"Çfarë të dua unë? Mmm interesante mirë jam në lojë. Çfarë gare do të bëjmë?
"Tani shiko këtu Dera dhe përqëndrohu. Do të bëjmë një lojë vështrimesh. Duhet të më shikosh në sy dhe të mos purpulitësh sytë."
"Okej e mora vesh. Je gati të humbësh Skoal?"
"Të njejtën gjë të them edhe për ty ... Dera"
-dua të them sa e vështirë mund të jetë të shikosh Sandin. Pff këtë lojë e kam në dorë. Bëj mirë të mendoj se çfarë do ti them Sandit të bëjë. Duhet të jetë një gallatë fare. Nuk është hera e parë që unë përhumbem në sytë e tij kafe dhe janë kaq të bukur.
"Haa humbe Dera"
"Çfarë po thua kështu? Unë nuk i purpulita sytë"
"Po po i purpulite apo jo Livia?"
"Po Bora, ka të drejtë Sandi humbe vërtetë"
-diçka nuk shkonte dhe unë nuk i purpulita sytë. Mos gjë këta të dy po ma bënin me hile? Sepse në qoftëse kjo është e vërtetë çfarë nuk kam për t'iu bërë.
"Kërcejmë Dera?"
-e ke parasysh atë momentin kur zemra të rreh aq fortë sa nuk mundesh të dëgjosh as zërrin në mendjen tënde? Është ai momenti kur ke ngelur pa fjalë, duke mos lëvizur asnjë muskull edhe pse ti ke dëshirë të bësh një lëvizje, të thuash diçka, gjithçka.
"Sandi e ke seriozisht?"
"Jo moj, po tallesha me ty për të pare reagimin në fytyrën tënde, dhe më beso kur them se ishte e paçmueshme", tha ai me një buzëqeshje në fytyrë. Dera normal që e kam seriozisht. Dua me të vërtetë të kërcej me ty, dhe a e di çfarë? Këmbët po më dhëmbin si dreqi kështu që më jep një përgjigje"
"Po, do të më pëlqente një kërcim me ty Sandi "
-ai e mori dorën time dhe e mbështeti butësisht në të tijën, shkëndijat në trupin tim filluan të kërcenin hareshëm, ndjeva të gjithë gjakun të më përmblidhej në fytyrë saqë tani lidh bast se dukem si spec i kuq. Sandi më tërheq për në mes të pistës së vallëzimit. Në sfond vendoset kënga e Yll Limanit - lart mbi yje. Sandi vendoset duart e tij në belin tim për të më afruar më afër tij kurse duart e mia shkojnë automatikisht rreth qafës së tij. Trupat tanë fillojnë të lëvizin nën ritmin e këngës së lehtë.
"Ti je e lezetshme kur skuqesh", tha Sandi për të thyer akullin.
"Mos u tall tashti"
"Okej e pranoj që më bën të bëj çik shaka por tani jam i sinqertë. Ti më beson mua apo jo Dera?"
"Ti e di që po Skoal"
"Dreq sa inat, për një moment mendova se e kishe harruar"
"Çfarë kisha harruar Skoal?"
"Nofkën pra"
"Atë ta shohësh vetëm në ëndrra bukurosh, ty tani të përgëzoj me emrin Skoal"
"Jo moj, tani më dole edhe Papa Francesku. Se mos na del ndonjë ditë John Cena se të gjej një vend të futem"
"Wow ti qenke burrë për Zotin, gjithë kjo trimëri " ia ktheva unë me të qeshur. Ke ndonjë dyshim për këtë ti? Jo për ndonjë gjë por kjo është gjë që vërtetohet"
"Pervers"
"Shiko shiko po flet vajza që më puthi "pa dashje" sot. Ncncn Dera tregohu e sinqertë të paktën"
"Sa për informacion ishe ti ai që e bëre atë. Dhe më lësho dorën Sandi nuk dua të kercej me ty"
-lëshova duartë nga qafa e tij dhe e shtyva tutje. Ugh pse ai duhet të shkatërojë çdo moment? Ai dukej i habitur ndërsa unë u largova për nga dera e lokalit. Kisha nevojë të merrja pak ajr të pastër të qetësoja mendimet. Era e freskët më goditi fytyrën, kisha nevojë për këtë.
"Dera?"
"Çfarë do Sandi?"
"Skoal më thirr Skoal të lutem"
-ai u afrua dhe më përqafoi me krahët e tij, ky veprim më zuri në befasim teksa instiktivisht e përqafova edhe unë. Inati që e ndjeja me të u largua për pak momente.
"Jam ende e merzitur me ty Skoal"
"Aww Dera e vogël është mërzitur, më fal mirë?"
"Jo"
"Të lutem bukuroshe"
"Ugh mirë, vetëm mos bë si kalama mirë?"
"Nuk të premtoj dot asgjë. Shokë Dera?"
"Shokë"
-muzika e gjen gjithmonë shtegun për të depërtuar në shpirtin tonë, ajo është gjithmonë e pakushtëzueshme, gjithmonë është aty për ne. Ndonjëherë mendoj se muzika është melodia e shpirtit tonë.
"Hej Dera kam një ide" më tha Sandi duke më parë me sy ëndërrimtare. Ne ishim ulur në tavolinën tonë të lokalit dhe po dëgjonim muzikën në heshtje. Ktheva kokën nga ai për të parë dy sy të mrekullueshëm ngjyrë kafe.
"Pa he njer Skoal, edhe përse është e çuditshme që ti mendon. Mendon se kishe vetën një neuron."
VAZHDON
YOU ARE READING
Të dashuroj padashje ✔
Teen FictionA besoni në dashuri në shikim të parë? Unë nuk besoja derisa sytë e mi rastisën në sytë e tij ngjyrë kafe në një natë ku gjithçka ndryshoi te unë. E kisha shokun më të mirë dhe ishte marrëzi të dashurohesha me atë. Çmenduritë e mija nuk kishin fun...