Kapitulli 1

268 11 0
                                    




Njerezit thone qe endrrat realizohen gjithmone dhe e mira fiton mbi gjithcka. Deri dje e besoja kete me gjithe qenien time por ne nje sekonde te vetme enderra e bukur u kthye ne makth dhe e mira qe me shoqeronte ishte ne fakt vetem nje iluzion. Endem neper rruge dhe cdo vend e cdo qoshe me kujton ate per te cilin deri dje mund te jepja edhe jeten por sot nuk dua te degjoj me as emrin e tij. Nuk e kuptoj sesi fjalet e tij te bukura i mor era aq shpejt.  Hap deren me duart qe me dridhen dhe qendroj aty duke pare apartamentin. Keto mure jane deshmitare te cdo momenti qe ne kaluam bashke. Jane deshmitare te puthjeve, te buzeqeshjeve, te surprizave , te zenkave, te loteve dhe se fundmi ... edhe te dhunes.

Pas disa muajsh.

Zgjohem ne mengjes dhe pasi behem gati nisem ne gjykate pasi kam nje seance. Seanca mbaron shume shpejt gjithsesi ishte vetem nje divorc dhe a e dini me ironikja eshte se isha avokatja e bashkeshortit. Une qe urrej cdo qenie njerezore te kesaj gjinie po mbroja nje prej tyre. Por nuk kisha zgjidhje. Pasi kesaj kaloj gjithe diten ne kabinet pa u shkeputur. Shoh qe ora po afron 10 te nates ndaj cohem qe te iki ne shtepi. Si cdo dite jam e fundit qe largohem nga kabineti por eshte e vetmja menyre qe kam gjetur per te harruar. Hy ne ashensor dhe disa kate me poshte ai ndalet serish dhe dikush hyn brenda. Ai me pershendet por nuk e coj koken nga telefoni aspak derisa degjoj nje zhurme jo normale dhe ashensori fillon te zbrese me nje shpejtesi te madhe dhe me pas bllokohet. Per disa momente humbas ekuilibrin dhe papritur gjendem perballe me personin para meje dhe menjehere ndjiej doren e tij qe me kap e me mban qe te mos bie. Syte e tij me ngjyre oqeani me rrembejne ne thellesine e tyre dhe pas disa sekondash qe me duken si ore te tera shkeputem nga ai.

Une- me falni !

X- Nuk ka gje !

Pa i kushtuar me teper vemendje, filloj te shtyp zilen e ashensorit. Duhet te kete patjeter ndonje njeri tjeter ne kete ndertese gjigande. Sapo une heq doren ai fillon te bej te njejten gje.

X- Shpresoj qe te kete mbetur akoma dikush ne kete ore!

Une – shpresoj...

Disa minuta kalojne, nderkohe qe presim qe dikush te vij.

Ve re qe personi perballe meje ishte teper i nervozuar por po mundohej te fshinte kete.

X- Zak

Une – me fal?

X- meqe sipas meje do te qendrojme per nje kohe te gjate ketu, emri im eshte Zachary.

Une – gezohem!

Filloj serish te shtyp butonin ne ashencor nderkohe qe ai vetem po me shikonte.

Une- mos ka ndonje problem ?

Zac- pervec faktit qe jemi te bllokuar ne nje ashencor asgje tjeter.

Kur degjoj keto fjale nje dritherim me pershkon gjithe trupin. Mbi mijera njerez personi qe hyri ne ashencor duhej te ishte patjeter nje mashkull?

Pa kuptuar vazhdoj te gjuaj fort mbi buton.

Zac- hey kujdes do ta prishesh edhe me keq.

Une – nuk me intereson, dua vetem qe te dal qe ketu.

Zac- jam i sigurt qe dikush do te na degjoje.

Disa minuta te tjera kalojne.

Zac – pra nuk do te me tregoni emrin tuaj?

Une- nuk besoj qe do t'ju nevojitet. 

Zac- ok pra me falni per shqetesimin!

Nuk u kushtoj aspak rendesi fjaleve te tij por mar telefonin dhe doja qe te telefonoja dike por kohet e fundit jam shkeputur nga te gjithe dhe nuk mundem dot ti telefonoj askujt. Verej qe ai ben te njejten gje por pas disa perpjekjeve e le duke peshperitur qe nuk ka vale.

Ora po shkonte gati 10 e gjys kur degjojme dike.

X- me vjen keq por duhet te prisni edhe pak sepse ka ndodhur nje aksident i rende dhe te gjitha ekipet ndodhen atje por pas 1 ore besoj qe do te jene ketu.

Zac- faleminderit per informacionin.

Nje ore, e besoni dot?

Zac- une po ulem, nese doni mund te beni te njejten gje edhe ju sepse 1 ore ne kembe do te jete e lodhshme.

Une- faleminderit per keshillen por jam mire.

Zac- ok nuk ka nevoje qe te nervozoheni. Kam pershtypjen se keni kaluar nje dite shume te lodhshme sot.

Sikur te ishte vetem nje dite do ta prisja me krahet hapur por ka 6 muaj qe po kaloj dite te lodhshme e nete pa gjume.

E injoroj por pas disa minutash po lodhesha me te vertete duke ndenjur ne kembe dhe pas disa hezitimesh ulem edhe une. Ai me sheh dhe buzeqesh. 

Une- nuk e bera sepse me thate ju....

Zac – jam i sigurt per kete!

Gjate gjithe kohes shikoja oren por kisha pershtypjen se koha nuk po levizte.

Zac- a punoni ketu ?

Une- seriozisht? A nuk e kupton dot qe nuk dua te flas ?

Zac- do te jemi ketu edhe gati nje ore, ndaj mendoj se nje biseda do te bente qe koha te kalonte pak me shpejt.

Une- Sinqerisht, keni akoma fuqi qe te flisni akoma pas kesaj ore?

Zac- ok e kuptova nuk do te flas me.

Degjoj nje ze te larget teksa po me therret dhe me pas hap syte dhe shoh qe isha mbeshtetur tek supi I tij dhe po flija.

Sapo realizoj se cpo ndodh largohem dhe cohem menjehere ne kembe.

Une- me falni nuk e di se si me paska zene gjumi !

Zac- nuk ka gje per me teper eshte shume vone, eshte normale! Me falni qe ju zgjova por po hapin deren.

Une – me ne fund!

Pas disa minutash hapin me ne fund deren dhe pasi ju uroj nje nate te mire largohem tek makina e inatosur me vetveten. Nuk e kuptoj si mundi te me zere gjumi ashtu, kur ne shtepi nuk mundem qe te fle.

...

Sapo ha dicka mar nje liber dhe ulem te lexoj ne ballkon. Koha ka filluar te ngrohet dhe me pelqen kur era e ngrohte me bie ne fytyre. Pas disa minutash vemendja ime largohet nga libri dhe shkon tek nje cift qe eshte ulur perballe pallatit . Qe te dy duken shume te dashuruar. Ai po e degjon teksa ajo flet dhe po e shikon pa lodhje.

--Flash back--

Une- zemer darka eshte gati...

Pas disa castesh e shoh teksa  kalon deren e kuzhines dhe pasi me puth vjen dhe ulet prane meje.

Berkan- si kalove sot ne pune ?

Une- kishim nje rast teper interesant sot dhe gjithe diten kam punuar mbi kete.

Berkan- per cfare behej fjale?

Une – atehere [...]

Teksa mbaroj shpjegimin e shoh qe kishte ndaluar se ngreni dhe po me shikonte duke buzeqeshur.

Une- cfare?

Berkan- kam kaq fat qe te kam!

Une-  Te dua

Berkan – une edhe me shume!

--Rikthim ne te tashmen! --

Te dy cohen nga stoli ku ishin ulur dhe largohen dore per dore. Pasi ata zhduken ne rrugicen e ndricuar vetem nga drita e henes cohem dhe iki ne shtrat me shpresen qe gjumi do te me mirprese sonte ne krahet e tij.

Diamant i ndryshkurWhere stories live. Discover now