prologue🌠

1.4K 111 230
                                    

Thuhet që  kurrë s'duhet të premtosh kur je i lumtur as të marrësh vendime kur je i trishtuar...por kur nuk ka ngjyra të tjera në mes të këtyre dy botëve e  kur je në udhëkryqe gjithë kohës e vetmja gjë që do është të lëvizësh.

Një melodi e ëmbël që s'depërton vetëm në çekiç por në hapësirën e zezë ku 'ftohtë' zotëron gjithcka, një fjalë e lexuar, e pikëpyetje të shumta që zbutin të vdekshmit e shushojnë të pabindurin e gjumit.

Lotë tae tharë e shpirt i pavdekshëm.
Frymëmarrje të shpeshta të pajeta.
Trokitje të shumta e të vërteta të pathëna.

Ashtu mes lotësh të harruar vendos të shkruajë një letër për dikë që dikur kishte rëndësi për të, ama sot ai do të ngelet thjesht si një kujtim.

Diku e kishte bërë të ardhmen e saj , ama sot është dita që të friksonte dje merr një kuptim akoma me të gjerë dhe e ardhmja e dikurshme bëhet një harresë për të nesërmen.

Me këto mendime nis e shkruan:

Ti the që është fundi dhe pa kthyer kokën pas u largove...unë e konfuzuar kërkova për të  kudo, e kur mu desh të kontrolloja brenda meje, nuk gjeta  asgjë nga fjalët e bukura por vetëm pyetje.
Pyetje që rëndojnë tepër për shpirtin tim, që lëngon në heshtje e më nuk qesh, por vetëm dridhet sa herë kujton që shpirti jot më urren pa arsye. Pyetje që s'guxoj t'ia bëj as vetes, që më thellë do i gropos akoma pa ditur se ç'dreqin janë, e ndoshta ky do mbetet një ndër sekretet tona...sa keq që është më i hidhuri .
Më kërkove të largohesha , më fyeve, më bëre të humb vetbesimin e të harroj si merret frymë. Me kërkove të largohesha apo të më vrasësh?


E mbyll bllokun e zi që kishte shumë pak fletë të mbetura të pa shënuara dhe e vendos në çantë e niset për tek puna e saj e re që ishte sfida që ia detyroi vetes për ta ndeshkuar.

E pastaj thonë që askush se ndëshkon atë, askush se ndëshkon veten e çdokush synon plotësimin e interesave të tyre personale.

Kjo gjë nuk vlente për Nirvanën që i ishte përkushtuar jetës së çdokujt që thërriste për ndihmë dhe kërkonte për bllokun e zi që të mund të mbyllte problemet e saj sa herë që mbyllte atë  kapak.

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me heroin kur bie nata, çndodh me të kur ka mijëra demone brenda në kokë që e rrëmbejnë sa here tu shkrepet? Ç'ndodh me heroin kur ka nevojë për një hero ama një vend si përballon dot dy të tillë?

"Ç'po vizaton?" Pyet një nga të burgosurit me një trup të imët e fytyre hollake që në pamje të parë e jepte përshtypjen e një engjëlli e në mos engjëll, një personazh protagonist në një nga ata filmat aksion. Do i besonte jetën po të mos e dinte që ai është një vrasës.

Ashtu e qetë ecen për tek tavolina tjetër e mbushur plot me persona trupmëdhenj që e gjenin orën e terapisë me psikologen më të mirë të qytetit një dy orësh qejfi  për ta harxhuar duke luajtur me letra e duke dhënë dënime si larje çorapesh apo pastrim tualeti për ata që humbasin.

"Zotërinj ju lutem! Le ti përmbahemi planit." Shkund dosjen me disa fletë para tyre, e kërkon tu tërheqë vëmendjen .

Ulet në tavolinën e saj dhe psherëtin një "Është e kotë." Hedh sytë drejt dhomës për ta gjetur veten të rrethuar nga kriminelë të vërtetë që me një grusht mund ti rrezonin dy policët roje, e të  bënin çtë donin me to dhe me Nirvanen ama kjo se frikesonte aspak. Ishte e vendosur të arrinte ate çka donte e ajo çka donte ishte ti shëronte të gjithë këta burra të shëndetshëm që ndoshta-ndoshta vuanin nga dementia.

Syte i ngelin tek një tavolinë me një person të vetëm të ulur në të , që vështronte nga dritarja oborrin e burgut. Këto pamje servireshin vetëm tek kjo dhomë që perdorej e shfrytëzohej nga të burgosurit si tu donte qejfi.

"As sot nuk ke ndërmend të flasësh Stiv?"

"S'jam njeri i fjalës unë, po të duash kalojmë direkt në aksion."

Normalisht do neveritej nga kjo shprehje por çti  bësh që s'ishte hera e parë që e degjonte të thënë pikërisht nga i burgosuri misterioz që gjithmonë ulej vetëm në terapinë e saj detyruese e të dështuar.

Thuhet që kurrë s'duhet të  premtosh kur je i lumtur as të marrësh vendime kur je i trishtuar ama kjo ishte ajo çka Nirvana gjithmonë bënte e këto ishin pasojat që ajo gjithmonë duhej ti vuante.

🌠🌠🌠
Cekic* është një pjesë e brendshme e veshit të njeriut.

New story ya suckers. Jam e emocionuar sepse... se di 😞😂 kam nje super ide ne mendje por spo e themmm se sdua ta spoil qe tashi .

Alert alert alert

Kjo histori do ket shume skena te pa perballueshme e do mundohem te paraqes nje realitet e nje bote qe gjendet brenda secilit prej nesh ne menyra te ndryshme.

Shpresoj tju pelqeje and deep down I know you will 😏😜(fuck my selfestime qe eshte to damn high😂)

Dedicated to Ana_Marku

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now