Natë!
Në Fisin e Norës, po dëgjoheshin disa këmbana, e besa edhe Ezani, mirëpo askush nuk e dinte se djalli po vinte drejt zërit... Një mjegull e madhe kishte kapluar sa që nuk shihej gjë, disa luftëtarë malsor mbanin armët në dorë dhe prisnin se kush po del, sepse hingëllima e kalit dëgjohej nga larg.
-Sokoli po vjen! Sokoli po vjen!
U dëgjua një zë dhe banorët pothuajse në rroba gjumi dolën jashtë për të parë se çfarë po bëhet!
Sokoli u afruar me kalin e tij në oborrin e madh dhe po sillej vërdallë, banorët e kishin rrethuar, duke pritur lajm të mirë. Por, Sokolit po I vlonte koka. Ai nuk zbriti nga kali, por nxorri një litar dhe një shami që I mori tek Pashai Shkodran.
-Këto janë fati ynë! Sulltani I kishte dërguar këto tek Pashai I tij, Litari do thoshte se nëse nuk farosen Kelmendasit, ju pret ky. Ndërsa Shamia simbolizon fitore të madhe. Hëë! Si mendoni ju? Kë do zgjedhin ushtarët dhe Pashai Boshnjak?
Banorët ndjenin pak frikë dhe pëshpërisnin mes vete
-O njerëz! Fati ynë ka ardhur tek dera, tanimë neve na mbetet se cilën do ua lëmë në dorë osmanëve, jo atyre.
-Mos mbjell frikë tek populli, Sokol Cubi...
Njëri nga burrat ia tha këtë fjalë Sokolit, I cili e kthente kokën të shihte se kush po lëshonte fjalë.
-Frika iu mboll atyre, kur Prijësi ynë dërgoi një grua si përcjellëse të fjalës së burrave.
Në këtë moment, u shfaq Nora, e cili si vajzë trime nuk I frikësohej Sokolit.
-Për çka e konsideron atë grua ti?
Nora e Sokoli mbeten mes rrethit të popullit, Ndoshta ishin dy njerëzit më të fortë të Fisit. Sokolit iu ndryshua pamja e fytyrës.
-Bën gabim të madh dhe guxon e më shfaqesh para syve?
-Gabim! Gabimi më I madh do ishte të largohesha nga fisi dhe të luftoja në vise tjera që nuk I sjellin dobi fisi tim.
Sokolit iu ngrys fytyra dhe bëri nja dy hapa të frikshem drejtë Norës, e cila mori pozitën e mbrojtjes.
-Moj vajzë! Nuk e ke kuptuar ende se çfarë janë turqit? Dhe pa asnjë mend në kokë shkon dhe futesh nën çadrën e një të egri.
Sokoli po nxirrte shpatën e tij ngadalë nga brezi.
-Na ke shpërfytyruar, na ke lënë të dobët para armikut.
Populli pëshpëriste frikë, Sokoli afrohej më shumë.
-Duhet të pres dënim për ty.
Nora po përgatitej të mbrohej, banorët po shikonin skena të frikshme. Por, Muradi u kthye.
-Mjaftë tani! Pas një kodre po mprehin shpatat armiqtë tanë të na copëtojnë neve, ndërsa ju po I ktheni fjalën njëri-tjetrit. Sokol mjaftë, përndryshe kanuni do më detyrojë të të syrgjynos gjallë a vdekur!
Nora po shokonte njerëzit aty me fjalët që do ti thoshte tani...
-Pashai I egër boshnjak ka një kërkesë që të ndalet lufta. Nuk është as dukati e as meli, as misri e as dorëzimi. Ai po kërkon trupin tim të ndalet lufta.
Të gjithë u shtangën. Sokoli e dinte këtë gjë, prandaj vetëm zihej nga brenda
-Çfarë the?
-Po! Ai kërkoi që te bëhem gruaja e tij dhe të kthehet në vendin ku e ka. Por, pa lejen e babait tim unë kam vendosur tashmë vendimin tim. Do veproj ashtu siç thonë burrat, për të shpëtuar fisin, jam e gatshme të sakrifikohem.
-Kjo është arsyeja moj Norë, që unë u tërbova kur dëgjova që ke shkuar si ambasadore tek ai kafshë. Sepse e njoh dhe ia di trurin e prishur. Por, sa të jem gjallë ti nuk do bëhesh sakrificë, ose do vdesim të gjithë ose do mbijetojmë dhe nami ynë do dëgjohet edhe në ëndrrat e armiqëve tanë. Ne jemi njerëz të Malit, kemi veshët dhe këmbët e bricjapit. Nuk dorëzohemi lehtë.
-Sante do pushojmë të gjithë, nesër do mblidhet kuvendi dhe do vendosim për fatin tonë.
Muradi shpërndau turmën dhe të gjithë vazhduan nëpër shtëpitë e tyre.
YOU ARE READING
Trilogy: The Saga of Nora Kelmendi (BOOK 1)
Historical FictionIt is the 17th century and the Highland Tribes are in trouble with the successive attacks of the savage Vuço Pasha. Lack of food, lack of fighting power will keep the Highlanders on their feet for long. Vuço Pasha has a request to stop the war?! Wil...