Pjesa #8

29 5 0
                                    



"Ti e di që unë jam personi më pak romantik në botë por unë e di që ai ndjen të njejtën gjë për ty. Nuk e di... e dalloj nga mënyra se si sytë e tij shkëlqejnë sapo të shikon ty apo edhe kur ai bëhet nervoz kur është afër teje. Edhe sa kohë do të vazhdosh së pretenduari? Të vazhdosh të gënjesh duke thënë se si është vetëm një shok? Ndoshta ti kurr nuk do ti tregosh për ndjenjat tua. Ndoshta është gabim që ai të dijë këto ndjenja. Por shoqëria juaj kurr nuk do të rrezikohej për këtë më beso mua. Prandaj nuk është e pamundur të jesh e dashura e tij." 

-po sikur? 

kjo ishte pyetja që vërtitej në kokën time që nga biseda e fundit me Livian. Po sikur Sandi vërtetë të më shikoj diçka më tepër se sa vetëm një shoqe? Po sikur ta humbas atë dhe shoqërinë tonë? 

***

vjeshta kishte ardhur tashmë bashkë me të edhe gjethet e arta kishin filluar të braktisnin pemët e tyre. Edhe koha ishte ftohur, gjithçka kishte ndryshuar ashtu si dhe ndjenjat tona. U ula në një stol afër parkut të shtëpisë. Kohët e fundit nuk mund të rrija e mbyllur katër mureve të shtëpisë, kisha nevojë të dilja, të shëtisja, të reflektoja mbi atë se çfarë po ndodhte. Flokët e mi të zinjë u çliruan mbi fytyrë nga era e fortë por unë as që e mora mundimin ti largoj. Po më pëlqente ideja e të mos parit se çfarë ka rreth meje. 

"Ej bukuroshe, të paska ardhur qejfi për helloween më duket."

-ngrita kokën për të parë të njejtat sy kafe që isha munduar ti shmangia kohët e fundit. 

"Sandi qenke ti" thash unë duke e fokusuar shikimin tim kudo përveç tij. Ai u ul  afër meje duke e hedhur një krah mbi shpatullat e mia. Ndieva edhe njëherë atë sigurinë që vetëm ai di të ma ofrojë. 

"Dera vete. Ku ke qenë Dera? Më duket një jetë e tërë që nga hera e fundit që të kam parë. Më thuaj ka diçka që nuk shkon?" tha ai duke i larguar flokët e mi nga fytyra, për një sekond dora e tij preku lëkurën time dhe shkëndijat fluturuan kudo. 

"Jo asgjë Sandi, vetëm se këto kohët e fundit kam patur shumë punë dhe mësime" e gënjeva duke i fshehur emocionet e mia, nuk dua që ai të mendoj se diçka nuk shkon. 

"Je e sigurtë Dera? Unë jam shoku yt i ngushtë, mund të më thuash gjithçka. Mos më thuaj që të ka shqetësuar ndonjë djalë, të betohem që..." 

"Jo Sandi ç'thua? Nuk ka asnjë djalë. të betohem që nuk ka asnjë."

"Mirë pra po të besoj por dije që..." 

"E di, e di që mund të mbështetem tek ti për gjithçka." thash duke i ofruar një nga buzëqeshjet e mia më të bukura. Vetëm prezenca e tij më jepte lumturi.

"Eja bëjmë një shëtitje." tha ai duke më ofruar dorën e tij. 

-pasi bëmë një shëtitje të shkurtë Sandi u largua. Pasi shkova në shtëpi shikoj telefonin dhe mesa duket Livia më paska dërguar një mesazh. 

-Bora, e mban mend që para një jave zysha na tha për atë festën me paralelet tjera të shtunën?

-Po. Edhe çfarë ka ajo? :) 

-Epo moj e zgjuara e botës, nesër është e shtunë dhe mami nuk më le të shkoj po nuk shkove edhe ti. Kështu që nuk dua fjalë por nesër në mëngjes do të vij andej nga ty për tu bërë gati. 

-Por Liv... 

-Nuk dua fjalë. Bëje këtë për shoqen tënde. 

-Ti po përfiton nga zemërgjërësia ime. Shihemi nesër. 

mbylla telefonin. Nuk isha fare në qejf  dhe më duhet të shkoj në një festë ku të gjithë do të jenë të kënaqur kurse unë do qaj hallin se kam rënë në dashuri me shokun tim të ngushtë. Nesër në mëngjes erdhi Livia dhe filloi të më zbukuronte. Duke e njohur dorën e Livias në makeup  tani me siguri më kishte bërë si zombi. 

"Ta da" tha ajo e entuziazmuar, ndihej krenare me punën e saj. 



VAZHDON 


Të dashuroj padashje ✔Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum