Magjia e nje fillimi te ri
Dera troket dhe kesaj here Joni futet brenda.
Joni- A je gati?
Une- mendoj se po.
Joni- para se te ikim duhet te dish qe je bere mahnitese sot. Mund te dalesh me koken lart.
I buzeqesh ne shenje falenderimi dhe ai afrohet dhe me perqafon.
Joni- dalim atehere?
Une- po eja.
Marr fryme thelle disa here dhe dalim jashte qe te dy.
.
.
.
.Ja tek jemi me ne fund. Nuk e prisja qe koha te kalonte kaq shpejt. Zaku eshte vetem disa centimetra larg meje dhe dora e tij ndodhet mbi doren time te cilen here pas here e perkedhel me gishtat e tij si per te me thene « mos u shqeteso gjithcka do te shkoje mire » .
Coj syte tek babi, dhe e shoh te ulur aty ne vend te pare. Mendova qe nuk do te vinte por ja tek eshte edhe pse nuk pranoi qe te me shoqeronte ne altar.
Shoh te ftuarit me rradhe para se me ne fund te coj shikimin serisht mbi Zakun dhe çuditerisht presioni fillon te bie ngadale dhe ndihem pakez me e qete.Kryetari fillon te flase por nuk perqendrohem dot ne ate qe po thote. Kur ne fund degjoj emrin tim te dale nga goja e tij e hamedesoj pyetjen qe po me ben.
Kryetari- Znj. Aleyna Abazi pranoni ju te martoheni me Z. Zacharya Abel?
Pyetja fatale. Zacharya Abel, nje i panjohur qe po behet bashkeshorti im. Çoj koken lart dhe e shoh ate ne sy. Njejte ben dhe ai. Vetem disa sekonda dhe jetet tona do te lidhen se bashku, pak rendesi ka arsyeja apo dashuria mes nesh. Gjithsesi, ai po behet gati te le nje shenje te madhe ne jeten time dhe njejte po bej dhe une me te. Buzeqeshja e trishte qe formohet mbi buzet e tij me le te kuptoje qe kam akoma mundesi per zgjedhje. Mundem akoma te them jo. Brenda meje bertas shume fort « JO » por pastaj shume shpejt mendja pergjigjet para zemres time.
Une- po!
Ai buzeqesh serisht por kesaj here arrij te shoh dhe krenari brenda buzeqeshjes se tij. Ve re qe ka vetem dy persona qe pasqyrohen ne syte e tij ne kete moment. Une dhe babai i tij.
Kryetari- Z. Zachary Abel pranoni ju qe te martoheni me Znj. Aleyna Abazi?
Kesaj here ai perqendrohet pak me gjate tek babai i tij para se te pergjigjet
Zak-Po dua!
Kryetari- me fuqine qe me ka dhene kushtetuta ju shpall burre e grua! Mund te puthni nusen.
Me duket sikur do te me merret fryma mu ketu ne mes te gjithe ketyre njerezve. Nuk e di pse kam kaq shume emocione tani. Nuk e di as se cfare mund te ndodh pas kesaj. Qe te dy shohim njeri tjetrin ne sy. Nuk e di se cfare po mendon Zaku por jam e sigurt qe po lundron ne te njejtat ujra si une tani me. Te gjithe fillojne te duartrokasin nderkohe qe Zaku afrohet ngadale dhe me puth ne balle. Mbyll syte per disa sekonda dhe buzeqesh ngadale.
Tani po qe eshte shume vone per t'u kthyer pas.Pasi marrim çertifikaten e marteses ne dore, te gjithe vijne drejt nesh duke na uruar. Takojme te gjithe pervec babit, i cili akoma po qendronte i ulur ne vendin e tij. Nisem drejt tij. Nuk eshte dicka qe do kisha bere ne kohe normale, por ja tek jam para tij. Ai eviton te me sheh dhe mban shikimin mbi disa nga karriget boshe ne krah te tij.
Une- ba..
Kthen ngadale koken drejt meje, por serisht eviton te me shoh ne sy.
Une- nuk do besh gjoja qe je i lumtur per mua?
YOU ARE READING
Diamant i ndryshkur
RomanceUne- nuk e di nese kjo eshte gjeja e duhur, madje nuk e di as se cfare po bej por tani qe jemi ketu mendoj qe duhet te sqarohemi si duhet. Zac- e di qe nuk eshte zgjedhja e duhur, por nese keto jane muajt e fundit te babit tim, dhe martesa ime e be...