Chapter VII - Betrayal

12 0 0
                                    

Pasi kaloj nata në kampin Osman që ishin radhitur kogja afër Malsorëve. Timuri një komandant Osman që po I shërbente që disa vite Vuço Pashës, këtë herë nuk kishte ardhur me dëshirën e tij, por sepse detyra ia kërkonte, mirëpo nga ato që kishte dëgjuar mbrëmë afër çadrës së Pashait, ai kishte ndryshuar qëndrim ndaj Malsorëve, I kujtoheshin fjalët e Pashait dhe ishte I bindur se asgjë që po ndodhte aty nuk kishte urdhër nga Sulltani, mirëpo nga vetë kryeneçësia e atij Pashai ogurzi. Timuri ishte pranë një lisi dhe po fliste me vetën e tij.

-O Zot I madh, si u bëra pjesë e një gjëje të tillë, tanimë nuk ka më shpëtim për mua, sepse kjo gjë që kam bërë konsiderohet tradhëti ndaj shtetit dhe Zotit. Sepse njerëzit e pafajshëm nuk lejohen as të preken, lëre më të lëndohen. Sa ushtari ynë u vrit vetëm për një kauzë që nuk na bënë mirë aspak, vetëm sherr. Ai njeri ogurzi me deshirat prej djalli, na mbuloj sytë edhe neve që u bëmë qentë e tij. Betohem se do ta paguaj shtrenjtë atë që po bënë. Vdekjen do ta ketë nga dora ime.

Ia tha vetit këto fjalë Timuri dhe papritmas pa një njeri të veshur malsorçe që u fut brenda kampit dhe u ngrit në këmbë menjëherë dhe u nis drejtë aty që edhe Pashai kishte dalë të shoh hallin e malsorit. Timuri duke afruar dëgjonte fjalët e malsorit me plot urrejtje.

-Ata të mallkuar me krenarinë e tyre na bënë që ne të shkojmë duke hargjuar ushqimin tonë, sepse ju bllokuat hyrje-daljet në fis, prandaj kemi mbetur pa furnizim.

Malsori I quajtur Prekë po vjelljte urrejtje për parinë e tij, nuk e di pse por do ta zbulojmë tani.

-Dhe çfarë duhet të bëjmë ne përty malsor?

Pashai po çuditej nga ky malsor, sepse ai ishte munduar të gjente spiun në këtë fis, por ishte e kot dhe ja që ai i erdhi pa e ftuar të zbulonte sekrete dhe gjëra të rëndësishme të fisit.

-Të më favorizoni të marrë në duar drejtimin e fisit dhe të ju bindem juve Pasha I nderuar, siç bënë fiset tjera. Ne të luftojmë me juve nuk mundemi në asnjë rrethanë sepse jeni Perandoria më e fuqishme në këtë kohë. Në vend se të ju luftojmë do ju bashkohemi në kauzën tuaj.

Timuri ndërhyri.

-Mos u merakos për ne ti I nderuar! Ne do të kërkojmë përforcime nga Sulltani ynë dhe ua rrafshojmë edhe shkëmbinjtë pas të cilave fshiheni.

Pashai u habit nga ky.

-Nga doli tani kjo për të kërkuar përforcime Timur?! Sulltani ka hapur fronte të reja në lindje dhe e ka të pamundur të na dërgojë edhe neve, ne kemi mjaftueshëm ushtarë për ti zhdukur nga faqja e dheut këta.

Timuri dalëngadalë po bindej se e gjitha kjo ishte vetëm një kurth nga Pashai dhe fermani që kishte vulën e Sulltani, ishte veçse e bërë nga dora e Vuçës.

-Pashai im, nuk jam unë nga ta që dua të luftoj kundër jush, erdha këtu sepse e dua më të mirën e fisit tim, nuk I paramendoj fëmijët dhe gratë të vrara.

-Ne nuk vrasim fëmijë e gra, por vetëm nga ata që na kthejnë dorë.

Timuri po vazhdonte ndoshta mllefin e Pashait ta zbrazte në malsorin tradhtar.

-Unë kaq e pata, madje sot Sokoli po dërgon një luftëtarë të tij që të kërkojë përforcime në fiset tjera, madje edhe tek ato të malazeze.

-Mirë Malsor! Do më duhesh, mirëpo kujdes sepse po të zuri Sokoli... e di ti vetë. Dhe mere këtë thes, dërgoja Sokolit dhuratë, por mos e hap.

-Prekë! Emri im është Prekë! Patjetër, që do ja dërgoj, shpresoj të jetë fundi tij.

Preka u largua, ndërsa mbetën vetëm Pashai dhe Timuri.

Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)Where stories live. Discover now