Pas atakut qe pesova,arrita te hapja syte..pashe qe isha diku me drite...parajsa mendova me patjeter...stermundova veten per te hapur syte qe te shihja nenen time...por jo...prane meje ishte nje grua me floket biond te shkurter...kur u qartesova u ngrita me vrull...
-Ngadale djalosh...mbeshtetu mbrapa...je me mire...?!
Isha brenda pasticerise...ekzaktesisht ne pjesen ku beheshin embelsirat...pohova lehte me koke per t'iu pergjigjur pyetjes se zonjes...
-Cfare po beje atje jashte...?
Nuk u pergjigja...
-Ke humbur...ku i ke prinderit...?
Prinderit...nese do pyesnin femijet e tjere do flisnin plot per to...ama une kisha vec nje fjali "nuk i kam"...
-Perse nuk flet bir..?
U mundua te me ngrinte fytyren por u shmanga si zakonisht...cdo prekje me kujtonte terheqjen zvarre te tim ati...
-Me fal...nuk do ta bej me..mire..po emrin si e ke ?
-Pers..Persi...Persi...
Nuk arrita ta thoja emrin e plote...
-Paske emer shume te bukur Persi...sa vjec je ?
-Dhjete...
-Nese mundesh do me tregosh se c'po beje atje tek mbeturinat Persi...?
Dua te te ndihmoje..mire ?
-Do perpiqem...
Mora fryme thelle dhe i tregova ashtu copa-copa mezi duke nxjerre fjalet se c'po beja tek mbeturinat...i tregova se doja nje ene per te mbajtur uje qe te lahesha...
Mendimet e zonjes...
(Ishte vecse 10 vjec kur jeta me perplasi me te...e gjeta te shtrire tek mbeturinat qe hidhja cdo dite...e quanin Persi...ishte fillikat vetem me sa me tregoi...nuk e dija se ku ishin prinderit e tij...mbase e kishin braktisur...si kishte njohur kurre...mendja me solli cdo variant te mundshem per te...por cdo detaj i tij,cdo fjale e tij,cdo lot qe derdhte tek-tuk per mua vlente...nuk kisha femije prandaj te patur nje djale te imet si ai me floket e ti qymyr te zinj dhe nje pale sy qe s'i kisha hasur asnjehere ne nje ngjyre te bukur konjaku me ndezi ndjesine e memesise...)
-Po per prinderit e tu nuk do me tregosh Persi ?
-Nuk i kam...nena ime..nuk jeton me...
-Oh zemer,me vjen shume keq..po babai yt..ku...
-Nuk e di
U pergjigja me te shpejte..as qe me behej vone per te...kur femijet e tjere perballeshin me dilemen se ke do me shume une nuk doja t'ia dija per te...
-Une ika vete...
-Oh Persi...une dua vetem te te ndihmoje nuk dua te kesh frike prej meje...
-Atehere do me jepni nje ene..?
-Une kam nje ide me te mire...une mund te te ofroj nje shtepi Persi dhe cdo gje tjeter qe do...
-Nuk dua...
-Persi...ku po qendron tani ?
-Ne rruge,-pergjithesova...
-Persi shume shpejte vjeshta do i le vendin dimrit dhe i ftohti mund te te ngrije...te lutem eja me mua Persi...do kesh cdo gje qe do dhe nuk do ndiesh mungesen e dashurise prinderore...
-Une nuk dua...nuk dua te quaj prinder askend tjeter...nuk dua te quaj nene askend tjeter...nuk dua te te quaj nene ty...
Isha i zemeruar...zonja uli syte e saj dhe u duken te perlotur...
-E di...une nuk e di se c'do te thote te jesh nene...dhe as qe e di se c'eshte te kesh nje femije ne dore...nuk e di aromen e tij...
U ndjeva keq per te...por dhe ajo qe thashe qendronte...u ngrita per te ikur por zonja me ndaloi...
-Merre Persi...shpresoj te te bej pune...
Ia mora nga duart nje kove te vogel qe ajo me dha dhe bera te ikja...
-Faleminderit,-thashe dhe u largova...
-Oh Persi...perse me kujtove nje zonje qe erdhi se fundmi tek une ?
Uroj qe rruget tona te kryqezohen serish...dhe e di qe po...e ndjej...
YOU ARE READING
My other self (Vetja ime tjeter)
Mistero / ThrillerDhembja e rende sjelle ndryshime ne psikologji dhe ne personalitet.. E vetmja gje qe duhet te besh eshte te eksplorosh veten tende te re... Persivali kishte gjithcka deri sa shperngulen per arsye ekonomike... Ose ashtu duket te pakten... Pas vrasjes...