23.

919 48 0
                                    


Bënte shumë freskët, Arasi kishte dalë dhe bëhej gati për not, por njëherë fliste në celularë me dikë,

"Z. Aras ka një familje të jashtëzakonshme, i telefonon çdo ditë motrës madje ajo nganjëherë vjen dhe jeton me të disa javë me të ata janë shumë të mirë."

"Sa mirë, edhe pse më duket shumë i vetmuar Arasi, sikur ka Erinën."

"Z. Aras ndihet nganjëherë i vetmuar sepse prindërit i ka të divorcuar por jetojnë larg njëri- tjerit, atë e merr malli ti shoh ata të dy së bashku, ai shpesh udhëton në Francë tek i ati, madje sa për Erinën ai nuk është i dashuruar me të, ai rri me të vetëm sa për të përmbushur egon e tij mashkullore, ai ka pasur shumë të dashura ama kurrë nuk ka dashuruar."

"E si i di ti të tëra këto?"

"Unë për Arasin punoj qysh kur ai ka hedh themelet e kompanisë dhe Z. Alban kur dëgjonte se ne bënim thashetheme për Arasin na tregonte për të."

Arasi hoqi bluzën dhe unë duke pirë ujë, kur e pashë më mbeti në fyt dhe fillova të kollisja saqë më dilnin lot nga sytë, trupi i tij më bëri gati ta mbysja veten, hhhh

Arasi hoqi bluzën dhe unë duke pirë ujë, kur e pashë më mbeti në fyt dhe fillova të kollisja saqë më dilnin lot nga sytë, trupi i tij më bëri gati ta mbysja veten, hhhh

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

"Zana je mirë?" pyeste vazhdimisht Hana e cila ishte shqetësuar,

"Mirë mirë, vetëm se e pata një moment kështu.."

"E kuptoj mirë Zana.." dhe i qeshi fytyra,

"AII, ç'i ke dhe ti këto aman, shiko punët, eja ti përfundojmë më shpejtë, zot o zot." dhe filluam ti grumbullojmë ca dosje dhe unë herë pas here shikoja Arasin i cili dukej fantastik në ujë, më duhej freski..... ujë... që të kthehem në tokë..

"Vajza, i keni gati?" pyeti Arasi me të bërtitura sepse ishte shumë larg nesh, ishte në pishinë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

"Vajza, i keni gati?" pyeti Arasi me të bërtitura sepse ishte shumë larg nesh, ishte në pishinë

"PO, PO Z. ARAS EDHE PAK NA KA NGELUR." ia ktheva dhe ai vetëm ma bëri me dorë ,

Aras POV

Shihja Zanën teksa punonte, dukej shumë e bukur në oborrin tim, punonte aq shumë, fliste shumë, kush e di se çfarë po i thoshte Hanës e ajo vetëm qeshte. Zana kishte një buzëqeshje perfekte, kishte ato dhëmbët e drejtë dhe të bardhë sikur zemra e saj, nganjëherë nuk mund ta shikoj në sy por po mos ta shoh unë çmendem. Ajo ka dy muaj që kur punon tek unë dhe më duket se edhe mua ka filluar të më ndryshoj, nuk mund të koncentrohem tek puna nëse ajo është afër meje, ajo më ka mësuar se jeta ndoshta nuk është të rrija mes katër mureve dhe vetëm të punoja, ajo ka mësuar trurin tim të punoj me ndjenja, të zgjoj jo flutura por një kopësht të tërë zoologjik, flokët e saja janë ëndrra ime më e madhe, aroma e saj është parajsa ime, kurse ajo, ajo është, gjithqka që dua.....

Demin e tërbon e kuqjaWhere stories live. Discover now