"Ah sikur! Pra ti po më fton tek apartamenti yt!"
"Ashtu më duket!"
"Unë quhem Zana meqë ra fjala. Dhe do të më bënte mirë një pije freskuese Nik!" dhe ai bëri një fytyrë si fëmijë i gëzuar..... Hymë tek apartamenti i tij.... Ishte i këndshëm dhe si çudi ishte i pastërt dhe mjaft bukur i rregualluar për faktin që ai ishte një djalë por mu kujtua dhe shtëpia e Arasit, një shtëpi e ngrohtë....
"Emër i lezetëshëm ky Zana!"
"Thua, mua nuk më pëlqen dhe aq!"
"Çfarë thua moj, jeni dhe shumë e bukur! Këtë e kam parë natën kur erdhe tek dera!" dhe filloi të më imitonte si bëja,
"Hhaha, mos më turpëro! Po ti që dole ashtu gjysmëlakuriq, si nuk të vinte turp!"
"Pse të më vinte, unë i bukur jam, kam trupin yll, jam edhe beqar, aha, pra ty aty t'paska ngelur mendja!"
"Jo, jo mos keqkupto por ja ashtu pse mos të të kritikoj dhe unë!" ai filloi të qeshte dhe filloi të zbërthente kopsat e këmishës,
"Çfarë po bën?" e pyeta, isha shumë në siklet,
"Po luftoj vapën, Zana." dhe ashtu me këmishën e zbërthyer u ul,
"Kështu luftoni vapën ju?" e pyeta prap,
"Jo zakonisht i heq dhe pantollonat por...."
"Dhe rrini me mbathje?"
"Do ti heq?"
"Ah Jo, mos...."
"Haha, bëj shaka Zana."
"Ahh.." dhe bëra një fytyrë pak të qetësuar,
"Sepse unë rri lakuriq.."
"Çfarë?" dhe prap fytyra ime u skuq,
"Hahaha, Zana po bëja shaka!"
"Pra ti shaka bën vetëm në çështjen e lakuriqsisë?"
"Jo, jo shakanë e kam ashtu instikt..."
"Pra ju jetoni vetëm?"
"Jetoja me maqokun tim por ai ngordhi...."
"Më vjen shumë keq!"
"Jo nuk ka problem. Po ti vetëm?"
"Po vetëm, por gjatë gjithë ditës jam në punë..."
"Dëshiron të bëjmë diqka Zana?"
"Vetëm jo të zhvishemi!"
"Hahah, jo por eja do të dalim...." dhe ma kapi dorën dhe dolëm nga banesa e tij....
YOU ARE READING
Demin e tërbon e kuqja
RomanceNa ishte njëherë një pallat në të cilin jetonte një princ me flokë të zinj dhe shumë i pashëm. Qëndrimi i tij ishte i ftohtë si akulli por brenda tij jetonte një zemër e brishtë. Një vajzë e re ishte dashuruar me zemrën e tij. Ata kishin ndjenja shu...