kapitulli 6

327 61 103
                                    

Hyri ne shtepi e lodhur dhe shume e pafuqishme. Kishte humbur nje dite mesimi dhe kishte kaluar nje dite te tere prane Enos, akoma nuk i besohej qe kishte qendruar kaq gjate ne te njejtin ambient me orangutangun ishte thjesht e pabesueshme per te.

Pa mamane e saj qe gjendej ulur mbi divan duke shijuar kafene e saj dhe duke pare ato telenovelat e mbasdites. Nuk dinte nese duhej te lumturohej apo te hidherohej me pranine e saj. Ishte mesuar tashme e vetme dhe vetmia dukej sikur ishte bere shoqja e saj me e mire.
Iu afrua me hapa te lehte dhe e pershendeti ftohte e kishte harruar ndoshta maredhenien e nje vajze me te emen.

-Ckemi ma.

-Ajla erdhe bije ku ishe deri tani zemer me bere merak nuk pergjigjesh as ne celular.

-Jam mire ma sic e shikon, nuk ka nevoje te merakosesh.

Foli serish me nje ftohtesi qe e karakterizonte sa here perballej me te, ishte kthyer ne nje person thuajse te huaj per te , nuk ishin me si dikur por ishin teper te largeta.

-Ajla si mos te merakosem je vajza ime.

-Po ma vajza jote, dhe pikerisht tani te ra mendja ty qe kishe nje vajze?

-Ajlaa mati fjalet po flet me mua, dhe kjo nuk esht aspak kultura qe une te kam dhene.

-Në cfare momenti me ke dhene nje kulture ti ma, kur gjithmone me lije vetem, ke humbur castet me te bukura te femijerise time mami ke humbur 10 vite nga jeta ime, sikur te mos kishin ekzistuar kurre isha vetem 8 vjece ma u rrita pa perkujdesin tend, pa dashurine tende.  Nuk ishe asnjehere per mua, nuk ishe per te te rrefyer per dashurine e pare, nuk ishe per te me ngushelluar per lendimin e dashurise se pare, nuk ishe asnjehere mama , asnjehere. U mbylle ne ato dreq ambientesh te atij spitali qe pas vdekjes se babit sikur ai te ishte i vetmi ngushellim, ju perkushtove atij dreq profesioni si mjeke me shume se mua maaa... Kisha me shume nevoje per dashurine tende sesa per luksin qe me ofroje, nuk ishin dashuri dhuratat e shtrenjta mami, dashuri per mua ishte prania jote
Kur ke qene prane meje ndonjehere?! Asnjehere mami, asnjehere. Kaq vlere kisha une per ty mami ?

Ishte mjaft e revoltuar, nje shpirt rebel u zgjua brenda saj. Ishte shume e lenduar, e kishte vuajtur per vite me rradhe mungesen e saj, kishte ndjere mungesen e dashurise se nje nene.  Ishte e lenduar por nuk po qante, po thyhej ne heshtje...

-Ajla zemer...une...une gjithcka e kam bere per ty

Ishte nje tjeter fjali pasuese nga e ema, justifikime....justifikime qe krijonin me shume dhimbje te ajo.

-Une doja vetem dashurine tende asgje me teper ma asgje...por ti ngushelloheshe vetem me punen tende mami sikur ajo dreq pune do te te bente te harronte gjithcka... Nuk ishte zgjidhje ajo ma, nuk eshte zgjidhje te largoheshe nga ajo dhimbje qe une u perballa qe 8 vjece.

Perfundoi Ajla te gjithe ate fjalim por serish ne syte e saj nuk kishte lot, po i qante shpirti por syte nuk e tregonin kete, drita e tyre ishte shuar...
Qendronte ne kembe si nje statuje e palevizur dhe ishte perqafimi i mamase qe e solli serish ne realitet, i mungonte nje perqafim i tille kishte kohe qe nuk e ndiente.

-Me fal zemra ime ...me fal te premtoj do jem gjithmone prane teje me jep mundesine te ndreq gabimet e mia bije..

-Mamushi te dua shume, te lutem qendro prane meje kam nevoje per ty, kam nevoje per dashurine tende.

Po qendronin te dyja te perqafuara me njera-tjetren, por ishte pikerisht zilja e deres qe e nderpreu ate moment te mrekullueshem.
Ndoqi me sy silueten e te emes qe u ngrit ngadal dhe u nis drejt deres. Pa Emen qe po futej brenda, dukej qe ishte e acaruar me te  nuk i kishte dhene shume shpjegime rreth asaj zhdukjes se saj. Pa qe pershendeti lehte mamane e saj dhe u drejtua drejt Ajles me nje shprehje mjaft te inatosur ne fytyre.

Nje buzeqeshje e munguar...Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora