37.

799 42 3
                                    

Pas një jave,

Një kapitull i ri në jetën time filloi sot. Sot unë lash gjithqka çfarë kisha, vuajtjet, hidhërimet. Sot është ditlindja ime. Ditëlindjet më pëlqejnë e sidomos kjo e imja sepse sipas 'statistikës' do të jetoj edhe një vit, mbase. Më cingëronte celulari,

"Alo mami!"

"Zana e dashur hape pak 'Skype' të lutem!" dhe menjëherë e hapa.

"Shumë Urime për ty ♪♪♪♪♪♪♪..." ma këndonin të gjithë, mami, babi, motra, mbesa dhe nipi im. Isha shumë e emocionuar, sepse kisha ditlindjen dhe fatkeqësisht nuk i kisha pranë ti përqafoja e të gëzohem me ta sepse fundja ata ishin forca ime më e madhe.

"Oh Faleminderit, jua dua shumë dhe më ka marrë malli pafund!"

"Edhe ne të duam shpirtë shpresojmë që ti të jesh e lumtur dhe shëndetplotë!" kurse mua mu mbushën sytë me lot, ti shihja përmes një katrori digjital dhe të mos ia ndjeja aromën nënës sime apo mos ta puthja babin, ta përqafoja motrën apo edhe të luaja me nipat e mi, më lëndonte.

Fatmirësisht ishte e shtunë. Pasi mbarova dushin, shkova në kuzhinë dhe bëra një kafe të madhe. Hapa celularin dhe po i lexoja të gjitha urimet që më kishin ardhur ne e-mail. Jam shumë e lumtur që njerëzit kujtohen për të më uruar.

'Po Arasi pse nuk ma uroi. Mos ndoshta nuk e di ai kur e kam ditëlindjen!' mendova, derisa mendimet mi ndërpreu trokitja në derë. Nxitova ta hap,

"SURPRIZË!!" nuk po mund ta besoja,

"Laida! Linda!" ishin dy shoqet e mia, familja ime me një tortë të madhe në duar dhe me ca balona,

"Urime mikja jonë ditëlindjen!" dhe më kapën të dyja e më mbytën me të puthura..

"O zot, Laida qenke kthyer!"

"E si mund të mungoja në ditlindjen e shoqes sime!"

"Eja hymë brenda goca!" dhe sa hymë brenda Laida nxori nga qesja një shampanjë dhe e hapi.

"Për shumë vite plot shëndet, lumturi e dashuri!" dhe cakëruam gotat,

"Dhe me ju, zemrat e mia. Jua dua shumë. Nuk gjej fjalë për t'ju falenderuar!" e kështu festa e tyre vazhdoi...

"Zana eja në terasë shpejt!" thërrisnin si të çmendura Linda dhe Laida

Ups! Tento obrázek porušuje naše pokyny k obsahu. Před publikováním ho, prosím, buď odstraň, nebo nahraď jiným.

"Zana eja në terasë shpejt!" thërrisnin si të çmendura Linda dhe Laida.

"Çfarë ka ndodhur?"

"Eja shiko pak!"

"Çfarë...." mbeta pa fjalë.Qindra balona në formë zemre po fluturonin në qiell dhe afër ballkonit tim. Isha habitur komplet. Isha surprizuar shumë.

Ups! Tento obrázek porušuje naše pokyny k obsahu. Před publikováním ho, prosím, buď odstraň, nebo nahraď jiným.
Demin e tërbon e kuqjaKde žijí příběhy. Začni objevovat