Pjesa #14

30 5 1
                                    




Ndoshta ishte më mirë kështu, tani nuk do të tundohem duke e pasur Dëborën aq afër meje, është më mirë që ajo të më urrej. Ka kaluar shumë kohë që nga hera e fundit që kemi folur bashkë dhe më mungon zëri i saj pafundësisht, ndjenjat që mi dhuroje kur më shikonte me sytë e saj të mëdhenjë kafe, kur ajo e mbante dorën e saj mbi timen, gishtërinjtë kryqëzuar bashkë, përqafimet e saj janë zhdukur të gjitha tani. Më vret fakti që nuk do të arrij të ndjej më arromën e parfumit ose të dëgjoj të qeshurën e saj. Ose të shikoj kur sytë e saj ndriçohen kur dikush përmend emrin tim. Më mungon koha që kaloja me shoqen time të ngushtë. Nuk mendoj se do ta harroj ndonjëherë dhe kjo më lëndon më shumë. E pash Dëborën që u shkëput nga shoqet e saj dhe filloi të ecte vetëm. Kisha nevojë të flisja me të qoftë edhe vetëm të përshëndetja. Fillova të vrapoja në drejtim të saj, mesa duket ajo ende nuk më kishte vënë re sepse kisha kokën e ulur. 

"Dëbora..." 

"Sandi" tha ajo pasi u përball me mua. Duket sikur asgjë nuk kishte ndryshuar por asgjë nuk ishte më e njejtë.

"Hey, u bë një kohë e gjatë pa u parë." 

"Po... kam pasur punë" tha ajo duke e ulur shikimin, "duhet të iki, mirupafshim Sandi." 

-e pash të largohej edhe njëherë vajzën që skllavëronte mendjen dhe mendimet e mia, më duhet të mësohesha pa praninë e saj në jetën time. Të betohem që nuk dua që ti të qash kurr.. jo për mua e as për ndonjë tjetër sepse askush nuk është i denjë ti meritoj atë lot, dhe nëse të kam lënduar ndonjëherë dua ta dish që nuk e kërkoj faljen tënde sepse nuk jam i aftë të fal as veten time. Edhe pse ne tashmë jemi dy pole të largët, ti je e vetmja, je ajo e duhura. Të dua babyboo. 

***

1 Muaj më vonë.. 

O Zot i madh mami do më vriste sapo ti fusja këmbët në shtëpi. Nuk e kuptoj se si e humba shansin e kohës me Livian. Kishim 5 orë të tëra që po bënim maratone filmash në netflix , duhet të shikoni Livian duke e parë Xhekun e saj të fundoset në Atlantik, duke qarë dhe duke i ngjitur buzët e saj në ekran sapo shfaqej profili i Leonardo Di Caprios. Shoqe të ngushtë e kam po dukej sikur të ishte arratisur nga spitali psikiatrik. 

Errësira mbulonte çdo cep të rrugës, dalloheshin vetëm frenat me drita, xhaketa që kisha veshur më ka rënë nga supet, flokët janë çliruar  nga topuzi i mëparshëm, lidhëset e atleteve all stars janë zgjidhur dhe nuk do të habitesha sikur do të më shpërthente nga krahërori. Kam nevojë të marr frymë.Ndalova në një cep të rrugës duke i vendosur duartë në gjunjët e mi nga lodhja. 

"Dera je ti?" më pyet një zë përballë meje. 

-nuk kisha nevojë ti ngrija sytë për të parë se i kujt ishte ai zë. Ishte i njejti zë që akoma edhe pas shumë kohësh bënte që në fluturat të shpërthenin dhe mendja ime ti largonte çdo mendim tjetër dhe të përqëndrohej vetëm tek ai. E urreja vetëm që ai ende kishte këtë efekt tek unë por më tepër e urreja vetëm që ai i përkiste dikujt tjetër. Nuk kishte ndryshuar shumë që nga hera e parë me flokët e tij të zinjë dhe sytë e ngrohtë ngjyrë kafe. E ndjeva veten përsëri të humbisja në ata sy, në ato tipare perfekte që shprehnin shumë emocione në prezencëne tij që më kishte munguar. Në atë moment ndjeva se nuk kisha jetuar larg tij vetëm kisha marrë frymë se zemra ime nuk po rrihte më. Gjunjët filluan të humbisnin balancin e tyre. Duket sikur koha kishte ndaluar dhe ishim vetëm unë dhe Sandi në të gjithë universin. Nuk egzistonte as Bruna as pasiguri. 

"Sandi... u bë një kohë e gjatë... hey ç'kemi?" i thash duke larguar flokët nga fytyra. Ai nuk u përgjigj për disa momente dhe vetëm po më shikonte. Sytë e tij mbanin në ta mall, konfuzion dhe... dashuri? 

"Ti je shumë egoiste e di? Nuk mund ta besoj që e bëre këtë." tha ai duke u larguar nga unë. Për çfarë e ka fjalën ky? Çfarë kam bërë unë që nuk e dikam? 

"A mund ta di se për çfarë dreqin e ke fjalën Sandi?" e pyeta me të njejtin ton. 



VAZHDON 

Të dashuroj padashje ✔Where stories live. Discover now