kapitulli 3

380 64 90
                                    


Ditet kalonin te zymta , pa ngjyra... Kishin kaluar 3 jave qe nga ajo dite kur i dha fund lidhjes me te , nuk kishte qene e thjeshte aspak ,por ishte mesuar.
Koha nuk i mbyll plaget , ajo thjesht te meson te jetosh me to , te behesh nje e vetme me dhimbjen.

Kishin qene te shumta rastet kur rastesia mbret i kishte vene te dy perballe njeri tjetrit ,por tani nuk i bente me asgje pershtypje nga ai njeri, kishte fituar imunitet ndaj tij.

Ajo e kishte rigjetur forcen per tu ringritur serish akoma dhe me fuqishem. Kishte mposhtur gjithcka me buzeqeshjen e saj, nje buzeqeshje rrezellitese ne fytyren e saj cdo dite ishin me e forte se nje hakmarrje per te.

Thone qe dhimbja te ndryshon , te ben te shikosh me nje sy tjeter boten qe te rrethon.
Edhe ate e kishte ndryshuar , kishte ndryshuar kaq shume sa nuk arrinte te njihte as veten e saj.
Si mundet te lidhesh kaq shume me nje person sa te verberohesh e te mos shikosh cdo te keqe qe ai te ben ?!
Sa e habitshme po i dukej jeta.
Ndonjehere ta mbash dicka ishte me e dhimbshme se sa ta lejoje te shkonte.
Ishte  pikerisht perfundimi i Ajles , sikur ta kishte kuptuar qe per te ka qene thjesht nje loje nuk do ishte lenduar kaq shume , sikur ta kishte kuptuar fytyren e vertete te Bledit gjithcka do te ishte ndryshe.

*  *   *

U zgjua nga te trokiturat e forta ne dere.

Ishte vetem ne shtepi si shpeshhere, mami duhet te ishte akoma ne pune nuk kishte qene kurre aty per te , ishte me shume e perkushtuar pas punes se saj sesa ndaj Ajles. Qe pas vdekjes se te atit , nje vdekje qe Ajla e kishte akoma nje plage te hapur ne zemer , mamaja e saj e kalonte pjesen me te madhe te kohes ne pune si te ishte nje menyre per te kapercyer dhimbjen e saj.
E kishte lene Ajlen te vetme , nuk kishte qene kurre aty per te ne periudhen me te veshtire te saj , nuk kishte qene aty per ti fshire lotet e per t'i rikthyer buzeqeshjen.

Hapi deren per t'u perballur me fytyren e lumtur te Emes. Dukej qe kishte lajme te mira sipas saj.

-Ajlaaaa , motrushhhh.

Ishin thirrjet e menjehershme te Emes per te cilat Ajla do kishte vene edhe bast qe ishin degjuar ne te gjithe ndertesen.

-Ajlaa ejaa kemi pune per te bere.

Ishte serish Ema e cila e terhoqi Ajlen drejt dhomes se saj. Duket qe kishte lajme te reja meqe ishte kaq entuziaste.

-Em te lutem mund te me shpjegosh se cfare ka ndodhur me ty qe je kaq happy ku dreqin e ke perplasur koken kesaj here.

-Ajlaa behu gati dhe ikim
Andi ka organizuar nje feste me miqte duhet te jemi edhe ne.

-Pffff Ema nuk jam ne qejf per keto gjera mund te shkosh ti.

-Je ne vete ti ke ndermend te rrish e mbyllur ne guasken tende Ajla nuk eshte zgjidhje kjo dreqin. Nderkohe qe ai trapi po shijon jeten e tij ti rri ketu si nje murgeshe. Zgjohu Ajla zgjohu mjaft u fshehe keshtu. Nuk eshte zgjidhje kjo.

-Ema nuk dua te vij pra.

-Do te vish me te mire apo me te keq , as qe e kam ndermend te shkoj vetem.
Eja tani skam kohe te merrem edhe me fjalet e tua te teperta.

Zgjodhi nje fustan nga garderoba e saj nje fustan qe sipas Emes ishte nje kryeveper ne vete, i nxirrte mjaft mire ne pah ato format e saj perfekte qe te gjithe ja kishin zili. Rregulloi pak ato floket e saj te drejta ngjyre ari dhe vuala nje mrekulli e vertete.

U nisen drejt shtepise se Andit , ishte prane fatmiresisht dhe nuk ju duhej te ecnin gjate.
Muzika e larte degjohej deri ne oborrin e shtepise se tij, dukej qe kishte organizuar nje feste vertete te cmendur.
U futen brenda dhe kerkuan Andin ne mes te asaj turme te rinjsh qe kishin  filluar te kercenin pa nisur akoma mire festa.

-Andiii zemer e paske nisur festen pa mua ti.

U hodh menjehere Ema duke bere nje fytyre te trishtuar prej femije.

- Vajza sa mire qe erdhet.
Ema, dashuri si mund te filloje festa pa ty zemer.

Ajla rrotulloi syte e acaruar e dinte qe e gjithe koha do  e kalonte vetem. Ema dhe Andi do ishin te zene me njeri tjetrin dhe nuk do gjenin kohe per te.

U rehatua ne nje nga kolltuket dhe u perqendrua ne telefonin  e saj, shpresonte se do gjente me teper ngushellim se duke pare kete feste te merzitshme.

Kerkoi Emen por ishte e kote ta gjeje tani , nuk ia kishte idene se ku mund te ishte.

U ngrit nga vendi ku ishte ulur per minuta me rradhe dhe doli te merrte ajer , ishte bere nje atmosfere vertete mbytese.

Ishte mjaft e perqendruar duke lexuar ate sms qe sapo i kishte ardhur ne telefonin e saj kur ndjeu nje goditje ne shpatull, dreq sa dhembi sapo ishte perplasur me nje person ... Ngriti koken dhe shikoi nje djale me te gjate se vetja me nje trup te mireformuar.... Kaq mjaftoi per te tensionuar nervat e Ajles dhe per ta pergatitur pe rnje dyluftim mes saj dhe djalit qe gjendej perballe.

-Idiot nuk shikon ku ecen.

- Me falniii ?! Une apo ti nuk shikon? Epo nuk eshte faji  im qe ti ishe kaq e fokusuar ne telefonin tend dhe refuzoje te dije se cbehet rrotull por vazhdoje te ecje si nje e cmendur.

-Une e cmendur?!!!!! Debil nuk te ka mesuar mami ty si te sillesh me nje femer.
Mir qe ecen si nje budalla dhe perplasesh me njerezit por nuk kerkon as falje.

- Po ty vogelushe nuk te ka mesuar mami se si duhet te sillesh me me te rriturit?!!

Pyeti me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre triumfator djali qe gjendej perballe Ajles dhe qe kishte arritur t'ia bente nervat kacurrel.

-Vogelushja e sat eme idiot. Mu zhduk sysh orangutang dreqi.

Ajo lufta qe kishte nisur mes te dyve u nderpre nga Andi dhe Ema.

- Ajla , Eno shikoj qe qenkeni prezantuar.

-Waaa Andi po nuk e shikon u kenaqa duke
bere muhabet me kete idiotin.

Nje pergjigje pasuese e menjehershme e Ajles qe dukej me kilometra larg qe acarimi i saj kishte arritur kulmin.

-Avash ti moj se mos  je me e mire ti qe me thua mua idiot, injorante femer.

Ishin kthyer ne armiq te perbetuar ne vetem pak caste dhe nuk rrinin dot pa e thumbuar njeri-tjetrin.

-A mund ta di ca dreqin keni qe po silleni si dy femije te vegjel.

-Andi asgje thjesht ky orangutangu ketu ka nevoje per nje kontroll nga syte dhe pse jo ti sigurojm edhe nje vend te spitali psikiatrik.

-Ajla  mjaft ai idioti qe po thua ti eshte kusheriri im Eno ,,,, ndersa kjo Eno eshte shoqja ime me e mire Ajla.
Dhe tani mjaft u sollet si idiote por prezantohuni si dy persona te kulturuar.

-Ajla gezohem qe u njohem dhe te kerkoj ndjese per kete debat qe ndodhi si edhe per perplasjen.

Ishte Eno ai qe uli krenarine e tij per te kerkuar ndjese megjithese nje pjese e tij akoma ngrinte krye dhe besonte qe faji ishte dhe do te mbetej i Ajles.

-Epo une nuk u gezova qe njoha nje budalla si puna jote dhe as qe e kam ndermend ta pranoj ndjesen tende.

-Ajlaaaaa.

Therriten Andi dhe Ema njeheresh pas fjaleve te saj te kota qe tregonin ate kokfortesine dhe krenarine e saj te semure sipas tyre.

-Cfare?! Ok ,ok.
Gezohem qe u njohem orangutang.

Zgjati doren drejt tij dhe pse pa deshiren e saj por vetem nga shikimet kercenuese te Emes dhe Andit qe flisnin shume per Ajlen.
U largua nga ato duke terhequr edhe Emen me vete e duke lene Andin dhe ate tipin tjeter   qe i kishte shpallur lufte qe ne momentin e pare qe u pane.

                        *❤*❤*❤*

selviehasani4 jo aq e gjate sa pjesa jote 😂😂 por jo keq kam bere arritje ky ishte rekordi im i pare 😛
❤❤❤😍

KleaDoma motrushi shuuume faleminderit qe po e ndjek historine me kaq dashuri ❤❤❤😍

Hope u will like it.... 😊

Nje buzeqeshje e munguar...Où les histoires vivent. Découvrez maintenant