Nen lekuren e Zakut.Zgjohem ne mengjes dhe shoh Aleynen e cila po flinte ne kolltukun prane meje. Ne fillim isha pak i hutuar, nuk po e kuptoja se cfare po ndodhte por shume shpejt, gjithcka me kujtohet. E shoh ate nga afer dhe e kuptoj perse e putha. Buzeqesh por kur kujtoj reagimin e saj pas puthjes me ben te hezitoj disi. Nuk e di se si duhet te reagoj tani. Cohem dhe pasi e mbuloj me dicka iki ne kuzhine. Kur kaloj tek salla e ngrenies shoh dosjet dhe me kujtohet qe kemi ende shume pune per te bere. Por per momentin besoj qe kemi nevoje per nje mengjes te mire. Pergatis gjithcka dhe pasi i vendos mbi tavoline shkoj qe te zgjoj Aleynen. Hy brenda dhe e shoh teksa po flen. Ne fakt nuk e di perse e putha mbreme, dhe te them te drejten nuk jam bere aspak pishman perkundrazi. Eshte nje nga vajzat me te bukura qe kam pare deri tani. Me pamjen qe ka duhet te ishte bere modele dhe jo avokate.
Une- Aleyna ?
Menjehere zgjohet dhe kur me sheh ne kembe, cohet dhe ajo.
Aleyna- perse je ne kembe? Duhet te pushosh qe te jesh ne forme per neser.
Une- mos u shqeteso jam shume mire, dhe temperatura me ka rene.
Brenda disa sekondave ajo afrohet prane meje dhe vendos doren mbi ball. E shoh duke buzeqeshur por po aq shpejt largohet dhe me kthen shpinen.
Aleyna- tani qe je me mire me duhet te largohem
Une- je e sigurt qe nuk do te mbarosh punen e mbetur para se te ikesh?
Aleyna- punen e mbetur?!
E kuptoj shume shpejt se per cfare po mendon por i pergjigjem sikur te mos kem kuptuar asgje.
Une- po. Dosjet.
Kesaj here kthehet drejt meje, por eshte shume larg nga une.
Aleyna- Ne fakt kam mbaruar gjithcka mbreme, duhet vetem te rishohim Disa detaje te vogla se bashku dhe gjithcka eshte ne rregull.
Une- mbreme ?
Aleyna- po teksa ti po flije.
Une- kam pergatitur mengjesin. Si thua te diskutojme rreth tyre duke ngrene.
Aleyna- ne rregull, me lejo vetem qe te nderrohem te lutem.
Nen lekuren e Aleynes!
Kishim ngrene mengjes dhe po ashtu kishim mbaruar cdo diskutim te mbetur mangut nga dosja. Po ndihmoja Zac-un qe te hiqnim pjatat nga tavolina. Teksa po vendosja pjatat ne lavaman ndjej nje prezence pas meje. Nuk e di perse por druaj qe te kthehem pas. Kthehem dhe shoh qe Zac ndodhej pak centimetra larg meje dhe po me shikonte.
Une- mos ka ndonje problem?
Zac- jo aspak!
Luaj koken dhe nisem te dal nga kuzhina. Nuk me pelqejne momentet e tilla, per me teper pas asaj qe ndodhi mbreme.
Zac- ne fakt dua te te kerkoj falje.
Kthehem pas dhe edhe pse e dija shume mire se per cfare e pyes.
Une- per cfare?
Zac- per ate qe ndodhi mbreme, nuk isha vetvetja dhe nuk e di perse e bera ate.
Une- ajo ishte dicka qe nuk duhej te ndodhte, ishte nje gabim nga te dy dhe preferoj qe te mos flasim me per kete. Eshte dicka qe nuk do te perseritet me kurre.
Zac- ke te drejte.
Une- pasi kemi mbaruar gjithcka , une duhet te iki.
Zac- po patjeter! Me prit te behem gati dhe po te shoqeroj.
YOU ARE READING
Diamant i ndryshkur
RomanceUne- nuk e di nese kjo eshte gjeja e duhur, madje nuk e di as se cfare po bej por tani qe jemi ketu mendoj qe duhet te sqarohemi si duhet. Zac- e di qe nuk eshte zgjedhja e duhur, por nese keto jane muajt e fundit te babit tim, dhe martesa ime e be...