kapitulli 1

629 93 96
                                    

Zbriti shkallet me te shpejt, nuk donte te perballej serish me te. E ndjente qe ishte pas saj,ishte prane shum prane. Lotet i ishin mbledhur ne gryke,por serish ruante ate fytyren e nje vajze te forte, nje vajze qe nuk qan kurre. Ndjeu doren e tij qe e ktheu me force nga vetja.

-Ajla ndalo duhet te flasim

- Skam asgje per te folur me ty Bled,i thash fjalet e mia,ne te dy do ndahemi , nuk kemi me pune bashke,nuk te dua,kurr nuk te kam dashur ,vetem luajta me ty, me ndjenjat e tua... me krenarine tende.. tani me bej nje nder dhe mos me dil me kurr perpara.

Po e genjente, po genjente ate dhe veten, asnje nga ato qe tha nuk ishin te verteta,ajo e donte ,e donte si oksigjenin e saj, e donte si nje e cmendur dhe nuk u tall aspak me te ,por genjeu ,genjeu sepse nuk duhet te ishte ajo e lenduara, jo karakteri i saj nuk e lejonte kete ,ajo ishte e fort dhe nuk thyhej per asgje.

-Por Ajla ....

-Ska por Bled ,ska por ,mes nesh mbaroi ,mbaroi gjithcka ,kaq ishte.

U kthye,hodhi canten supeve dhe vrapoi jashte.

I ndjente lotet e nxehte qe i pershkonin faqet,e ndjente zemren qe po i thyhej ne mijra copa.
Kishte nevoje per nje perqafim kockethyes por asnje nuk ndodhej aty per te...

Vrapoi menjehere drejt shtepise...donte te ishte vetem...te qendronte ne vetmine e saj...fundja ajo e tille ishte vetem e rrethuar nga njerez te rreme...njerez me ndonje buzeqeshje te rreme e fallco qe kishin harruar se cfare ishte ne te vertete nje buzeqeshje nga zemra...

* * *

Hapi deren e shtepise dhe u ngjit menjeher ne dhomen e saj.
U ul mbi shtrat dhe lejoi serish lotet t'i pushtonin fytyren.
Lejoi serish te qante per te, te qante per nje te pavlere...
Ndonese ne fytyren e saj duhet te rrezatonte buzeqeshja e triumfit po ndodhte e kunderta...lotet po lanin fytyren e saj te brishte...

Ajo nuk duhej te qante...ajo ishte e forte shume e forte dhe nuk thyhej per asgje...por ja qe edhe zemrat me te forta thyhen nje dite...madje zemrat me te forta jane ato qe fshehin dhimbjet me te medha...e buzeqeshjet me te bukura fshehin nen petkun e tyre nje trishtim te madh...

Edhe ajo ishte e tille...e fshihte dhimbjen nen mburojen e forces e nje buzeqeshje....
Ishte betuar se nuk do qante me....ishte betuar se do tregohej e forte perballe cdo veshtiresie te jetes...si atehere...
Ajo kishte perballuar edhe dhimbje me te medha sigurisht do arrinte ta harronte dhe kete e ta kujtonte thjesht si nje kujtim i keq ...asgje me shume...

U betua per here te dyte per nje premtim qe u thye sot...u betua se nuk do qante me per asgje ne bote...si atehere...u betua se do tregohej e forte dhe askush nuk do luante me kurre me ndjenjat e saj....ndjenja te pastra qe dikush i keqperdori...luajti me to si te ishte nje loder femijesh...i shkeli pa meshire si te ishte nje lule ne toke...

Kujtoi se sa e lumtur kishte qene dje kur nje sms e tij kishte ndricuara ekranin e telefonit te saj :
"te dua zemra ime,te dua shume"
...Dhe si ishte sot e thyer ne nje mije cope...

Pse e kishte bere te mendonte se e donte kur gjithcka ishte e rreme...pse kishte luajtur me ndjenjat e saj kaq ulet...me gjene me te ulet qe mund ti behet nje femre...ajo e kishte dashur shume.

E kishte dashur me brishtesine e nje femije, e kishte dashur edhe ateher kur nuk arrinte te donte as veten e saj...dhe ai ja shperbleu ne kete menyre...

E kishte humbur besimin te dashuria...
E kishte humbur besimin te cdokush...
Ishte e lenduar, e shkaterruar , e thyer ne mijera copa qe do linin shenja edhe nese nje dite dikush do i ngjiste...

U ngrit nga shtrati qe per minuta me rradhe e kishte lare me lot...ishte bere deshmitar i vuajtjes se saj dhe shkoi perballe pasqyres...
Vuri re syte e enjtur e te skuqur nga te qaret...fshiu lotet dhe u betua se ai do ishte loti i saj i fundit per dashurine nuk do qante me ...nuk do lejonte me dike qe ta lendonte sic kishte bere ai...nuk do lejonte askend te shkrinte akullin e formuar ne zemren e saj...nuk do dashuronte...
"nuk do dashuronte" nje fjale e madhe...zemra nuk te pyet kurre se KUR duhet ta duam dike apo KE duhet te duam...

Ironi e fatit....

Lakoi nje buzeqeshje ne buze si per te treguar se ishte e forte dhe se mund t'ia dilte mbane...lakoi nje buzeqeshje te shtirur ,nje buzeqeshje qe nuk e fshihte dhimbjen e saj...ndoshta mund te fshish lotet nga syte ,por kurre nuk mund te fshish dhimbjen nga ato...

* ❤ * ❤ * ❤*

Kjo eshte pjesa e pare e historise time te pare...
Shpresoj qe ju do e pelqeni si nje amatore qe jam ne shkrimin e historive...😏

E perseris serish frymezimi i kesaj historie ka lindur nga ngjarje reale...

KleaDoma motrush shumee faleminderit per te gjithe suportin e ofruar dashuri ❤❤
Love you
😍😍😍

selviehasani4 edhe ty te falenderoj per ndihmen e madh

Pa ju te dyja kjo histori nuk do ishte postuar,,, jeni shpirti i historise me nje fjale 😍😍😍

Nje buzeqeshje e munguar...Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin