Chapter Two - The Appearance of Bardhi

25 3 0
                                    

Në Odën e Kelmendit ishin mbledhur burrat dhe po kuvendonin, por si duket pa folur ende dikush nga larg dëgjohej duke thirrë dhe Burrat menjëherë dolën jashtë që të shohin se çfarë ishin ato zhurma.

Para Kulle ishin ndalur Subashi Osman dhe ushtarët osman, Muradi u doli para tyre

-Subashi! Çfarë u ka sjellë në këto kohë pa kohë!

Subashi dukej që mezi fliste, mirëpo kishte me vete ushtarët e Pashait, prandaj nuk kishte guxim të ndryshonte fjalët nga ato që i kishte thënë Pashai.

-Prijës! Ka një urdhër nga Perandoria Osmane. Si shkak i asaj që po shkaktoni në këto toka, duke plaçkitur karvanet e mallrave dhe bagëtitë tuaja po shkaktojnë dëme në këto toka pjellore, atëherë urdhëri është që sa më parë të largoheni nga këtu, duke shtegtuar në toka tjera.

Të gjithë u shtangën, madje edhe vetë Prijësi që nuk priste të ndodhte kjo gjë.

-Cubat! Cubat!

Po bërtiste dikush nga larg dhe po shihej të vraponte drejtë stanit të tij. Të gjithë u habitën, kur panë Cubat e lëshuar rrëke duke zbritur nga pllaja që shihej nga larg.

-Çfarë të bëjmë tani imzot?

Njëri nga ushtarët I përshpëriti në vesh Subashit, i cili poashtu kishte ngelur i habitur sepse Cubat nuk vinin për të mirë.

Muradi, po fliste me burrat e tij vesh në vesh për ardhjen e papritur të Cubave në krye me Sokolin, i cili ishte nipi i tij problematik, Sokoli ishte rritur nëpër male dhe tani kur është rreth të tridhjetave, ai poshtu jeton në male bashkë me shokët e tij Cuba.

-Subashi! Eja më pranë meje, nëse dëshiron të shpëtosh nga zemërimi i Cubave.

-Unë jam pushteti, jam i dërguar nuk guxoj të prekem!

-Edhe Çavdari ishte i dërguar, por Kaloshi ia preu kokën dhe ia dërgoi Pashait të Shkodrës në tavolinë.

Cubat të tërbuar po rrethonin fshatin, ishin të shumtë në numër, Sokoli sapo hyri në oborrin e Kullës së madhe dhe po sillej rreth e rreth ushtarëve osman të cilët sigurisht që ia kishin frikën, për një çast ai u ndal përballë burrave të fisit dhe I përshendeti, mirëpo ende i mbeteshin sytë te Osmanët.

-Xhaxha! Çfarë po kërkojnë këta në mes paqeje?

Muradi bëri dy hapa drejtë Sokolit dhe I uroj mirëseardhje atij.

-Së pari mirëserdhe Sokol. E këta kanë ardhur të na tregojnë se ku duhet të shtegtojmë kësaj here.

Sokoli u tërbua dhe zbriti nga kali, bëri ca hapa drejtë Subashit, mirëpo Muradi i doli para.

-Shhh! Nuk ka faj ky jo. Por, ai Pashai Sllav i quajtur Vuço Pasha, i cili ka arritur të prekë tokat tona këtu në Malësi.

-Çfarë po thua Xhaxha?! Unë sapo erdha nga një luftë, ku ndihmova këta Osman të mallkuar. Si kanë fytyrë të vijnë këtu.

Njëri nga ushtarët osman iu përgjigj Sokoli me mëri.

-Ti paguhesh prandaj lufton, se ndryshe jo.

Një thikë e gjatë iu ngul atij ushtari në fyt nga ndihëmsi i Sokolit, Batoja. Të gjithë mbetën të shtangur nga ky veprim I shpejtë I Cubave.

-Subashi! Mbaj ushtarët tua lidhur, se përndryshe iu shkon koka në Stamboll copa-copa.

Sokoli po fliste me injorim ndaj tyre, ndërsa Muradi po mundohej të qetësonte Cubat dhe nipin e tij.

-Xhaxha! I qetë jam, po të isha nervoz, po besoj tani nuk do frymonin këta, rendësit e ''shtetit osman''.

Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)Where stories live. Discover now