"E dashur Babyboo, gruaja ime e ardhshme, gjithçka e imja. Ti ke qenë ditari im për shumë vite dhe ka ardhur koha të ta them sekretin e rradhës. Dëshiron ta dish? Jam i dashuruar me shoqen time më të mirë. Çdo nat shikoj të njejtën ëndërr ku ajo është në krahët e mi dhe ne jemi të lumtur. E dua kaq shumë atë vajzë, aq shumë sa e di se do të jepja jetën time për të në qoftëse duhej. Problemi është se nuk kam pasur mundësin t'ia tregoj asaj se si ndihem sepse kam frikë nga refuzimi. Dhemb vërtetë kur jam pas asaj dhe gjithçka që dua të bëj është ta përqafoj pafundësisht, por nuk mund ta bëj sepse do të ishte shumë e çuditshme dhe nuk kam te drejtë.
Më vret nga brenda. Do të jepja gjithçka që ta mbaja dorën e saj në timen dhe ti thoja se është vajza më e bukur që kam parë ndonjëherë. Ajo është kthyer në jetën time dhe ajo as që e di. Të dua, të kam dashur atëherë, dhe të dua tani. Unë gjithmonë do të dua dhe në qoftë se dikush do të më jap arsye për të të lënë të shkosh. Unë ende do të dua thellësisht në të ardhmen. Ti je ajo që dua për pjesën tjetër të jetës sime, unë tashmë mund ta imagjinoj arritjen e qëllimeve tona, një ditë ku kemi ndërtuar një familje, je shtëpia ime. Unë do të bëj mëngjesin në shtrat, do të mbështes në çdo vendim që ti mer. Do të këndoj një ninullë kur ti nuk mund të flesh, unë gjithmonë do të dërgoj mesazhe të bukura dhe do të të krijoj poezi. Unë gjithmonë do të jem atje për ty. Do të çoj në vende ku nuk ke qenë kurrë. Unë nuk do të lë një ditë pa të thënë se sa shumë të dua. Unë do të jem i fortë për ty dhe për mua. Ka shumë "do të" por një gjë është e sigurtë, unë do të kaloj jetën time me ty deri në frymën time të fundit.
Në qoftë se ka ende jetë pas vdekjes, unë ende do të jem në kërkim të mënyrave për të kaluar atë me ty. Kjo është se sa shumë të dua."
***
Teksa ecja sot për në shkollë të gjithë më jepnin vështrime të çuditshme dhe përshpërisnin diçka në veshin e njëri-tjetrit. Okey çfarë kan kështu këta njerëz sot? Mos kam ndonjë gjë në flokët e mia apo...? E vështrova veten time dhe çdo gjë dukej normale. Përveç rradhëve të zinjë poshtë syve. Nuk mund të flija gjithë natën dje pas asaj që ndodhi me Sandin. Ndoshta nuk duhej të isha distancuar me të. Gjithçka që dua është që ai të jetë i lumtur me mua. Por ndoshta një ditë do kalojë. Kur hyra në oborrin e shkollës nisa të kërkoja Livian. I hasa shkuret e cila ajo i quan flokë me kilometra larg. Ajo sapo më shikon, largohet nga grupi i nxënësave me të cilët ishte duke folur dhe vrapon drejtë meje. Kjo nuk do të përfundojë mirë fare.
"Bora, Bora as që ta mer mendja se çfarë ka ndodhur." tha pasi u përplas me mua. Ouch sa më vrau.
"Ofsh ofsh Livia më vrave moj, çfarë ke që je bërë si e çmendur?"
"Pusho moj qejfprishëse, tani të kalojmë drejtë e në temë" tha ajo duke zgjatur dorën që të ngrihesha nga toka.-ajo nisi për të thënë diçka kur 2 krahë u rrethuan afër belit tim. E njejta aromë qetësuese si gjithmonë. Ktheva kokën pas për ti ndeshur me sytë e mrekullueshëm ngjyrë kafe e ngrohtë. Si ka mundësi që ky njeri ende më le pa frymë pavarësisht sa e kam parë më shumë nga ç'mund ta numëroj?
"Babyboo e kishe të hapur xhepin e çantës mos ki merak e mbylla unë." tha duke treguar me gisht nga çanta ime.
çudi unë e sigurova mirë para se të nisesha nga shtëpia. Nejse besoj se do jetë hapur rrugës.
"Okej, më duhet të largohem tani shokët po më presin" tha ai duke e vendosur dorën e tij në faqen time dhe duke e përkëdhelur. Kur ai iku, ndjeva një shpullë në kokë.
"Ugh Livia, ç'pate moj? Përse më gjuajte?"
"E para sepse më harrove fare që isha këtu dhe e dyta sepse kishe ngelur si hut duke vështruar Sandin. Tani hapi veshët mirë se do të të tregoj atë lajmin e famshëm. Gjeje kush e gjeti të dashurën e tij duke biseduar me një tjetër?"
VAZHDON
YOU ARE READING
Të dashuroj padashje ✔
Teen FictionA besoni në dashuri në shikim të parë? Unë nuk besoja derisa sytë e mi rastisën në sytë e tij ngjyrë kafe në një natë ku gjithçka ndryshoi te unë. E kisha shokun më të mirë dhe ishte marrëzi të dashurohesha me atë. Çmenduritë e mija nuk kishin fun...