•Aras POV
Nuk më kishte ndodhur kurrë. Me qëllim i thash Erinës të vishej me të zeza për të parë se a ma ipte ndjesinë sikur Zana, por jo, ajo hyri zhveshi fustanin e zi, të brendshmet e zeza por prap asgjë.
Madje dhe thirra Zanën të vinte dhe me qēllim i dola gjysmë i zhvshur pêr ta sikletosur, dhe kur e pashë ishte e njëjta ndjesi si ajo e mëngjesit, diqka po më ndodhte, i frikësohesha asaj....Mëngjesi kishte ardhur dhe unë vdisja pēr gjumë, morra nga dollapi një palë komplete jeshile dhe i kombinova me këmishë të bardhë, flokët i lidha gërshetë anash dhe u parfimosa shumē.
Tani ndodhesha në zyrën e tij, lashë programin mbi tavolinë dhe kur hapa derën për të dalë jashtë u përplasa me Arasin.
"Ugh më falni nuk ju pashë. Si u zgjuat sot Z.Aras?" e pyeta duke buzëqeshur,
"Plot energji, po ju Znjsh.Zana jeni qetësuar pak?"
"Nuk jam çmendur ende që tê qetësohem!" dola dhe mbylla derën
Arasi pasi doli Zana vizatoi një buzëqeshje në fytyrë dhe sa u ul thirri asistenten e tij tē vinte, kaloi pak dhe ja ku u shfaq në derë Zana, ishte veshur me të gjelbërta dhe i rrinim tmerrësisht bukur rrobat, nuk mund të ngopesha duke e parë,
"Eja pak dhe shih gabimin që ke bërë"
Zana rrudhi vetullat dhe iu afrua pranë, Arasin filloi ta magjeps aroma e saj,
"Ja me një laps, i vizatojmë 'e' dy pika lart dhe u bë 'ë', mund ta kishe bërë dhe vetë.
"Mundja por gabimin e ke bërë ti jo unë!"
"Njeriu punon dhe gabon kam qenë unë ajo që ka punuar deri vonë jo ju, ju keni qenë në qiell e sipër"
"Znjsh. Zana nuk dua të flas me ju gjërat e mia personale, por tjera herë të keni kujdes se mund të denoheni!"
"Pa merak, do ta kem parasysh" dhe u largua.
Arasi prap qeshi, e kishte fiksim ta bënte me nerva Zanën, tashmë që kanë kaluar javë me të ishte bërë edhe lojë relaksi për të.
...."Alban, duhet të shqyrojmë planin e hotelit në bregdet"
"Edhe unë e pata një ide, do të shkoj vetë atje dhe njëkohësisjt të kaloj ca kohë me Lindën.
"Qenke bërê dhe romatik, edhe unë kam në plan të bëjë një festë bamirësie atë të përvjetshmen."
"Por ti e di që unë jam thjeshtë figurë, dhe ti nuk e lë askënd ta organizoj, prandaj nuk besoj se do të duhem dhe kam shumë nevojë të qëndroj me të dashurën"
"Pa problem zotëri, vetëm kujdes mos të ktheheni tre pastaj"
"Kalo dhe ti pak kohë me Zanën ajo është shumë argëtuese."
"Kam Erinën për argëtim unë, pas një ore mblidhe tërë stafin do tu them për mbrëmjen"
---------Pasi u mblodhëm të gjithë punonjësit e koorporatës, ishte Arasi ai i cili i shpërndau pije secilit, gati 70% e tyre qenë femra, Z. Aras sillej shumë mirë me ta ndërsa mua më la në këmbë
"Zana ulu, të lutem" ishte zëri i Albanit i cili u ngrit dhe më liroi dhe karrigen e vet madje
"Znjsh. Zana do të qëndroj në këmbë, atë punē ka" foli Arasi
"Siq e tha dhe Z. Aras, duhet ta bëjë punën time", iu ktheva dhe të gjithë po më shikonin,
Mbledhja filloi dhe tani jepnin ide të ndryshme lidhur me mbrêmjen, fillonin të shkruanin emrat e të ftuarëve, ftesat, disi tek rrija në këmbë kisha vendosur duart pas shpinde dhe vetëm i shikoja, gjithqka më dukej absurde, një mbrëmje gala ku më shumë harxhoheshin para për përgaditjen sesa për bamirësi,
"A mund të them diqka Z. Aras?" nuk e di se si më doli kjo por ai u kthye dhe fërkoi pak qafën
"Ja dhe pak dhe përfundoj mbledhja dhe mund të shkosh në tualet!"
Tualet? Po kush i kërkoi, epo kuptova që nuk do që ti përzihedha në punë, vetëm shikova Albanin i cili ma bëri me sy që mos ti ktheja më përgjigjëje.
Mbledhja përfundoj, Z. Aras kishte takim me Erinën dhe la zyren, kurse unë ia bëra me dorë Hanës që të vinte tek unë të bisedonim pak sepse ishte shumë monotoni."Thatë se bëhet çdo vit ky organizim apo jo?"
"Po ama është bërë klishe, çdo vit të njejtët mysafir, veshje të shtrenjta, plot makina, shapanja, pleq milioner të shoqëruar nga vajza të reja që duken sikur mbesat e tyre..."
"Pse nuk bëni ndonjë gjë ndryshe?"
"Z. Aras kështu thot nuk mi ti biem kunder fjalëve të tij!"
Sapo kisha hyrë në shtëpi, vesha rroba të rehatshme dhe u ula ta shikoj televizorin, duke e shikuar mendoja për Arasin, kisha filluar ta urreja shumë, urreja çdo veprim të tijin, madje çdo shikim i tij më ngjallte neveri, urreja fjalët e tij, kokëfortësinë e tij.Urreja mënyrën se si ecte, kalonte para zyrës sime pa më parë, urreja mënyrën sesi zbërthente kopsar e xhaketës së tij, si fliste me zyrtearêt që vinin për vizitë, urreja mënyrën sesi pinte ujë dhe dukej aq joshës, urreja sesi kur isha me të dukej sikur isha vetëm....
"Mos të duket pak e tepërt sesi u solle sot me Zanën?"e pyeti Albani duke ndezur një cigare,
"Ajo duhet ta dijë se ku e ka vendin, askush nuk i kërkoi mendimin asaj.."
"Dhe nuk e le të ulej, ajo ishte e lodhur dukej nga sytë!"
"Dhe kur u bëre ti tia shohësh asaj sytë, shif Lindën më mirë, se si sillem unë me të është punë për mua"
"Edhe ajo është bija e dikujt të duket e drejtë kjo, lëre vajzën rehat"
"Më pëlqen tia bëj ashtu"
"Të pëlqen vajza apo...?"
"Si më kupton ti mua!"
YOU ARE READING
Demin e tërbon e kuqja
RomanceNa ishte njëherë një pallat në të cilin jetonte një princ me flokë të zinj dhe shumë i pashëm. Qëndrimi i tij ishte i ftohtë si akulli por brenda tij jetonte një zemër e brishtë. Një vajzë e re ishte dashuruar me zemrën e tij. Ata kishin ndjenja shu...