Më dhimbte qafa, dhe u zgjova e pashë veten të mbi tavolinë, më kishte zënë gjumi, shikoj në celular ora shënonte 17: 56. Mbështetem në karrigë dhe shikoj përreth dukesha si përgjumësh, në tavolinë ishte një letër. Mora letrën dhe e hapa,
'Aty ku u ndjemë të sigurtë! Z.'
Çfarë është kjo? Mendova me vete, 'Z', Zana qenka, por kjo?! E kuptova qenka si një lojë puzzle, duhet ti gjej këtë vend që ta marr përgjigjëjen. Po ku të jetë vallë ky vendi? Ahhh e kuptova është tek qoshi ynë, tek sheshi. Mora xhaketën dhe u nisa drejt në makinë që të mbërrija më shpejt...Sapo mbërriva Zana nuk ishte aty, mu afrua një vajzë e vogël me ca dy bishtaleca dhe dukej shumë simpatike,
"A jeni ju Z. Arasi?"
"Po unë jam vogëlushe!"
"Kjo letër është për ty!" dhe u largua me vrap tek shoqet e saja,
Hapa dhe këtë letër
'Aty ku nuk hyjnë rrezet e diellit! Z.'
Në dhomën time nuk hyjnë rrezet. Shpejt shokva ta shikoj, sapo hyra në dhomë një letër ishte e vendosur në tokë, marr dhe e hapi
'Vezët e djegura.... Z.'
Kjo ishte e lehtë. Në kuzhinë. Letra e fshehur në kuzhinë shënonte:
'Aty ku bëra gabimin më të madh! Z.'
Sipas meje duhet të jetë shtëpia në pemë. Menjëherë u nisa.
Tani më dukej se do ta zbuloja misterin dhe mbase ku i dihet shoh Zanën. Mbërrita tek shtëpia, për fat ishte akoma dritë por duhej mbase edhe pak minuta të perëndonte dielli. Hyra tek shtëpia dhe pashë mbi komodinë letrën.
'Më fal..? Z.'
Gjithqka në emër të saj, zemra më rrihte fort, duart filluan të më djersisin, u ngjalla në emër të saj, u ngjallën emocionet, u gjenda në një situatë që prej kohësh e prisja, dola jashtë dhe e pashë Zanën, më shikonte me dy sytë e saj që shkëlqenin nga perëndimi i Diellit, zbrita poshtë dhe ajo mu hodh në përqafim, më kishte shtrënguar shumë saqë mendonte se do ta lija e të ikja larg. Më pëshpëriti në vesh,
YOU ARE READING
Demin e tërbon e kuqja
RomanceNa ishte njëherë një pallat në të cilin jetonte një princ me flokë të zinj dhe shumë i pashëm. Qëndrimi i tij ishte i ftohtë si akulli por brenda tij jetonte një zemër e brishtë. Një vajzë e re ishte dashuruar me zemrën e tij. Ata kishin ndjenja shu...