Pjesa #13

29 5 7
                                    




"Ç'na shkrive moj" 

"Ti të shkrihesh Bruna? E pamundur nuk të lë silikoni  zemër." 

"Je vetëm xheloze për bukurin time." 

"Po të doja të punoja si klloun do ti kërkoja cirkut punë." 

-gati në fillim të lojës një vajzë me flokë kaçurela vjen me vrap. Prit pak... do ti njihja me kilometra larg ato shkurret që ka Livia për flokët. 

"Livia ku ishe moj? Për pak more munges." i thash duke e qortuar. 

"Ou dhe ti më ler rehat se kisha punë." 

"Punë si të merja pyetjet e qytetarisë tek klasa ngjitur?" buzëqesha duke e ditur se sa mirë e njihja shoqen time të çmendur. 

"Ja përse jemi shoqe të ngushta. Tani më dëgjo planin kam nevojë që ti ti gjuash me top në kokë asaj shtrigës dhe pastaj gjithçka ma lër në dorë, në rregull?" tha Livia duke e spjeguar planin e saj djallëzor. 

"Do të jetë kënaqësia ime ti gjuaj me top shtrigës." 

-pas 5 minutash nga fillimi i lojës Livia më pason mua topin dhe Bruna qëndron para meje për ta marrë. 

-duke e kujtuar planin e Livias e godas fort aty ku supozohet se ishte koka e saj por opss ishte hunda. Ajo bërtet dhe rrëzohet  në tokë duke e mbajtur hundën me dorë. Pas disa sekondash fillon ti rrjedh gjak. Të gjithë gocat më shikonin mua të habitura kurse disa të tjera shkuan ta lajmërojnë infermieren. 

"Ti idiote e bëre me qëllim", tha Bruna duke e drejtuar gishtin nga unë. 

"Po ke shumë të drejtë. E ke më mirë hundën tani, ta çova silikonin në vendin e duhur. Më falëndero më vonë zemër." 

-Livia drejtohet me të shpejtë tek Bruna dhe e ndihmon të ngrihet. Çfarë dreqin po bën ajo? Dhe më pas vë re Livian që fut dorën në xhepin e pasme të tutave sportive dhe nxjerr kutin e vogël me pleshta. Si një mafie e vërtetë ia hedh brenda bluzës pa e parë njeri. 

"Më lësho ti je shoqe e ngushtë me Dëborën", tha Bruna duke i larguar duart e Livias nga trupi i saj. Livia vetëm qesh dhe vjen drejt meje duke më dhënë një buzëqeshje fitimtare. 

"Punë e bukur kolege" më përgëzon ajo, të dyja filluam të qeshim dhe gocat tjera na shikojnë sikur të jemi arratisur nga spitali psikiatrik. 

"Auu", bërtet Bruna duke e kruajtur trupin gjithandej. 

"Bruna ti paske pleshta? YYY e dija që flije me tërë çunat e shkollës por edhe me qentë? Je e pabesueshme", tha Livia. 

-të gjithë të tjerët qeshin duke e shikuar Brunën duke e hedhur u kruajtur gjithandej. 

"Bebush shiko se çfarë më bëri ajo shtriga me flokë të zeza", më tha Bruna duke e mbajtur hundën me dorë. Sytë e mi shkuan tek vajza me flokë të zeza dhe të drejtë të cilët fshihnin një buzëqeshje rrezëllitëse. 

"Ej Sandi a po më dëgjon?" 

"Çfarë the?" 

"A mund ta di se përse ia kishe ngulitur sytë asaj? Çfarë problemi ke me të? Të kujtoj se je i dashuri im, jo i asaj . A nuk mund ta shikosh se unë jam shumë herë më e bukur se ajo?" 

-Betohem që kjo femër kishte një talent të lindur për të më acaruar, nuk mund ta besoj që kjo vajzë është e dashura ime dhe jo ajo... Por ajo nuk mund të jetë kurrë e imja, e di që ajo nuk ndien asgjë për mua të paktën jo në atë mënyrë siç ndjej unë për të. 

"Nuk të duroj dot Bruna, je gjithmonë kaq e ngjitur. Më lër të marr frymë" thash unë duke i shtyrë duart e saj nga unë. 

"Më lër rehat"

"Qenka e vërtetë apo jo? Ti nuk mund të ndahesh nga unë, askush nuk më le mua dhe ti nuk do të jesh i pari." 

"Me siguri ata nuk e kan kuptuar se çfarë personi je ti." 

"Të betohem se nuk do të jesh kurrë i lumtur me të"

"Çfarë po thua Bruna, ajo është shoqja ime e ngushtë. Kjo që po thua ti është kaq... e sëmurë." 

"Bën mirë të jetë kështu siç thua ti se përndryshe do të të tregoj se kush është shtriga e vërtetë." 



VAZHDON 

Të dashuroj padashje ✔Where stories live. Discover now