kapitulli 7

315 60 108
                                    

U zgjua serish nga i njejti makth si gjithmone, e njejta ngjarje , e njejta enderr qe e torturonte vazhdimisht... Nuk mundej me ishte e lodhur nga keto makthe te tmerrshme qe i kujtonin ate moment te trishte te se kaluares...

***

Hapi deren dhe eci me hapa te lehte drejt kuzhines. E dinte shume mire qe aty ndodhej orangutangu qe supozohej qe duhet te ishte duke fjetur, por nuk mundej te qendronte me vetem pas atyre maktheve. Te qendronte prane tij ne ato momente ngjante si nje tjeter makth, por nje makth i dozave te uleta.

Hodhi syte jashte dhe pa hijen e Enos qe ndodhej ulur ne veranden e shtepise me syte ngulitur ne celularin e tij dhe duke thithur nje cigare sikur te ishte shpetimi i tij i vetem.

***
U ul prane tij, jo ne nje menyre per te bere paqe, por thjesht si dy bashkeudhetare ne terrin e nates, si dy te vetmuar qe mbremja i degdis thelle ne kujtimet e se shkuares, ne te bukuren e larget...
Pa nje lot ne syte e tij, nje lot deshmitar i ndonje vuajtje apo lendimi...
Mori nje cigare nga paketa e tij e hedhur shkujdesshem mbi dyshemene e ftohte.

- Te mori malli per mua qe erdhe ketu ?

E theu akullin i pari Eno, qe mbante akoma shikimin e ngulitur ne celularin e tij tek shikonte foton e nje vajze me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyre.

-Mos e ndjej veten kaq te vleresuar orangutang, edhe sikur te kalonin mijera vite drite se nuk do me marri malli per ty.

Fliste Ajla duke nxjerre tymin e duhanit sikur te ishte duke shfryre njekohesisht edhe te gjithe urrejtjen dhe inatin qe kishte ne shpirt.

-Atehere kujt i detyrohem qe na nderove me pranine tende.

-Erresires.

-Hah mos me thuaj qe ke frike nga erresira vogelushe, ke frike nga gogoli qe te vjen naten prane.

-Kam frike nga jeta, ajo eshte vete nje gogol per mua.

Ishte hera e pare qe po fliste me nje person kaq hapur dhe cuditersht po habitej edhe me veten e saj perse ai person ishte pikerisht AI.

-Ku iku vajza e forte qe fshihej pas fjaleve, edhe kete gogoli e mori ?!

Pyeti ne nje menyre ironike Eno qe rrinte i qete dhe duke pritur nje kunderpergjigje te menjehershme te Ajles.

-Dreqin dhe une qe mendova se mund te behej nje bisede normale me ty, fundja mbetesh i njejti orangutang si gjithmone.

U ngrit e inatosur dhe u largua drejt dhomes se saj. Ishte e bindur se nuk ja vlente te merrej me nje debil si puna e atij.

***

Ishte ulur ne shkallet e drunjta te shtepise e perhumbur duke marre ato pak rreze te ngrohta pranveror. Po degjonte muzikat e saj te preferuara dhe ne te njejten kohe edhe po i kendonte ato. Ndjeu nje dore qe pershkoi qafen e saj hollake dhe arriti te kufjet e fiksuara mjaft mire duke ja hequr me force.

-Auchh...debil ca dreqin po ben.

-Kush ka qene ai idiot qe te ka genjyer se ti di te kendosh, na cave daullet e veshit me ate zerin si sorre.

Ishte e sigurt se mjaftonte vetem nje shkendije e vogel qe te ndizte ate zjarrin e urrejtjes mes atyre.

-Psikopat, orangutang me ler te qete njehere te vetme ne jeten tende.

-Llafazane mos me thuaj qe te besdis prania ime.

Formoi nje nenqeshje te lehte dhe e kapi ate per krahu duke e terhequr drejt vetes, por qe ajo terheqje beri qe Ajla te dorezohej ne duart shpetimtare te Enos.

Nje buzeqeshje e munguar...Where stories live. Discover now