroheshin më shumë.

Sokoli dhe këta dolën para oborrit të Kullës së madhe, fëmijët u struken dika andej, gratë morën diçka në duar, burrat kishin armët, teksa edhe Kryeprijësi Muradi doli para.

Para tyre u ndal Pashai I Shkodrës, Mehmed Beu dhe ushtarët e tij.

-Kështu po më prisni?

Mehmed Beu u habit nga pritja e Malsorëve që kishin marrë pozicionet e sulmit.

-Këto ditët e fundit, saherë po shohim atë bajrak, po mendojmë së pona sulmon, prandaj pona duhet të jemi të gatshëm, që me forcat tona të mbrojmë tokën tonë.

Sokoli ia tha këto fjalë, duke mos e llogaritur aspak fuqinë që kishte Pashai i Shkodrës. Ky I fundit zbriti nga kali dhe u afrua pak te Sokoli.

-Tani unë se kuptoj?! Këtu është Muradi kryeprijës apo Ti?

Mehmed Beu nuk diti nga t'ia nis dhe u kap nga ky detaj ndoshta jo I rëndësishëm në këto rrethana, prandaj edhe Muradi nuk ia la keq.

Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)Where stories live. Discover now