Arasi është perfekt, kjo më pëlqen shumë tek ai, madje edhe kur ai është arrogant, injorant, edhe kur mi puthte sytë, edhe kur ia ndjeja rrahjet e zemrës edhe tani që i ka ngitur ato dreq mure e nuk do të më dëgjoj më duket sikur e dua më tepër. Nuk kam qenë kështu më parë, një ditë dashuroj, një ditë dua vetëm të shtrihem dhe të mendoj, nganjëherë mendoj se si ta zbus kokën e tij, sesi ta bind të flasim, nganjëherë nuk e dua më, por kur e shoh në ata sy të thellë në dukje aq të ftohtë por aq të dashurueshëm. Nganjëherë të dashuruarit do të thotë ta lësh dashurinë në duart e tjetër kujt vetëm për vetëm të mos lëndohet një i pafajshëm që është rrugës, mendoj...
"Zana, për 15 min kemi mbledhjen!" la përgjysmë melankolinë e Zanës,Hana
"Po Hana, ja erdha tani!" dhe pashë Arasin duke dalur nga zyra dhe me vrap i shkova nga mbrapa dhe hymë në ashensor, prap bëra atë që bëj gati çdo ditë, bllokova ashensorin,
"Aras, më fal, Z. Aras, të lutem dua të më dëgjosh?"
"Znjsh. Zana, jeni çmendur gjë, po më mban peng apo çfarë? Nuk kam çfarë të bisedoj me ju, ju i keni thënë të gjitha apo jo, në atë copëzën e letrës?"
"Z. Aras, ju lutem!"
"Dëshironi t'ju pushoj apo çfarë?" dhe me forcë më kapi dorën dhe ma largoi nga butoni dhe shtypi numrin 1
"Të lutem Aras mos më bëj të ndihem e hutuar me ndjenjat e mia!"
"Ai është problemi yt, jo i imi, zonjushë!" dhe u hap dera dhe Arasi doli.
"Zana çfarë ke?" më pyeti Albani,
"Ai është shumë kokëfortë për të gëlltitur krenarinë e tij. Nuk dëshiron të flas me mua!"
"Zana, Arasin e njoh aq sa e njoh dhe veten, ai është shumë ama shumë kokëfortë po aq edhe hakmarrës. Shpresoj t'ia dalësh me të, sepse kur ai vendos diqka në kokën e tij, ai nuk e ndryshon!"
Të gjithë hymë në sallën e mbledhjes, ishte edhe Denisi. Nuk mi shqiti sytë për të vetmin moment, sa do të doja të dija qëllimin pse po e bënte, po të mjaftonte vetëm kjo, por në anën tjetër as Arasi nuk dëshiron të flas..,
"Znjsh. Zana, knaqësi t'iu shoh!"
"Z. Denis si keni qenë?"
"Mirë ca kohë..." dhe menjëherë në ,mbledhje hyri Arasi e ne të gjithë u ulëm dhe mua si asistente të tij më takonte të ulesha afër tij, por
"Hana uluni afër meje, ju lutem!" i kërkoi Arasi
"Në rregull Z.Aras!" dhe u ul duke më lënë mua në këmbë,
"Pse nuk uleni Znjsh. Zana, po pritni lutje?" mu kthye Arasi teksa aty ishte një qetësi e madhe. Pashë rreth tavolinës i vetmi vend i lirë ishte afër Denisit. Sa e urreja këtë moment.
ČTEŠ
Demin e tërbon e kuqja
RomanceNa ishte njëherë një pallat në të cilin jetonte një princ me flokë të zinj dhe shumë i pashëm. Qëndrimi i tij ishte i ftohtë si akulli por brenda tij jetonte një zemër e brishtë. Një vajzë e re ishte dashuruar me zemrën e tij. Ata kishin ndjenja shu...