Kjo nuk mund të ishte e vërtetë, ajo nuk mund të ishte e dashura e Sandit. Si mund të lidhej ai me të? Kaq pak vlerë paskam unë? Kam nevojë për ajër mendova kur e pash Sandin aq afër me atë femër, duhet të largohem përpara se ata të më shikojnë duke qarë, nuk dua t'ua jap atë kënaqësi. Livia më shtëngoi dorën më fort duke më bërë të ditur që ajo është atje për mua. Këmbët e mia po më çojnë larg atij vendi, Livia është pas meje por ajo nuk thot asgjë vetëm më shikon.
"Bora..."
"E humba Liv, kësaj here e humba përgjithmonë. Sikur ti kisha kuptuar më herët ndjenjat e mia, sikur ti kisha thënë diçka, ndoshta.. ndoshta..."
-lotët kishin filluar të më dilnin nga sytë pa e kuptuar fare. Livia vjen me të shpejtë dhe më përqafon fort, njërën dorë e përshkon me gjatësinë e shpinës sime, duke më qetësuar.
"Shhh mos qaj më, mirë? E di që je e mërzitur për Sandin. Është në rregull, qaj, mërzitu, inatosu, bërtit në jastëkun tënd derisa të të duket sikur nuk ke më zë. Më vonë do ta kuptosh se humbja e tij të bëri më të fortë."
"Por ai është njeriu i ëndrrave të mia. Unë e dua atë Liv."
"Të qash për një djalë Bora? Nah, ngrije kokën princeshë kurora jote po bie. Është humbja e tij Okej?"
"Gjërat do të ndryshojnë Liv, unë nuk mund të rri afër tij si shoqja e ngushtë duke e parë atë me femër tjetër, e humba."
"Të betohem që kur ta zë në dorë do ta bëj të pendohet që ka lindur me atë të dashurën e tij idiote. Mos gjë është budalla ai?"
"Liv ndoshta e do vërtetë atë?"
"E do? Mos më bëj të qesh Bora? Ia tregoj atë shtrigën unë atij"
"Të lutem largohemi që këtu, nuk dua të jem afër tij"
-Livia më kap për dore dhe më drejton për nga dalja. Për një kohë të shkurtë jemi përballë shtëpisë sime. Livia më fshin lotët e mi me mëngën e bluzës së saj. Ajo më mbështjell me një përqafim të ngrohtë.
"Është mirë okej? Gjithçka do të bëhet mirë. Do e shikosh që nesër nuk do të dhemb kaq shumë sa tani. Nesër do mund të vij të bëjmë një maratonë filmash, të hamë akullore ose të krijojmë marioneta që ti ngjasojnë Sandit dhe ti ngulim gjilpëra si shtriga."
"Dua vetëm ta harroj, ai është me dikë tjetër. Më beso që Sandi e humbi shoqen e tij të ngushtë. Nuk e dija çfarë do bëja pa ty Liv, faleminderit për gjithçka" thash duke e përqafuar fort."
"Bora po më vret moj. Të dua shumë. Do të jesh mirë?"
"Nuk e di"
***
Ka kaluar një kohë e gjatë që nga ajo ditë, ka kaluar kohë e gjatë që nga hera e fundit që fola me Sandin. Tashmë nuk ka asnjë që ne të vazhdojmë të pretendojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Thonë se koha ndryshon gjithçka por kjo nuk është e vërtetë. Mendoj se e dija që nga fillimi se gjërat do të përfundonin në këtë mënyrë. Duhet thjeshtë të dëgjoja veten time në vend të gjithë të tjerëve. I lash të gjithë të më thonin se sa të lezetshëm dukeshin bashkë, se sa më "pëlqeje" ti. I lash të gjithë të më bënin të besoja se kishte shpresë për ne. Dhe tani jam unë ajo që duhet të përballem me gjithë këtë, dhe më e keqja është se unë po humbas veten, nuk e njoh më një vajzë që qëndron para pasqyrës time. Por nuk kam ndërmend të bëhem si ato vajza që hyjnë në depresion. Unë e dua Sandin por ka ardhur koha që unë të eci përpara dhe kësaj rradhe pa të.
ČTEŠ
Të dashuroj padashje ✔
TeenfikceA besoni në dashuri në shikim të parë? Unë nuk besoja derisa sytë e mi rastisën në sytë e tij ngjyrë kafe në një natë ku gjithçka ndryshoi te unë. E kisha shokun më të mirë dhe ishte marrëzi të dashurohesha me atë. Çmenduritë e mija nuk kishin fun...