Pasi festuan mbrëmë 1 mujorin si bashkëshortë, Arasi erdhi nga puna i lodhur dhe Zana e cila ia kishte marrë dorën e të qenurit 'nuse' ia shtroi darkën. Arasi u ngrit dhe filloi të bëj kafe për të dy ata.
"Aras a nuk të është bërë bezdi që jam çdo ditë këtu me ty, pra që jetojmë bashkë."
"Zana ti je gruaja ime, si ka mundësi të ndodhë diqka e tillë!"
"Po por duke marrë parasysh se ti ke jetuar vetëm, me siguri je bezdisur duke më parë gjithkund."
"Zana, kjo tani nuk është vetëm shtëpia ime, është shtëpia jonë! Në mëngjes ngrihemi së bashku, në mbrëmje biem së bashku, jam i lumtur!" dhe filloi të qeshte,
"Pse qesh Z. Aras?"
"Sepse akoma nuk jam mësuar me faktin se ti ndërrohesh kaq shpejt."
"Ç' arsye absurde për të qeshur. Ke ndonjë gjë që nuk je mësuar akoma me mua?"
"Ka edhe shumë gjëra, ja përshembull gjithmonë harron ta mbyllësh derën e frigoriferit, dhe kur i lan dhëmbët në mëngjes vrapon aq shumë pa ndërprerë dhe çdo ditë thuajse i punon shumë punë njëkohësisht. Pra pasi që e bëmë këtë rezyme, ma thuaj ti se çfarë mendon për rutinën time?"
"Epo, ti Aras sillesh si fëmijë kur zgjohesh në mëngjesh, dukesh si qingj i pafajshëm. Pastaj bën dush dhe për 15 minuta qëndron me kafe në dorë duke vështruar jashtë. Dhe pas asaj fillon dita e ngarkuar e Arasit."
"Pa shiko ti..."
"Dhe jam shumë e lumtur që këtë mund ta shoh vetëm unë. Që vetëm unë kam të drejtën ta ndaj mëngjesin me ty."
.
.
.
Pas 1 Viti
.
.
Ishte ora gati 11 dhe Zana akoma nuk ishte zgjuar. U afrova dhe i lashë një puthje në faqe,
"Zana, hajde zgjohu. Zgjohu e dashur!" kurse ajo i hapi fare pak sytë,
"Mirëmengjesi Zana, është koha për tu zgjuar."
"Hë tani, eja të flemë dhe pak të lutem! Nuk mund ti hap sytë!"
"Zana mos bëj kështu, zgjohu!"
"Ik Aras bëj mëngjesin se më hahet shumë."
"Zana je mirë?"
"Më flihet....".
.
.
.
"Zana!" ishte Linda ajo që e kishte ftuar Zanën të dilnin në kafe,
"Linda, si je? Si kalon."
YOU ARE READING
Demin e tërbon e kuqja
RomanceNa ishte njëherë një pallat në të cilin jetonte një princ me flokë të zinj dhe shumë i pashëm. Qëndrimi i tij ishte i ftohtë si akulli por brenda tij jetonte një zemër e brishtë. Një vajzë e re ishte dashuruar me zemrën e tij. Ata kishin ndjenja shu...