Pjesa #2

71 7 2
                                    



Sandi kishte mbetur pa fjalë, edhe pse në dukje të parë ne po debatonim ne njëri-tjetrin, kjo ishte një situatë shumë e lezetshme. Është një çudi e vërtetë se sa lehtë mund të flasësh me të. 

"Shiko këtu Dera..."

"Mos më thuaj Dera. Dreqi ta haje." 

"Pra Dera" 

-të betohem që ky djalë ka një aftësi të lindur për të mi acaruar nervat, do të doja që shikimet të vrisnin." 

"A ke mundësi tani të ndalosh së kundërshtuari mua në çdo fjalë të mundshme që flas dhe bëhesh një vajzë e mirë duke u futur në autobuz. Sepse mësuesja na bën apelin dhe nëse nuk jemi me siguri do të na vrasë të dyve" 

"Kishte të drejtë tani e gjete debatin e shekullit me Sandin?" 

"Seriozisht Dëbora?"

-u nisa me shpejtësi dhe fillova të vrapoj drejtë autobuzit. Kur shkova atje e gjeta vendin tim të zënë. Livia ishte ulur si për shtatë palë qejf me një goc të klasave paralele. A nuk ishte shoqja ime më e mirë në botë? Jo dhe aq. 

"O Dera.." 

-ky zë acarues mund ti përkas vetëm atij. Djalli vet Sandi. 

"Urdhëro"- e pyeta unë me një edukatë të shtrirë. Ta hidhja nga dritarja mirë do ishte. 

"Më lër të mendohem. Pra vendin e Derës e paskan zënë. Ku do ulet tani Dera e shkretë? Kush mund të jetë ai djalë i mrekullueshëm që mund të ketë një vend të lirë?" tha ai me nje dramaticet të paparë. 

-ngrita kokën lartë për të shikuar për vendet bosh. Po mesa duket fati qenka në anën time sot. Qenka një vend bosh disa karige më larg.. Afër Sandit, o Zot ai e ka planifikuar gjithë këtë apo? Shkova afër tij dhe e bëra të më shikonte në sy. 

"Ti e planifikove gjithë këtë apo jo?" 

"As që e kam idenë se për çfarë po flet. E di Dera që nuk mund ti akuzosh njerëzit si të keq. Tani a mund të kem nderin të ulesh me mua?"

-provova ta shikoja në sytë e tij e tij ndonjë lojë për këtë por nuk kishte asnjë. Ai dukej i sinqertë. U ula afër tij më në fund nuk mund të rrija në këmbë.

"Zgjidhje e mirë Dera" 

"Dhe mos më thuaj më Dera" 

"Si të thuash... Dera"

"Pra Dera, si thua sikur të më thuash diçka për veten tënde?" 

-gjatë dhjetë minutave Sandi po përpiqej të krijonte një bisedë midis ne të dyve. 

"Çfarë kërkon të dish? Dhe për të fundit herë mos më thërrit Dera, përndryshe do të të gjej edhe unë nofkë dhe unë ta shpif për nofka. 

"Haha vërtetë? Atëherë si një kalorës trim që jam po dal vullnetar. Çfarë nofke mund të gjesh për mua.. Dera?" 

-sytë e tij kafe, flokë të zezë ... mm çfarë mund të gjej? Dhe atëherë më vjen në mendje nofka më perfekte. 

"Skoal" i thash unë me fytyrë fitimtare. 

"Skoal" çfarë është kjo? Ti kishe të drejtë s'ta pret me të vërtetë për nofka ty Dera"

-çfarë i duket vetja këtij se po tallem unë? 

"Oh jo Skoal, kjo nofkë të përshtatet më së miri edhe me tiparet e fytyrës. E di çfarë është Skoal apo jo? O nuk e di, e po mirë është një lloj urithi"

"Çfarë the moj? Urith?" 

"Pikërisht si e dëgjove, një urith" më vinte të qeshja në atë moment, të shikoje fytyrën e tij tek mundohej të kuptonte lidhjen ishte me të vërtetë zbavitëse. Eh, ndihesh mirë kur fiton." 

"Nxënës tani do të zbresim nga autobuzi dhe do të shkojmë në restorant" tha zysha kujdestare që nga fillimi i nisjes. 

"Eja Dera" u ngrit Sandi në këmbë dhe më zgjati dorën.

"Sot do të rrimë bashkë"

"Ç'të bën të mendosh këtë Skoal?" 

"Oh si bën dhe ti, do vish apo jo?" 

"Vetëm meqë po më dukesh i dëshpëruar pranoj të vij me ty" 

"Tani na bën edhe si Nënë Tereza, por ti do të quhesh gjithmonë Dera dhe askush nuk mund ta ndryshoj këtë." 

"Mos u shqetëso Skoal, ti ke një emër të bukur" 

-Sandi më kapi për dore dhe drejtohet për nga tavolina më e largët e lokalit. U mundova të injoroja mënyrën se si dora e tij përputhej përsosmërisht me timen saqë do dëshiroja mos ta lëshoja kurrë. 

"Hej Dera, si thua sikur të lidhim një bast?" 

"Çfarë basti?" pyeta unë e habitur. 

"Një bast fare të vogël, shiko ne do të bëjmë një lojë." 

"E çfarë fitoj unë me këtë?" 

"Kjo është pjesa më e bukur. Në qoftëse fitoj unë ti do të kërcesh me mua, në qoftëse fiton ti do të bëj çfatë të duash." 



VAZHDON 

Të dashuroj padashje ✔Where stories live. Discover now