Chapter VI - Col's capture and pre-battle

10 0 0
                                    

2 dite më pas po ndodhte një dyluftim I përgjakshëm I Osmanvëe dhe Malsorëve, ku këta të fundit kishin sulmuar përmes ngushticave të kodrave nga shkëmbinjtë, aq keq saqë Komandanti Turk, Timuri bërtiste me të madhe.

-Tërhiquni, Tërhiquni!

Ai po thërriste që ushtarët e tij të braktisnin fushëbetejën, sepse po e shihte që po humbte shumë nga ata, ndërsa Malsorët sulmonin si të tërbuar, vrisnin pamëshirë, lëshonin gurë mbi ta, e trupa të lisave saqë I vriste disa ushtarë përnjëherësh. Udhëheqësi i trimave malsor, Sokoli po qeshte me të madhe kur shihte Osmanët teksa largoheshin nga dyluftimi.

Timuri dhe ushtria osmane u kthyen në kamp, dolën para Vuço Pashës, i cili pa gjendjen e ushtarvëe të tij dhe Timurin të rraskaptiur.

-Çfarë ndodhi bre njeri? Ju paskan dërrmuar.

Timuri ra në gjunjë nga lodhja.

-Pasha! Sulmonin si të tërbuar, për pak mendoja se do nxjerrnin flakë nga goja.

-Hesht!

Pashai rrëzon për tokë Timurin.

-Ku janë ushtarë e mi të vdekjes?!

-I vranë!

Pashai u tërbua kur dëgjoi se ushtarët e famshëm të tij u shkelën si milingonat nga Malsorët. Ai më nuk besonte se do të fitonte këtë luftë I vetëm.

-Edhe po ti sulmojmë çdo ditë, prapë se prapë nuk mund t'iu bëjmë gjë. Më duhet ndihmë!

Pashai futet në tendë i tërbuar.

Malsorët në anën tjetër po ktheheshin fitimtarë nga lufta, me disa të plagosur por fitues të luftës. Sokoli po hynte drejtë rrethojave të fisit duke e larguar qefinin nga koka dhe duke bërtitur 'nuk ka vdekje për ne', populli gëzonte, ndërsa pas tij vraponin trimat e tjerë. Sokoli u ndal para Kullës, ndërsa aty ishin më të vjetrit dhe Muradi që I prisnin.

-Bekuar qofshin trimat tanë!

Sokoli zbriti nga kali dhe përqafoi xhaxhanë e tij.

-Xhaxha! Po ta shihje si iknin nga ne, sikur po shihnin djallin me sy.

-Pse nuk je djall ti?

Muradi me sarkazmë e ngacmoi Sokolin dhe përqafoi përsëri.

-Po të mos ishte Uka dhe trimat e tij, vështirë që do avanconim drejtë tyre.

Uka ishte aty dhe ndihej I nderuar që kishte marrë pjesë në këtë dyluftim, ndërsa Muradi e falënderoi atë.

Nora sillej vërdallë dhe po shihte që askund nuk ishte I dashuri saj, Coli.

-Coli nuk është.

-Si nuk është moj, pas nesh ishte.

Sokoli shikonte edhe ai nga trimat, por njëri nga ata foli.

-Coli u përzie me ushtarët osman që po iknin dhe tha se do vriste Pashain.

Të gjithë u habitën nga kjo që dëgjuan.

-Çfarë po thua bre njeri?

Nora u përkeqësua pak nga lufta dhe pak nga kjo që dëgjoi sepse e dinte se nëse Coli është future në kamp, nuk do dilte I gjallë që aty.

Teksa Pashai ishte në çadrën e tij, një ushtar u fut brenda dhe pa leje ishte me fytyrë nga pashai, Pashai që ishte me shpinë.

-Çfarë do ushtar?

Ktheu kokën dhe pa një kokë rruar që ishte Coli me shpatë në dorë dhe po priste momentin të sulmonte.

-Kush je ti?

-Vdekja jote!

Coli iu përgjigj me ironi dhe iu vërsul, por prapa tij një litar iu mbërthye në trup dhe ia pamundësoi atij të lëviz drejtë pashait, ishte dikush nga pas që e shpëtoi Pashain. Coli ra në tokë ndërsa Pashai I frikësuar ktheu kokën nga dera pa një vajzë.

-Gabriella?

-Baba!

Gabriella ishte një vajzë luftëtare dhe që ishte vajza e pakonvertuar në islam e Pashait, pra ishte ende ortodokse dhe e egër. Ajo u afrua dhe përqafoi babanë e tij.

-Po ti këtu?

-Solla vdekjen e Malsorëve.

-Kë?

Nga dera u fut dikush tjetër që e shtangu Pashain, ishte një luftëtar tjetër mizor, që prejardhja e tij ishte serbe, mirëpo kamuflohej si nga komandantët osman dhe bëntë vrasje në emër të tyre, ashtu njejtë si Pashai dhe vajza e tij. Karabeg e quanin të tjerët.

-Karabeg!! Çfarë kërkon këtu?

Karabegu bëri disa hapa në drejtim të Pashait dhe shikoj Colin.

-Të të shpëtoj ty nga të fëmijë si ky.

-Fëmijë je ti, vrasës të mallkuar!

Karabegu goditi Colin me bishtin e shpatës dhe e la në alivanosje.

-E pra! Do kemi shumë punë për të shfarosur fisin e Sokolit!

-Kush është ky?

Pasha nuk e njihte Sokolin.

-Ai që i shkeli ushtarët tu!

-Mbaj gojën Karabeg, nëse ke ardhur këtu, do jesh nën komandën time, përndryshe ti e di se është shpallur ferman përty nga Perandoria, nuk do duhej te ishe këtu.

-Pse thua ti që Sulltani e di për veprimet tua këtu? Sokoli, luftoi krahë për krahë me Sulltanin, nuk besoj që ai do sulmonte fisin e tij. Prandaj ma bëjë një vend në ushtrinë tënde sepse jam I etur për gjak, sidomos të malsorëve.

-Shpresoj që Timuri mos të të njeh përndryshe, gjaku im dhe yti do përfundojnë në shpatën e tij.

-Mos u merakos! Nga pamja ime e re, nuk do më njeh askush!

-Shpresoj! Djall! 


...vazhdon

Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)Where stories live. Discover now