-mu desh pak kohë për të kuptuar kuptimin e fjalëve të tij. I gjuajta lehtë në faqe.
"Ouch ja pra kjo është ajo që po thoja. Kush është ajo femër që gjuan kaq fortë?" tha ai duke buzëqeshur.
-papritur ndjeva çdo gjë rreth meje të zhdukej përveç atij. Ai asnjëherë nuk do të zhdukej, do të ishte gjithmonë aty. Ndoshta do të ishte më mirë sikur ai të kthente shpinën dhe të largohej prej meje, kështu nuk do të bija kaq shpejtë në dashuri me të.
"Kam probleme më të mëdha se të merrem me ty Skoal"
"Sapo më lëndove ndjenjat mos e poshtër" tha ai duke vendosur dorën në zemrën e tij.
"Mos gjë u mërzit Skoali vogël?"
"Seriozishtmë thuaj çfarë problemi ke? Dua të të ndihmoj, për këtë janë shokët apo jo? He pra Dera."
-dhe ja ai momenti kur realiteti më goditi. Ai ishte shoku im... vetëm shoku im. Nuk kan rëndësi ndjenjat e mia që kam unë për të, ne gjithmonë do të jemi shokë dhe asgjë më tepër.
"Kam test në matematik dhe nuk kam mësuar asgjë" thash unë me të shpejtë.
"Epo je me fat që një djalë i bukur që ti njeh është shumë i mirë në matematik"
-mos gjë po flirtonte me mua ky? O Zot nervat e këtij djali.
"Ou vërtetë? Më thuaj kush është ky?"
-papritur buzuqeshja e madhe që kishte formuar në buzët e tij u shkri. Më erdhi keq për këtë, ç'mëkat ishte një buzëqeshje vërtetë e bukur.
"Tani më dëgjo me vëmendje. E ke telefonin me vete apo jo?"
"Po përse?"
-ai ma mori telefonin nga dora dhe filloi të shkruante diçka. Pas disa sekondave ma dozëzoi.
" E shkruajta numrin tim, ti bëji foto të gjithë testit dhe ma dërgo mua. Unë do ta zgjidh dhe ti plotësoje, mirë?"
-nuk mund ta besoja që Sandi po më ndihmonte kështu. Nuk e di pse por zemra ime rrahu fortë nga ky gjest i tij. Iu afrova ngadalë dhe i mbërtheva krahët e mi rreth tij, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë përreth meje.
"Faleminderit Skoal"
"Çdo gjë për ty Dera"
-kishin ngelur edhe 5 minuta nga ora e provimit dhe unë e kisha mbaruar me kohë testin tim të provimit. Livia e kthen kokën nga unë dhe më dërgon një shikim që me siguri do të thot
"Si dreqin e mbarove aq shpejtë atë test të mallkuar?"
-unë i kthej një sikur nuk e kam idenë se për çfarë po flet. Haa mere, me siguri do të mar 10. Ring ring ring. Dola me vrap nga klasa përpara se të më kap Livia, nuk kam ndërmend të vdes para kohe.
"Po mer pjesë në ndonjë maratonë Dera, merr frymë."
-nuk mund të shash tani Sandin se ai të ndihmoi në test, sillu mirë.
"Oh Skoal, çfarë kënaqësie që të shikoj" thash unë me një mirësjellje false. Tani me siguri do të dukem palaço.
"Www Dera po sillet mirë me mua, kjo gjë është e çuditshme. Mos ke përplasur gjë kokën?"
-e vetmja gjë që do përplas është koka jote mendova me vete. Edhe sa do të duroj pa ia futur ndonjë shpullë këtij unë?
"Pse të duket e çuditshme Skoal? Unë jam një vajzë e sjellshme."
"Haha posi pra, edhe unë jam një superman nuk e dije këtë? Opss"
-okej kaq mund të duroj njeriu pastaj kështu është lidhja ime me të, ai më thot diçka unë ia kthej. E thjeshtë fare.
"Jo more po strecet ku i ke lënë? Del shumë mirë me to."
"Mirëseerdhe në origjinë Dera, seriozisht po më bëje merak duke u treguar aq e mirë?"
"Nejse si të thuash ti, shihemi", mora çantën nga dyshemeja dhe u nisa për tu larguar kur papritur një dorë e ngrohtë më kap prej krahu.
"Çfarë do Skoal?"
"Mendoj se duhet të më japësh shpërblimin tim tani, nuk mendon kështu?"
"Për çfarë e ke fjalën Sandi? Nuk mbaj mend të të kem ndonjë borxh ty."
"Kaq shpejtë e harrove nderin që të bëra Dera? Ncnc nuk bëhet kështu."
-ai ka të drejtë, më ndihmoi për provim, si ka mundësi që rrashë kështu në grackën e tij? Në ç'telashe e ke futur veten Dëbora?
"Thuaj çfarë do"
"Vetëm një puthje"
"Çfarë? Seriozisht e kishte ky?"
"Shokët nuk puthin njëri-tjetrin apo jo? Jo, kjo nuk është e logjikshme. Harroje Skoal."
VAZHDON
YOU ARE READING
Të dashuroj padashje ✔
Teen FictionA besoni në dashuri në shikim të parë? Unë nuk besoja derisa sytë e mi rastisën në sytë e tij ngjyrë kafe në një natë ku gjithçka ndryshoi te unë. E kisha shokun më të mirë dhe ishte marrëzi të dashurohesha me atë. Çmenduritë e mija nuk kishin fun...