.23.

85 30 2
                                    

Lecka ishte mbeshtjelle ne doren time...shikimi im ndaj atij sendi qe pak me pare po i jepja lavde,ndryshoi...reputacioni qe kishte ne qenien time u tret si sheqeri ne uje...ama harrova qe sado te tresesh sheqerin,shijen e embel e kishte aty...me duhej puna dhe jo magjepsje e huti...
"Duhet te kesh kujdes" mu kujtuan fjalet e sherbyeses..ishte si te kujdeseshe per nje foshnje te vogel...fillova me tastet si fillim... nena ime perdorte peroksid hidrogjeni dhe me nje pambuk nga fundi ne fillim fshiva tastet e saj...tek fshija lexova marken e pianos...ishte nje Steinway & Sons...shkrimi ishte ne nje ngjyre te bukur ari...duke u hutuar me emrin e markes pa dashur gishtat e mi preken tastet dhe nje tingull u tret ne ajer...kafshova buzen e poshtme dhe hodha syte per te pare ndonje shikim te vrenget te sherbyesve...por jo ne fakt...tingulli nuk kishte terhequr vemendjen e askujt...mbase kjo mund ti kishte ndodhur cdokujt qe kish pastruar pianon...fundja asgje nuk u be dem...kjo erdhi si qetesim pasi ndjeva levizjen e cmendur te gjakut ne trupin tim...me te mbaruar tastet gjeja me e thjeshte ishte trupi i pianos...ishte aq ngrohte brenda sa nga puna kisha filluar te djersija...pak nga vapa e pak dhe nga sikleti...mrekulli
Isha shtrire nen piano per te fshire kembet e saj kur ja dera u hap dhe njerez te shumte hyne brenda...kisha ngelur si nje breshke e kthyer mbrapsht...u solla barkas dhe veshtrova i mpire njerezit...mund te numeroheshin plot 18 veta te veshur me pallto te gjata...sherbyeset afroheshin prane tyre dhe iu merrnin palltot...veshjet e tyre ishin vertete klasike..fustane dhe xhevahire per femrat dhe kostume me papion per meshkujt...sikur ne filmat klasike...periudhe mesjetare ku luksi i shtresave te larta vinte ere...
Mundohesha te futesha thelle e me thelle nen hijen qe krijonte pianoja me trupin e saj por kot u shtrydha fundja...ata hyne ne nje dere te katit te pare dhe nuk u drejtuan per nga shkallet...tashme nuk degjohej asgje vec nje heshtje...pasi erdha ne vete pastrova dhe kembet e fundit te pianos dhe bera te ngrihesha ama koka ime u perplas me pianon..zura koken me duar dhe dola me kujdes kesaj here..
-Dreq,-thashe me ze te ulet
Kontrollova me dore per ndonje gung ose gjak por jo s dukej gje per momentin...me e shumta qe mund te ndodhte tani ishte nje e nxire e vogel nga ato lejlat...
Nxitova te mblidhja koven me uje,leckat dhe solucionet..domethene tepricat...
Me ti mbledhur degjova nje ze qe me therriste ne emer...
-Persival...
Nje ze qe me therriste ne emrin e femijerise sime...ngriva i teri...kisha kohe qe nuk e degjoja kete emer...ishte emer nga e shkuara...Perisvalin doja ta vrisja cdo dite...ishte njeri i dobet dhe teper i friksuar...duhej ta vrisja ate per te ardhmen...duke perdorur te tashmen...tani kisha Persin...dicka ndryshe nga ceshtja e Persivalit...a isha i ndergjegjshem per kete gje ? Sigurisht qe po...po e beja me gjakftohtesi...isha i vetedijshem per veten time tjeter numer 2...
Persi ishte ndryshe...totalisht nga tjetri...ne pelqime e mospelqime...nje stil tjeter,nje ndjenje tjeter,nje personalitet tjeter...ai kishte dhe nje ton zeri tjeter...te ftohte dhe serioz...
A thua se per shkak te asaj cka po beja,Persivali po me perndiqte ?
Nuk do me linte te qete...do jetonte si nje emer...
-Persival...
Mbase e gjitha kjo ishte nga goditja e kokes ne piano...po kjo duhej te ishte...
-Mjaft...mjafton me kaq
Nuk doja te shkoja tek burimi qe vinte zeri...nuk kisha pse pergjigjesha kur thirrej ai emer...mendja ime po bente lojra aspak te kendshme...nuk ishte e vertete asgje...ishin thjeshte zerat bosh ne koken time...nuk duhej te bija pre...zbrita shkallet por zeri bente te veten...
-Persival,eja ketu...eja ne piano...
Dreqi e marrte...nuk durova dot...po beja serish gabim qe i pergjigjesha zerave te tille...ktheva koken me shpejtesi dhe tere nervozizem...ajo qe pashe dukej tejet larg realitetit...nena ime ishte aty e ulur ne stolin e pianos...pashe nenen time,ate qe vdiq para 6 vjetesh...ishte aty e veshur me te bardha...po buzeqeshte...cfare po ndodhte ?
Kaq rende isha sa tani mund te shihja te vdekurit ? Do cmendesha ?
Me kish marre malli per te shume...nuk thuhej dot sa mall kisha...nuk doja te besoja por e bera...e bera serish...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now