kapitulli 10

262 58 66
                                    

Po ndiqte hapat e Enos ashtu si nuk kishte vepruar kurre ne jeten e saj cuditerisht.
U ulen ne stolin e vogel te nje lulishtje te qete se bashku.

Akoma ishte e trishtuar nga ngjarja e ndodhur pak me pare.
Ndjeu doren e Enos pas qafes se saj qe e afroi nga vetja, i ngriti lehte koken dhe i foli embel.

-Ajla, vogelushe nese deshiron te flasesh une jam ketu per te te degjuar, ndoshta do te te bente te ndiheshe mire.

Kishte vertete nevoje te fliste me dike , por nuk e dinte nese ai ishte personi i duhur, nuk e dinte nese duhej te besonte. Jeta i kishte mesuar qe besimi ishte shume i cmuar per t'ia falur dikujt, ka persona qe luajne me besimin tend, e keqtrajtojne ate, e thyejne per te mos e ngjitur me...

Rrezikoi, rrezikoi edhe njehere tjeter i besoi atij...pa kuptuar filloi t'i tregonte per ate...personin qe dikur i kishte dhuruar driten por kishte marre erresiren, i kishte dhuruar lumturine dhe kishte marre dhimbjen, i kishte dhuruar zemren e saj te brishte dhe e kishte marre ate te lenduar dhe te thyer.

Filloi t'i tregonte per ate,arsyen e buzeqeshjes se saj dikur dhe arsyen e loteve te saj tani.
U kthye serish ne te kaluaren e saj, ate pjese qe dhimbte akoma sikur te ishte jetuar sot.
Si mundeshin kujtimet e keqija te beheshin kaq fuqishem pjese e jetes dhe te lendonin gjithmone si diten e pare?

E trishtuar, dhe me shikimin e hedhur diku u rikthye pas, u rikthye pas per t'i treguar dhimbjen e se kaluares nje personi qe po behej pjese e se tashmes se saj.

****E kaluara*****

➡➡Back ➡➡Back ➡➡Back ➡➡Back....

Ishte nje dite e hene dhjetori, i ftohti kishte sunduar ne cdo cep jashte si per te treguar mbreterimin e tij qe ishte shtrire kudo pa meshire.
U nis me hapa te shpejte drejt shkolles serisht ishte vone.

Trokiti lehte ne deren e klases, por cuditerisht profesori nuk kishte hyre akoma ne klase. Po ndjente sikur ishte dita e saj me fat sot, sapo kishte shpetuar nga nje perballje me profesorin e saj te matematikes i cili do te kishte filluar me moralin e tij qe ne mengjes lidhur me vonesen e saj.

Shkoi drejt bankes se saj dhe perqafoi fort Emen dhe Andin, kishin qene gjithmone miqte e saj me te mire, dhe shpesh e cilesonin veten si tre muskutjeret.

Nuk vonoi as ardhja e profesorit ne klase, per te vendosur menjehere terrorin, asnje zhurme me, nje qetesi varri.
Te gjithe ndiqnin me sy hapat e rende te tij dhe nje djal qe ecte pas tij. Dukej qe ishte i ri ne kete shkolle.
Nja djale i gjate, me nje fizik te mire formuar, me tipare te bukura dhe sy blu. Djemte me sy blu kishin qene gjithmone ne preferencat e Ajles, kishte adhuruar blu-ne e tyre te paster.

U degjua nje kollitje per te nderprere te gjithe fjalet e nxenesve qe tashme kishin filluar te flisnin lidhur me te.

-Atehere femije, ky eshte Bledi, qe sot e tutje do jete pjese e klases tuaj. Ju kerkoj ta doni dhe ta respektoni.

E drejtoi drejt nje banke te lire nga fundi dhe filloi menjehere me shpjegimin e mesimit.

***

Kishin kaluar kohe qe nga ardhja e Bledit ne klase dhe shume shpejt ai kishte arritur te behej nje pjese e tyre, shume i afert me to sikur te njihej prej vitesh me rradhe.
Ishte kthyer ne fiksimin e shume vajzave dhe kishte pasur shume te tilla deri me tani.

Kishte kaluar shume vajza mendjelehta neper duar, por me shume pershtypje i kishte bere vetem njera, Ajla... Vajza e bukur dhe e urte e klases.. Vajza qe meson shume, vajza me buzeqeshjen e embel, vajza e brishte e klases.
Vajza qe te gjithe enderronin te kishin ne krah dhe ajo qe te gjithe vajzat e tjera kishin zili.

Sinjale te shumta te cuara drejt saj, por asgje. Per Bledin te gjithe vajzat ishin njelloj dhe te gjitha mund te bienin lehte brenda, por me Ajlen e kishte te veshtire.

Nje ngacmim...nje perkedhelje...nje lule mbi banke me nje pusulle te nenshkruar...nje sms urimi ne celularin e saj...nje miqesi qe po lindte midis tyre..nje miqesi vrastare...nje miqesi qe dhuroi dhimbje...

***
Kalonin dite, dite te tera prane njeri-tjetrit.
Po krijonin nje shoqeri te forte, nje besim qe po vriste.
Ishte kthyer ne nje mik te mire per te, ne nje mik te cilit i kishte besuar gjithcka.

***

Ishin ulur te dy buze detit, nen ndricimin e henes mbretereshe.
Pas asaj feste te cthurur ditelindje ne qytetin e Durresit kishin vendosur te pushonin ne bregdet.
Kishte mbeshtetur koken ne supin e Bledit dhe po ndiente parfumin e tij dehes. Kishte kaluar nje kohe e gjate qe nga ajo dite kur Bledi kishte ardhur ne klasen e saj, nje kohe e cila kishte formuar nje shoqeri ne mes tyre, por edhe nje ndjenje rebele ne zemren e Ajles. Nuk donte ta pranonte por e dinte qe ishte me shume se nje fiksim, me shume se nje terheqje kundrejt tij. Ishte ai, i vetmi qe arrinte te zgjonte buzeqeshje te pakontrolluara te Ajla, ai i cili e bente te ndjente stomakun te lekundej si nje vark ne oqeanin me dallge, apo te ndjente ato fluturat e shume perfolura nga te gjithe.

Kishte frike ta pranonte, frike se mos e humbiste shoqerine e tij. Deshironte me mire te mbetej thjesht nje shoqe per te, nuk donte ta humbiste ate.

Ngriti koken lart dhe ndeshi syte e tij, sy te mrekullueshem, ishin kaq prane njeri-tjetrit, arrinte te degjonte frymemarrjen e tij qe perplasej ne menyre ritmike mbi fytyren e saj.
Afroi buzet e tij drejt saj dhe e puthi embel, i dhuroi puthjen e saj te pare nen driten magjepsese te henes.
E ndjeu ate puthje deri ne deje, e ndjeu dashurine t'i pushtonte shpirtin.

-Ajla, brenda meje ekziston nje ndjenje shume e bukur per ty.
Pranon ti Ajla te behesh e dashura ime ? Pranon te jesh e imja pergjithmone ?

Nje heshtje pasoi pas fjaleve te tij, nuk po dinte te besonte nese ajo deklarate dashurie ishte e vertete apo jo...nje deklarate e forte qe me vone do te ndryshonte te gjithe rrjedhen e jetes se saj.

-Pranoj...pranoj....

Tha keto fjale dhe iu hodh menjehere ne perqafim.

***
Po kalonin kohe te bukura e te mrekullueshme krah njeri-tjetrit. Po ndjente lumturine thelle ne shpirt per here te pare pas kaq shume vitesh...por asgje nuk zgjat pergjithmone, gjithcka e ka nje fund, ashtu si dielli largohet per t'i lene vendin shiut dhe shtrengatave ashtu edhe lumturia largohet per t'i lene vendin dhimbjes dhe trishtimit...

*❤*❤*❤*

Hello my dears...❤❤

Ja ku jemi ketu ne kujtimet e Ajles, ne te kaluaren e saj...

Falenderoj te gjithe ato qe e ndjekin historine...ato qe votojn edhe ato qe komentojn si edhe ato qe e ndjekin ne heshtje 😜...

Ngushellohuni me kete pjese se jemi ne sezon provimesh dhe skemi shume kohe per te shkruar historira 😂😂😂

Lexim te kendshem te gjitheve!

Hope you will like it...

❤❤❤❤

Nje buzeqeshje e munguar...Where stories live. Discover now