"Shihemi o pëllumb i dashuruar" më tha Miri. Këmbët e mia lëvizën shpejtë për të arritur Derën.
"Hej Dera" i thash unë duke buzëqeshur.
"Ç'kemi Skoal, kujt i detyrohem këtij privilegji?"
"Aww si bën dhe ti. A nuk mund ta takoj njeriu shoqen e tij?"
"Patjetër si të thuash ti"
-sytë e mi kaluan kah Dëbora tek vajza në krah të saj, ishte më e shkurtë, flokët e saj ishin ngjyrë gështenje dhe kaçurela.
"Ç'kemi Livia?"
"Hej Sandi, më duhet të largohem unë tashti. Mirupafshim të dyve" tha ajo dhe u largua me të shpejtë. Kam vite që njifem me Livian dhe pse tani kam përshtypjen se po bën rolin e shikuesit mes meje dhe Derës.
"Mesa duhet ngelëm të dy bashkë vetëm" thash sa për të thyer heshtjen.
-bravo Sandi mendova me vete goxha muhabet hape.
"Po dëshiron mund të bëjmë një gjiro" pyeti Dera.
"Po u përgjigja unë me të shpejtë. Dua të them mirë si të duash."
-pasi ecëm pak ndaluam te një park aty afër shkollës. Ndërsa e shikoja e kuptova se sa e bukur ishte në të vërtetë. Flokët e saj vërtiteshin nën drejtimin e erës. Pata impulsin që ti prekja, të shikoj nëse ishin aq të butë dhe delikate se sa dukeshin. Buzët e saj formuan një buzëqeshje të lehtë që duhet që radionte ngrohtësi. Papritur mendova se sa e bukur do të ishte ajo buzëqeshja nëse do ishte për mua. Imagjinova se për çfarë ose për kë po mendonte ajo në ato çaste që dukej kaq në paqe në të gjithë botën që e rrethonte. Ajo dukej e lumtur dhe e lirë në çdo pjesë të saj, dukej si një mister që pritej të zbulohej. Mu duk çmenduri si kurr më parë se nuk e kisha vënë re hijen e kaftë të syve te saj ose se si tingulli i buzëqeshjes se saj ishte harmoni e pastër. Ne kemi qenë shokë por kaq shumë kohë dhe vetëm tani unë po filloj ta shikoj atë, ta shikoj vërtetë. E gjeta veten duke e vështruar pafundësisht.
"Hej çka ke që më shikon ashtu?" pyeti ajo duke më shkëputur nga mendimet e mia. Më kishin humbur fjalët. Përse papritur e ndjeva veten nervoz?! Ne kemi qenë shokë për shumë kohë. Shokët nuk duhet ta bëjnë njëri-tjetrin nervoz.
"Umm... Ty ke një buburec te flokët e tua" belbëzova.
-zgjata dorën por e ndalova veten në kohë. E bënin shokët këtë?
"A ka ikur tani?" më pyeti Dëbora duke shkundur flokët e gjata. Zemra ime kaloi disa rrahje.
"Po" u përgjigja. "Nuk është më aty"
- a guxova ti them se sa e bukur ishte? Jo kjo mund të shkatërronte gjithçka. Mendova se kjo ndjenjë do të venitej, që nesër ajo do të kthehej duke qenë përsëri vetëm shoqja ime, jo me një vajzë me të cilën e kishte kaq të vështirë të merrja frymë. Po me siguri kështu do të ndodhte. Por gjëja më e çuditshme është se ajo do të ishte vetëm shoqja ime.
**
"Hej Livia, a kemi pasur detyra në matematik?" e pyeta ate ndërsa ishim duke qëndruar në oborrin e shkollës sonë.
"Ti po tallesh apo jo?" tha ajo me një ngërdheshje në fytyrë.
"Jo pse çfarë ka?"
"Dëbora, harrove që sot kemi test, po normal si ta dije ti që mendon vetëm për një djalë me sy kafe dhe flokë të zinjë. Jo se po them ndonjë gjë."
"Çfarë? Përse po mar vesh tani unë? Livia çfarë shoqe e ngushtë je që nuk më ke treguar që kemi test në matematik? Oh Zot nuk di asgjë për këtë kapitull, do të ngel dhe kush e dëgjon mamin. Më mirë të filloj të shkruaj testamentin tim dhe e di çfarë? Ty shtrigë nuk do të lë asgjë."
"Pff se mos ke ndonjë gjë të madhe ti, mos e egzagjero se nuk do të vras njeri."
"Çfarë do të bëj tani, apo dhe nuk më ka inat ajo shtriga e matematikës, ku e kam pasur mendjen kur spjegonte mësimin ajo? Në fakt isha duke bërë muhabet."
-duart filluan të më dridheshin nga ankthi dhe frymëmarrja filloi të më shpejtohej. Ku të kopjoj tani? Ata që janë ulur afër meje janë më keq se unë. Patjetër mund ta lë orën e mësimit por kush e dëgjon babin në shtëpi.
"Po më dukesh si fantazmë tani Dera. Çfarë të ka ndodhur" pyeti Sandi, unë nuk e kisha vënë re se ishte afruar.
"Skoal a është kjo mënyra për ti folur një femre?"
"Për çfarë femre e ke fjalën? nuk po shoh asnjë femër këtu"
VAZHDON
YOU ARE READING
Të dashuroj padashje ✔
Teen FictionA besoni në dashuri në shikim të parë? Unë nuk besoja derisa sytë e mi rastisën në sytë e tij ngjyrë kafe në një natë ku gjithçka ndryshoi te unë. E kisha shokun më të mirë dhe ishte marrëzi të dashurohesha me atë. Çmenduritë e mija nuk kishin fun...