Kapitulli 15

123 11 0
                                    

••••

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.





Nuk e kuptoj as vete se sa shpejt zbres shkallet dhe gjendem poshte ne parking teksa shoh Jonin para makines se tij.

Une- JON

Ai me sheh por kthehet serisht drejt makines dhe hap deren.

Arrij prane tij.

Une- Jon, te lutem, ti e di qe nuk po e mendonte ate qe thoshte. Eshte thjesht i nxehur.

Jon - Aleyna te lutem. Hyr brenda, ndoshta ka te drejte, nuk duhet te perzihem.

Syte i ka te erresuar nderkohe qe une ndiej lotet qe me lagin fytyren.

Une- mos e thuaj ate. Sigurisht qe ke te drejte. Je ... Je vellau im i vetem Jon.

Joni - ashtu mendoja dhe une por mesa duket jo te gjithe i shohin gjerat ne kete menyre.

... - Jon .

Kthej koken pas dhe shoh mamin disa metra me tej.

Menjehere vjen prane nesh dhe e perqafon Jonin.

Mami- mos mendo me per kete qe sapo ndodhi. Babai yt beri nje gabim te tmerrshem. Qe nga dita qe prinderit e tu kane vdekur, ti je amaneti jon, dhe nuk te kam ndare kurre as nga Amelia dhe as nga Aleyna. E di qe fjalet e tij te kane lenduar por te lutem mos i mer personalisht. Duke u munduar te rregulloje gabimet e tij kam frike qe do qe t'ju lendoje te gjitheve aty ku ju dhemb me shume.

Joni shkeputet nga krahet e mamit dhe me majat e gishtave, ne menyre shume delikate i fshin lotet, Pastaj i buzeqesh.

Jon- ne rregull nuk do ta mendoj me por as ju mos e mendoni me. Tani po ik se kam pune.

Pasi puth mamin ne ball, hyp ne makinen e tij dhe largohet.

Mami- do ta mendoj serisht apo jo?

Une- sigurisht qe do ta mendoj, ishte shume e rende ajo qe babi i tha.

Mami- ne kaq vite martese eshte hera e pare qe babai yt ben gabime te tilla. Kesaj here do te me degjoje mire.

Pa me pritur mua niset drejt hyrjes se pallatit.

Qendroj per disa minuta Aty, pa levizur nga vendi. Mbledh mendimet dhe hy brenda. Teksa kaloj deren i degjoj te dy teksa bertasin. Hy ne dhome dhe sapo me shohin te dy pushojne. Babi atehere vjen drejt meje.

Babi- Aleyna eshte per te mire tende!

Une- per te miren time? Nese do te besh dicka per te miren time atehere me ler te qete. Mos u perziej me ne jeten time dhe gjithcka do te shkoje mire.

Babi- Aleyna e di qe per fajin tim je lenduar, pa te pare serisht te Lumtur nuk do te ndalem.

Une- Ajo qe ndodhi eshte ne te shkuaren tani me. Ne vend qe te meresh me mua dhe te besh dicka per te cilen do te pendohesh serisht shko dhe fol me Jonin kjo eshte e vetmja gje qe do te me bente te lumtur per momentin.

Diamant i ndryshkurWhere stories live. Discover now