Final Chapter - Revenge and Mystery

24 0 0
                                    

Natë shum e errët në gjithë Malësinë, Norës po i sillej nga pas Pashai duke e vështruar trupin e saj të njomë, filloj ta prekte, ndërsa Nora mezi po mbahej, Pashai gaboi dhe i ktheu shpinën Norës.

  -Që kur sundoj në këto toka, nuk kam parë më të bukur se ti? Si thua, je dakord!

Posa Pashai u kthye nga Nora, kjo e fundit nuk hezitoi dhe menjëherë ia nguli thikën në pjesën e zemrës, Pashait iu ndal cicërima, shikonte Norën me habi.

   -Kjo është për Colin.

Dhe prapë Nora ia nguli thikën në të njejtin vend, duke u siguruar për vdekjen e tij. 

   -Kjo është për Ç'nderimin e Malësorëve.

Në anën tjetër Karabegu po kthehej në çadrën e Pashait sepse kishte harruar vulën e Pashait, u ndal para dere dhe kërkonte leje për të hyrë, askush nuk përgjigjej, thirri prapë. Kësaj here nuk kërkoi leje, por hyri furishëm në çadër. Pa pashain e shtrirë në tokë pa kokë, Nora ia kishte marrë kokën me vete. U shtang nga habia, u afrua tek trupi dhe pa që ishte i nxehtë, dhe anash nga kishte dalë Nora, pa të grisur çadrën. I tërbuar doli jashtë dhe bërtiste.

   -Nora vrau Pashain. Nora vrau Pashain.

Ushtarët dhe të tjerët u habitën nga kjo që dëgjuan dhe Timuri u fut brenda çadrës dhe pa çfarë po ndodhte. Karabegu në anën tjetër urdhëroi ushtrinë të mblidhej dhe të sulmohej Fisi Norës. Karabegu vazhdoi me kalin e tij rrugën për ta ndjekur Norën, ndërsa ushtarët shkuan pas tij, Timuri mbeti i habitur si ushtria u nis pa urdhërin e tij.

Nora kishte arritur të dilte në rrugë, mirëpo nga pas po e ndiqte e keqja, Karabegu po e priste në një dalje tjetër kur po afrohej Nora, ai bëri gati shigjetën dhe e hodhi drejtë saj, mirëpo Nora lëvizi dhe nuk e kapi dot, Karabegu provoi të dytën dhe kjo e kapi në krahëror, por Nora vazhdoi rrugën e saj. Karabegu u nervozua që s'arriti ta vras. Mori kalin dhe iu vu nga pas.

***

DITË.

Diku larg në një Treg që shiteshin nga frutat deri te skllavët, nuk e di çfarë kishte ndodhur mirëpo Sokol Cubi dukej i rraskapitur dhe i lidhur që po shitej si skllav. Madje edhe ai po habitej me gjendjen e tij. Të huajt që e kishin zënë po e shisnin si skllav dhe njerëz po afroheshin t'i blenin dhe një njeri i zoti u afruar dhe pa Sokolin, e njihte mirë mesa dukej dhe tregtarit i kërkoj ta blejë.

   -Dua ta blejë këtë të mjerë, ta lirojë nga skllavëria

Sokoli i reagoi menjëherë.

   -Unë vdes por nuk blihem e as nuk shitem.

Tregtari e goditi Sokolin me një kamxhik

   -Hesht!

Sokolit po ngrysej fytyra, por duronte. Zotëriu hodhi 5 dukat dhe Tregtari pranoi dhe ia dha Sokolin. Ky i fundit u ngrit dhe zotëriu mori zingjirin që Sokoli po mbahej i lidhur dhe shkoj nga pas.

...

Në fisin e Norës, Nëna e saj ishte shqetësuar qe bija ende nuk kishte ardhur ne Fshat, prandaj kishte dale jashte duke shikuar nga hyrja e Fshatit, nuk po ndihej mire, sikur po parandjente diqka. Murati po e shihte dhe i afrohet afer gruas se tij.

   -Çfare ke grua? Nuk po dukesh mire?

   -Si te jem mire, kur Nora nuk ka ardhur ende.

   -Mos ke merak oj grua, Nora deri me tani nuk ka lene njeri qe ta perdhos nderin e saj. Ajo do ta ruaj nderin e vetes dhe te gjithe fisit.

  -Nuk mund te qetesohem, kur e di se ka hyre ne gojen e Ujkut

  -Ka hyre ne gojen e Ujkut, mirepo per t'ia nxjerre dhembet nje nga nje.

Nena e Nores shikoi me butesi Muratin, sikur iu largua ajo ndjenje e keqe.

***

Ne anen tjeter, Zoteriu qe 'bleu' Sokolin ne pazar kishte hipur mbi kale, ndersa Sokoli po mbahej i lidhur dhe po ecte nga pas, posa po afroheshin tek nje krua, Zoteria u ndal dhe zbriti nga kali.

   -Jam etur... dhe kemi rruge per te bere, Fisi im eshte larg nga ketu.

  -Pse nuk je nga keto ane ti?

  -Jo. i Malit jam edhe une, mirepo i Fisit Zeta.

Sokoli u habit sepse kishte menduar qe eshte ndonje nga fiset shqiptar perreth dhe shikonte mundesine si te largohej.

  -Kur te shohin fshataret e mije, sidomos Princi yne qe kam blere nje Malsor, do iu behet qejfi shume.

  -Kush eshte Princi yt?

  -Nikolla.

  -Me e mira eshte se Nikolla nuk do me shoh mua e as ty.

Sokoli i preu fytin Zoterise duke e lene te vdekur ne vend, nuk mori as kalin e tij dhe u fut ne Mal.

***

Nora po i afrohej Fisit mirepo ishte e plagosur dhe mezi mbahej mbi kalin e saj, banoret po venin re dhe po i vraponin pas per ta ndihmuar. Dikush bertiste dhe Murati e te tjeret dolen jashte per ta pare se çfare po ndodhte, pane Noren qe po vinte e plagosur drejte Kulles. I dolen para dhe Nora u ndal ne oborrin e Kulles. Nena e saj vrapoi si pa fryme dhe shihte bijen e saj te plagosur. Murati e kapi Noren.

  -Çfare ke moj bije? Ne çfare gjendje je keshtu?

  -Me fal Baba, une ia dola ta vras Pashain mirepo Osmanet iu kane versulur fshatit. Me fal Baba, me fal.

  -Çfare po thua moj bije.

Nora qe mezi mbahej nxori koken e Pashait nga thesi dhe ia prezantoi banoreve te saj, mirepo ne ate moment nje shigjete me flake arriti para kembeve te Muratit, te gjithe u frikesuan ndersa pas shpines se tyre shihen ushtaret Osman qe po marshonin drejte fshatit si te terbuar.

  -Shpejt! Te gjithe te mbrohen me çfaredo qe kane.

Ndersa Nora ra mbi duarte e Babait te saj me fjalet e fundit 'Me fal'

***

Sokoli arriti prane nje shtepie qe dukej se ishte e vetem aty ne Mal, ishte si nje ferme e vogel shikoi perreth se mos ishte dikush jashte dhe u afrua afer saj, trokiti ne dere dy - tre here dhe u largua dy hapa pas dhe priti derisa te hapej dera. Dera u hap, para saj doli nje grua qe sapo e pa Sokolin i ra nga dora kova qe po mbante. 

  -Mara?

Sokoli u habit kur pa kete grua. Prane saj erdhi nje djalosh i vogel duke thirrur ''Nene''. Sokoli veshtroi edhe djalin e vogel, nuk po u besonte syve te tij.

  -Sokol! Ti je?

Sokoli dhe Mara nuk ndalonin se shikuari njeri-tjetrin.

FUND. 

*VAZHDON VËLLIMI I DYTË ME SUPER NGJARJE TË REJA.

Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)Where stories live. Discover now