kapitulli 9

294 54 104
                                    


U ngrit ne mengjes me energji te reja dhe plot pozitivitet. Po ndjehej e lire dhe e lumtur qe tashme ishte ne shtepine e saj, nuk do i duhej me te duronte as orangutangun dhe as ate dashurine e Emes dhe Andit qe shfaqej ne cdo cep dhe sipas Ajles dukej thjesht e tepert.

Kishte nevoje te dilte ate dite dhe te merrej vetem me veten, kishte nevoje per qetesi, kishte nevoje te largohej nga ajo monotonia mbytese.
Veshi nje kostum sportiv dhe doli jashte per te ecur drejt askundit, kishte nevoje te rrinte ne vetmine e vetmise se saj, te kthjellohej ne mendime dhe te largohej nga gjithkush.

Po thithte ate ajrin e lagesht te Tiranes perzier lehte me ate pluhurin e pas shiut. Ngrit koken drejt qiellit te zymte qe dukej se nga momenti ne moment do te shfryente te gjithe inatin qe kishte perbrenda drejt tokes. Lehte me hapa te vogel u ngjit ne lokalin me te afert qe pa, mbante kufjet ne vesh dhe me koken ulur shoqeronte ritmet e saj.

Shtyu deren e rende te asaj bar-kafeje te vogel e shume te qete dhe u fut brenda per tu ndeshur me personin qe urrente me shume ne kete bote. Ndeshi syte e tij, ato sy qe  dikur kishin qene gjithcka per te ndersa tashme ishin thjesht nje asgje...Ironi e fatit apo jo?! Dicka qe dikur ishte e jotja dhe i jepeshe me gjithe shpirt tashme mbetet thjesht nje kujtim, nje kujtim i larget sikur te mos kishte ekzistuar kurre.

U mundua te shmangte cdo pike kontakti me te por si dukej kjo nuk ishte e mundur.
Veshtroi ate tek u ngrit nga tavolina dhe u drejtua drejt saj me hapa te shpejte. E kapi nga krahu dhe e ktheu me force drejt vetes. Po e lendonte, po e lendonte si dikur por tashme jo ne shpirt ishte bere imune ndaj atyre dhimbjeve, por po e lendonte fizikisht. Mbante akoma doren e tij ne krahun e saj hollak duke e shtrenguar gjithnje e me shume.

Gjithnje kishte pasur nje ndikim te forte te ajo dhe akoma e kishte nje te till. Kishte qene dashuria  e pare per te, kishte qene gabimi i saj i pare. Nje gabim nga i cili kishte marre nje mesim te vyer per jeten ,por fundja cfare vlere ka nje mesim kur krahas tij qendron nje lendim shume me i madh.

Me nje ze qe dridhej e qe mezi degjohej pershperiti me koken ulur thjesht nje 'po me lendon' nuk mundej te fliste me shume e dinte se lotet do e tradhetonin.

-Shiko shiko Ajla, Ajla ime e vetme ne nje lokal.
Cfare paska ndodhur me ty zemer, shoqeria te paska lene vetem ?!

-Kursej fjalet e teperta Bled une nuk jam Ajla jote nuk kam qene kurre e jotja.
Edhe atehere kur ishim bashke dhe jo me tani, tani qe gjithcka ka marre fund.

U tregua me e forte se ce mendonte, ia doli ,ia doli te luftonte me friken e saj me te keqe.

-Ajla ime sa shume ke ndryshuar. Pse u largove nga une Ajla pse??

-Bled leri keto budalleqe tashme ka marre fund gjithcka. Ne te dy nuk jemi me si me pare. Mund te largohesh tashme jam e shoqeruar, pres dike.

Hodhi syte nga dera si per te pritur nje superman qe te vinte e ta shpetonte, por kjo i dukej e pamundur. Shau veten neper dhembe qe gjeti te futej te ky dreq lokali si te ishte zgjidhja e saj e fundit.
E ndjente doren e Bledit qe po ngjitej drejt faqes se saj dhe ajo akoma me syte nga dera priste akoma dike ta shpetonte nga ai. Ne momentin kur mendoi se gjithcka mori fund ne ato moment shpirti ju gjallerua serish. Pa silueten e atij  personi te futej brenda ne ate lokal, ai person i cili kishte ardhur fiks si nje shpetimtar per te.

Harroi ne ato momente qe ai do ishte personi qe sdo donte te shikonte, harroi te gjithe zenkat me te por vrapoi ne krahet e tij per t'u larguar nga Bledi, per t'i treguar se nuk ishte vetem dhe se mund te zevendesohen shume thjesht tipa si ai.
I therriti me ze te larte per t'i terhequr vemendjen dhe iu hodh ne krahe per ta perqafuar megjithese ishte betuar se kete nuk do ta bente edhe sikur te jetonte mijera vite.

-Enoooo zemer erdhe?

E perqafoi fort dhe me nje ze te lehte i pershperiti qe te luante lojen e saj. Nuk do ta kishte bere kurre kete, nuk do ti ishte lutur kurre atij por ishin rrethanat qe e detyruan.

Mbylli syte, u ngrit mbi gishtat e kembeve per te arritur gjatesin e tij dhe puthi buzet e tij me nje puthje te gjate sikur vertet te kishte nevoje per te. Ndjeu doren e tij tek lakohej ne belin e saj per te dhene me mire idene e nje cifti qe dashuroheshin ne shkallen me te larte te kesaj ndjenje dhe jo ate idene e maces dhe miut qe sbenin dot pa ngacmimet e njeri-tjetrit.

E ndjente zemren ne kraharor t'i hidhej perpjete, cpo ndodhte me te, nuk ishte ndjere kurre keshtu, as ne ato pak caste te dashurije me Bledin kishte ndjere ato fluturat e shume perfolura nga cdokush por dicka qe ta bente te gjithe qenien e saj te dridhej nen duart e tij si nje gjethe verdhacuke vjeshte, jo.
Ishte perhumbur ne ate puthje te embel dhe te shkeputej nga ai ishte gjeja e fundit qe mendonte, por shume shpejt mendja reagoi para zemres e therriti shpejt ne realitet aty ky e dinte shume mire qe do perballej me nje skene tjeter jo shume te kenaqshme.

-Pra Ajla per kete me le apo jo? Per kete me hodhe pas kraheve mua dhe gjithe dashurine tone?
Bravo bravo bravo me ne fund e tregove fytyren tende te vertete. Ti Ajla qe flisje per ndershmerine, ti dole me keq se te gjithe ato ku**at e tjera.

Kaq nevojitej te provokonte nervat e Enos dhe nje grusht u be nje me fytyren e tij.
Askush nuk mund t'i fliste ne menyre te tille vajzes qe ndodhej ne krah te tij.
E kapi fort nga fyti dhe e kercenoi te mos i afrohej me asaj, po e ndjente vertet te tijen Ajlen ne ato caste. Gjithcka kishte ndodhur brenda pak castesh.
Ktheu koken nga Ajla  e cila po ndiqte me lot ne sy largimin e Bledit.
E mori ne perqafim dhe i dhuroi nje puthje te vogel ne ball.

-Ajla mos qaj me te lutem, kaloi tashme vogelushe.

-Eno faleminderit, faleminderit pafund, nuk e di cdo te beja po te mos ishe ti.

-Eja Ajla dalim qe ketu.

-Ku do ikim ?

-Te kam thene ndonjehere qe ben shume pyetje ti ?
Eja tani do ikim diku bashke te rrim te qete.

I kapi lehte doren dhe  e terhoqi pas vetes.
U nisen se bashku drejt askundit, por se bashku.
Po ndihej e qete ne krahet e tij cuditerisht...po ndihej vetvetja...

                       *❤*❤*❤

Hi theree....

Dhe ja sic kam premtuar qe do bej shpesh update e mbajta premtimin e dhene....
Dhe pjesa eshte goxha e gjateee...

Dalengadal fillon edhe romancaaa....do plasin cokollatat 😝😝😝😄😄😄

KleaDoma motrushi si gjithmone kjo eshte per tyyyy....❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤

Mirror_Mirror25 nje pjese suuuuper e gjate kjo besoj apo jo....
Shumeeee faleminderit qe je nje mbeshtetese e zjarrte e historise time 😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍

Falenderoj te gjithe ato qe e ndjekin historine time....ato qe komentojn dhe ato qe votojn si edhe ato qe lexojne ne heshtje 😂😂😜😜😍😍❤❤❤😘😘

Hope you will like it ❤

Lexim te kendshem !

Nje buzeqeshje e munguar...Where stories live. Discover now