.35.

83 26 1
                                    

Kaloi plot 1 vit tjeter..i kisha mbushur plot 18 vjec..plot 18 vjet mbi supe...cdo here qe rritesha dhe sa here shtoja vite,ideja e te shtuarit nje vit...ideja e te qenurit nje vit me i madh,perplasej ashper ne qenien time...mesimet nuk i lija asnje dite...mesoja rregullisht por thelle brenda nuk ndihesha i qete...sikur rrija mbi gjemba...dicka kish filluar te ndryshonte...
Ishte ora 21:00 dhe vendosa te shtrihesha heret pasi kisha nje mal me detyra...
Epo nata filloi e qete deri diku...gjithcka dukej e paqte sikur nuk ishte dicka me te cilen isha mesuar...kesaj rradhe nuk pashe makth por nje enderr...
E gjeta veten prane detit qe kishte ca dallge te vogla..ishte erresire,nate dhe frynte nje fllad i kendshem i fresket..
Kisha veshur nje kemishe te bardhe qe vezullonte nga prekja e henes qumeshtore..isha vetem...nuk dukej askush..e vetmja gje qe me bente shoqeri ishte deti me perplasjen e dallgeve ne breg..u ula ne rere dhe i kushtova vemendjen time detit...shikoja se sa magjik dukej...por edhe mistik...sikur ne brendesi fshiheshin krijesa mistike qe do dilnin te kendonin tani...por fundja nuk doli asgje nga deti..nga deti erdhi nje ze i bukur dhe teper i njohur per mua..zeri kendonte nje ninull qe ishte ne te shkuaren...nje ninull qe me zinte gjumi...
Eja prane detit (come to the sea)..ky ishte titulli i ninulles sime...ninulla thoshte qe "eja prane detit biri im..
eja prane meje...
eja dashuria ime...
lere shpirtin tend te lire...
eja prane detit...
eja prane meje...
eja ne ate blu ku une jetoj"
Dallget qe perplaseshin ne breg e sillnin me fuqishem zerin e nenes sime tek kendonte...u afrova afer detit dhe degjova duke mbajtur frymen...sa kohe kishte pa kete ninulle..ajo ninulle sikur me shkriu zemren dhe akulli i saj u shpreh ne lot...kishte kohe qe ne syte e mi nuk kishte lot...ishin bere si shkretetire...
Asgje nuk shnderriste ate nate pervec loteve te mi dhe henes...ninulla mbaroi dhe ajo i la vendin perseri monotonise se dallgeve te detit...
-Ku shkoi ai ze ?
U ngrita vrik ne kembe dhe fillova te kerkoja per zerin...futa duart ne uje sikur ta gjeja...
-Ku shkove ?
Te lutem mos ik...qendro dhe pak...kendo prape...te lutem
Lotet nuk po pushonin dhe ato perziheshin me ujin e kripur te detit..duart e mia po pllacuretishin ne det...fillova ti bija detit me
pellembet e mia...uji sperkatej sa andej kendej...
-Jo,jo te lutem qendro dhe pak...
Jam ketu prane detit sic me thoje...erdha ne ate blu ku ti jeton...nene
Nuk po e kuptoja kete enderr aspak...kisha hyre pothuajse brenda ne det...gjunjte me ishin lagur dhe detit sikur i puthte lehte ato...
-E gjete pergjigjen bir ?
Zeri i njohur tani u degjua pas meje..nje ze qe ndoshta bota me nuk e degjonte ama tek une kishte jetuar gjate...nje ze qe nuk e jetoi jeten sic donte ajo...nje ze qe pa te ia humbi vleren nje familjeje...
U ngrita nga lageshtia dhe solla koken me te shpejte nga zeri...e pashe ate te bukur,te bardhe,te shndritshme..si te ishte gjalle...tani mbase mund ta ndjeja...mbase tani mund ta perqafoja me tere qenien time...
-Mund te te perqafoje tani nene ?
Te lutem
Sa me shume qe e shihja aq me shume me
shtohej admirimi qe kisha per ate femer...
Tundi koken ne shenje pohimi dhe shpertheu ne lot...vrapova me sa kisha fuqi..e gjitha cka ngeli pas meje ishte nje siluete pluhuri nga rera...ndjeva perplasjen trup me trup me te sajin...e ndjeva...ndjeva trupin e saj,duart e saj ne shpinen time,puthjet e saj dhe lotet qe lagnin faqen time...
Gjithcka ishte perfekte...sa shume mall kisha per te..dita dhe nata ne jeten time ishin bere nje teksa une prisja ardhjen e saj ne nje menyre apo tjeter...
-Sa me kishte marre malli nene...
-Edhe mua bir...edhe mua
-Oh nene
-Biri im pa shiko sa je rritur...je bere shume i bukur...oh Zot
-Nene une...
-Shhh mos u shqeteso bir...sonte do te flase une...
-Cfare do te thuash nene ?
-Persival..me ke harruar keto kohe bir ?
-Nene une nuk quhem me Persival...kam
vendosur te fshij cdo gje nga e shkuara ime dhe per kete kam zgjedhur nje ane tjeter timen...
-Prandaj me ke harruar bir...
-Ndoshta nuk te kujtoj aq shpesh nene...
-Perse biri im...ke harruar kohet bashke..sa here luanim ne piano apo kur kendoja per ty...si mund ti kesh harruar ?
-Nene nuk eshte ashtu sic duket...
-Une di cdo gje bir...ti je bere fiks si babai yt...ke filluar te fokusohesh tek gjerat qe mund te te sjellin para..je bere nje trup pa shpirt,pa jete,pa endrra..
Vertet i ngjaja shume babait tim per pamje ama nuk doja kurrsesi te behesha si ai...
-Te lutem bir zgjohu...
Gjej pergjigjet e te gjitha pyetjeve...
-Cilat pergjigje nene ?
Ku mund ti gjej ato ?
-Bir une te kam lene nje leter...duhet ta lexosh ate dhe do kuptosh cdo gje...do kuptosh se kush ka patur te drejte...do kuptosh se kush do te behesh...gjeje sa me pare bir...
-Nene ti po venitesh...
-Nuk kam shume kohe bir...gjate gjithe kesaj kohe nuk kam qene e qete ne varr dhe te kam perndjekur...gjeje letren bir sa me pare...me jep qetesi atje ku jam shtrire...
-Nene...
-Mos harro bir te dua pafund...
Nena ime filloj te shuhej...po tretej ne erresire...drita e saj u venit teresisht...perseri ngela vetem...e vetmja gje qe ngeli ishte zhurma anestezike e dallgeve...
Gjumi me doli ne oret e para te mengjesit ku endrra me shkundi nga supet dhe me la  ne kthetrat e realitetit...per here te pare ne jeten time me butesisht se kurre....

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now