Nen lekuren e JonitKisha mbaruar punen dhe po shkoja tek Aleyna qe ti beja nje surprize. Sapo kisha arritur kur e shoh ate perpara me dike qe nuk e njoh por ishte teper e frikesuar. E shoh qe sheh diku dhe me pas largohet me te njejtin djal. Disa sekonda pas kesaj shoh Berkanin qe del nga ndertesa i nervozuar. Por ai nuk e di qe une jam edhe me teper. Kaloj rrugen dhe vendosem para tij. Ai me sheh i habitur por pa i lene kohe qe te pergjigjet grushti im arrin mbi fytyren e tij dhe pas kesaj 2 grushta te tjere e ndjekin.
Une- bastard. Jepi me qello mua nese mundesh.
I bie serish disa here dhe kesaj here dhe ai vepron por nuk i ndjej aspak gjuajtjet e tij. Jam aq i nxehur sa kjo nuk me ben aspak pershtypje.
Une- do te pendohesh per ate qe i ke bere Aleynes. Nese te shoh edhe njehere afer saj, me beso qe nuk do te kesh me fuqi as te marresh fryme.
Ai me sheh dhe largohet pa thene asgje. Kthehem qe te largohem kur shoh Jeten pas meje e cila po me shikonte e habitur.
Une- mund te te shpjegoj gjithcka.
Jeta- eshte jeta tende, mund te besh cfare te duash.
Une- a vjen per dreke me mua?
Jeta- jo me vjen keq!
Une- te lutem, e di qe kam disa shpjegime per te te dhene.
Jeta- ok por do te jete shume e shpejt. Nuk kam shume kohe.
Une- sigurisht eja.
Pasi ajo me ndjek ikim tek nje restorant qe nuk eshte shume larg qe ketu.
Pasi japim porosite i shpjegoj gjithcka mbi Aleynen. E di qe nuk duhej ti tregoja per Berkanin dhe te por kjo vajze me pelqen vertete shume dhe nuk dua qe te nis dicka mbi genjeshtra.
Jeta- nuk di cfare te them. Me vjen keq per te, por jam e lumtur qe ka pasur guxim te largohet nga kthetrat e tij. Shpresoj me te vertete qe nje dite te gjej dike qe t'i bej te harroj keto plage.
Une- shpresoj. Por e di qe eshte nje vajze shume e forte dhe do t'ia dali ta kaloje dhe kete.
Ajo me buzeqesh dhe pas kesaj kamarjeri na sjell porosite.
Une- ne fakt nuk e kuptoj se cfare po beje aty?
Jeta- kisha ardhur qe t'i bej vellait nje surprize por kur te pashe ty u ndala dhe pastaj pjesen tjeter te historise e di edhe ti.
Une- nese e le vellaun tend per mua, do te thote qe nuk je aq indiferente ndaj meje sa pretendon ?
Jeta- le te themi qe gjendja ne te cilen te pashe nuk ishte dhe aq e zakonshme.
Pas nje bisede shume te kendshme me te, largohemi qe aty dhe iki ne pune. Me gjitha keto ngjarje qe kane ndodhur ditet e fundit kam harruar qe pas dy ditesh kam nje udhetim pune ne nje qytet tjeter. Nuk dua qe ta le vetem Aleynen. Do t'i them qe te shkoj tek prinderit. Ne kete menyre do te jem me i qete.
Nen lekuren e Aleynes.
Do t'ju kaloj disa dite. Pas dy ditesh eshte gjygji dhe akoma nuk kemi perfunduar te gjitha pergatitjet pasi Zac nuk mundej dot te vinte ne takim. Isha ne shtepine e Jonit dhe po perfundoja pergatitjet e fundit nga ana ime. Joni eshte ne udhetim, e di qe me tha qe te shkoja tek prinderit e mi por dua qe te jem vetem kur punoj keshtu qe sonte do te rri ketu.
Po punoja kur me bie telefoni. Kur shoh qe eshte Zac e hap menjehere.
Zac- pershendetje, Aleyna, me vjen keq qe po te telefonoj kaq vone por doja te te propozoja qe te vish tek une per te punuar per pergatitjet e fundit, pasi nuk munda dot te vij ne takim.
YOU ARE READING
Diamant i ndryshkur
RomanceUne- nuk e di nese kjo eshte gjeja e duhur, madje nuk e di as se cfare po bej por tani qe jemi ketu mendoj qe duhet te sqarohemi si duhet. Zac- e di qe nuk eshte zgjedhja e duhur, por nese keto jane muajt e fundit te babit tim, dhe martesa ime e be...