Pjesa #1

206 10 10
                                    



Shishja e qelqit rrotullohej me shpejtësi në tokën e ftohtë. Të gjithë i kishim ngulur sytë tek ajo edhe pse duket fëmijënore, ajo shishe mbante fatin e secilit prej nesh në minutat e ardhshme. Teksa shishja vazhdonte të rrotullohej sytë e mi takuan atë të Sandit i cili ishte ulur përball meje. A besoni se është e mundur të shikosh veten tuaj në sytë e një personi? Të gjeni në sytë e tij një pjesë nga vetja jote, më e mira nga ty? Në ata sy të mëdhenjë kafe nuk ka asgjë që mund të më frikësoj mua prej tij, është sikur të di se ata sy janë projektuar për të më vështruar mua. Kur e shikoj atë më merret frymë në një sekond. Ndonjëherë më duhet ti kujtoj vetes se kam nevojë të mar frymë. Kur e shikoj nuk mund të ndaloj së vëzhguari dhe ndonjëherë është kaq e vështirë ti heqësh sytë prej tij. Kur ai është afër meje e kam shumë të vështirë të përqëndrohem edhe në gjërat më të vogla. Më duhet ti them vetes se ti je thjeshtë një djalë, askush special. Epo kjo është ajo çfarë mundohem ti them vetes, por mesa duket zemra ime vazhdon të mos bie dakord. 


"Dëbora", më largoi nga mendimet shoqja ime e ngushtë Livia. 

"Çfarë ke Liv? Çfarë ndodhi?" 

"Për çfarë po mendoje". 

-Shishja ndaloi Bora, çfarë do pyetje apo guxim?

Tani e vura re se shishja kishte ndaluar së rrotulluari dhe shigjeta ishte e kthyer nga unë. "Mm guxim". 

një buzëqeshje djallëzore formohet në cepat e buzëve të saj. Duket sikur ka një plan në mendje dhe duke e njohur Livian çfarë nuk duhet të pres. 

"Dëbora, të sfidoj ta puthës Sandin".

"Çfarë?" e pyeta unë me zë të lartë.

"Of si bën dhe ti, nuk po them të martohesh me të. Thjeshtë duhet ta puthësh në faqe, mirë?" 

ktheva sytë për ta parë Sandin i cili ishte gjithë qejf duke buzëqeshur. Përse po qesh ky? Çfarë kishte për të qeshur? 

"Hë pra Dera po pres". 

"Emri im nuk është Dera, por Dëbora, arrin ta kuptosh?" 

***

U ngrita nga vendi ku isha ulur ashtu bëri edhe Sandi. Ishim përballë njëri-tjetrit duke ndier gjithë sytë e shokëve tanë mbi ne. Ai më dhuroi një nga buzëqeshjet e tij mahnitëse përpara se të kthente faqen e tij nga unë. Mbylla sytë dhe u afrova dalëngadalë te faqja e tij. Duhej të isha shkëputur menjëherë nga ai por diçka nuk më kishte lejuar. O Zot sapo kisha puthur faqen e tij. 

"Opss gabimi im Dera", tha ai me një buzëqeshje gjigante. Posi pra gabimi yt.. 

Nuk e di se për sa kohë kisha ngelur e ngrirë në një vend. Edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe nuk lëvizja asnjë muskull, ndjeja një shpërthim emocionesh brenda meje. Ndërkohë që ndjeva faqet të mernin flakë, në qoftë se do ta kisha një pasqyrë tani përpara me siguri do tmerrohesha. Dhe buzëqeshja e Sandit nuk më ndihmonte aspak. Jam aq konfuze dhe neuronet e mia nuk po durojnë shumë. 

"Dera çfarë ke kështu?"

"Prit pak. Përsëri po më thëret Dera ky? Shiko emri im është Dëbora a more vesh? Nga e ke gjetur këtë Dera xhanëm? Apo disa shkronja i harron ti? Si ke arritur ta kalosh klasën është një kurriozitet shkencor." 


"Haha, ç'na shkrive por Ermal Mamaqi nuk bëhesh dot. Pse unë e kam fajin që në facebook e ke shkruajtur dë bo ra ti? 

"Prit pak, mos më thuaj se më ke kërkuar në facebook. Mos ka ndonjë gjë që kërkon të ma thuash? Si psh që je një maniak." 

"Unë?" Një maniak? Vërtetë mendon se një fytyrë engjëllore si e imja mund të jetë fytyra e një maniaku pa shpirt e zemër ftohtë? Bëj çik llogaritë ajnshtajn. 

"Do ti bëja me gjithë qejf por ti ke nevojë të praktikohesh. Dua të them turp që përdor akoma makinë llogaritëse." 


VAZHDON 




Të dashuroj padashje ✔Where stories live. Discover now