Nenvizon disa emra me lapustilin e saj fosforeshent teksa pi caj kamomili nga kupa e madhe me emrin e saj, dhurate nga disa shoqe te dikurshme te universitetit qe pasi mbaruan bachelor-in filluan te zhdukeshin si mizat ne shi e te mos telefononin me pasi u martuan. Vendos kupen mbi komo dhe shtrihet me kurriz duke numeruar emrat ne liste per te gjetur nje menyre me te lehte perzgjedhjeje.
I duhej te zgjidhte vetem 20 te burgosur nga dhjetra te listuar dhe per ti lehtesuar punen vetes mund edhe te zgjidhte te evitonte persona te arrestuar per akuza te renda. Mirpo duke mos i kushtuar rendesi mbiemrit te vene perkrah emrave zgjodhi 5 te burgosur nga mesi i cdo flete. E emerat me pas ia dergoi sekretares me nje e-mail duke shkruar bukur per te treguar keqardhje per personat qe nuk do mund te mernin pjese ne terapi dhe se mezi e priste te nesermen per te vene ne jete projektin e saj te rradhes.
Pasi rrekelleu disa gota me shoqen e ngushte ne barin qe ndodhej afer apartamentit te saj, e cila kembengulte te kendonte edhe nje tjeter kenge te Dua Lipa ne karakoken e improvizuar ne nje cep te barit u shtri e lodhur me nje trup te rende mbi krevatin e rehatshem.
Duke marre ere si qen zagar mbi jastikun ne te cilin kishte vene koken arriti te shquante aromen kaq te pelqyeshme e cila i solli kujtime qe figuroheshin me fytyren e tij. Iu kujtua i fejuari qe kaq shume i kishte besuar e falur. Iu kujtuan varg edhe castet kur ndonjehere justifikonte veprimet e kota njerezore duke i hiperbolizuar per tia treguar atij si ndodhi te dites teksa do flisnin ne telefon.
Kujtoi edhe parapergatitjet para pasqyres teksa mundohej te perzgjidhte fjalet qe do i thonte apo kur si e marre ulej te shihte video me permbajtje seksuale qe te arrinte ti falte kenaqesine maksimale.
Tere keto marrina do thoshte babai i saj, dikur per Nirvanen kishin rendesi te madhe ama sot teksa kthehet disa kujtime pas, mallkon veten e kerkon te struket, te futet shtate pashe nen dhè. Kupton qe serish nuk duhej ti besonte dikujt e duke i dhene keshilla te pafundme vetes e humb vetedijen per te rene ne nje gjume te thelle.
Zgjohet mengjesin e asaj dite te re nga telefonata e perhershme e shoqes se saj, per ti dhene mbeshtetje njera tjetres me shume se uruar per ate agim te ri.
"Zhezyyy!" Zeri kumbues i Lorit ben qe Nirvana ta largoje disa telefonin nga veshi.
"Mgjes sunshine mgjes! Cke qe bertet aman?"
"Jam e emocionuar per projektin tend te ri moj. Skam vene gjume ne sy duke menduar per tere ata tipat muskuloze te mbuluar ne tatuazhe qe do takosh sot." Teprimi i fjaleve te saj nuk kishte nevoje per ndonje pergjigje te Nirvanes e cila shfrynte si dem pertacine e zgjimit ne nje dite tjeter te re.
"Lori. Sia dal dot vetme e ti e di shume mire. Kshu qe boll bere si rruspie po merr edhe Jurgenin me vete dhe takohemi te karburanti afer burgut."
"E di, e di prandaj edhe jam zgjuar plot energji sot. Para se tme gjykosh dua te them qe skam pare ndonjehere burg me sy e jo me kriminele. Kshu qe merre me mend sa e gzuar qe jam. E nese po pyet nese i kam pshurrur breket po te them qe kam marre nje pale me vete nese kjo do ndodhe. Jam pergatitur per cdo gje mike. "
Cmenduria e saj dallohej edhe ne cdo fjale qe nxirrte po te mos ishte per floket e gjata bjonde te lyera ne fund me fije blu e lejla apo per pirsingun e saj te cuditshem qe rrotullohej dy here ne buzen e saj te poshtme si nje neperke rreth nje peme molle gjate diteve te ngrohta . Edhe vete krahasimet qe Nirvana bente per te ishin cmenduri.
"Ok pra cmenduria dora vete. Takohemi atje sa te behem gati une."
U pershendeten sikur te mos shiheshin pas disa oresh duke derguar mijera puthje dhe duke i thene njera tjetres ta mbyllnin telefonin si dashnorë qe sapo kishin provuar ethet cjerrese te kesaj ndjenje jo aq te kulluar.
Nirvanes iu desh te paraqitej ne zyre per te degjuar klientin e rradhes qe ankohej per te shoqen qe i ishte ftohur pas tridhjete vitesh martese duke menduar se ai e tradhetonte ate me nje nga kusherirat e kunates. Po ankohej per budallalleqet e te shoqes qe kishte humbur besimin tek ai shume vite me pare ama me ne fund per shkak te menopauzes kishte arritur te tregohej me impulsive dhe te rriste vetevlersimin duke nxjerre ne pah pasigurite e tere atyre viteve te kaluara ne friken e tradhetise.
Duke i dhene keshillat e duhura , pa u perfshire emocionalisht ne ceshtje kerkoi qe heren tjeter te vinte se bashku me te shoqen ne terapi. E ajo here tjeter do ishte e dhimbshme pasi shume te verteta do nxirreshin ne shesh.
Pas nje ore te lodhshme bisedimi kerkoi sekretaren per ti sjelle kafen e zakonshme ama para se ti jepte porosine nje telefonate e nderpreu.
Lexoi emrin ne ekranin e telefonit dhe urdheroi sekretaren qe te dilte jashte e te strukej ne tryezen e saj per te duruar ate dhimbje koke qe kishte pak kohe qe e kishte pushtuar."Po Niko! Me thuaj!"
"Smund te vij sot ne terapi pasi e kam lene per dreke me Noelen. Besoj se nuk eshte problem apo jo? Te premtoj qe do e zevendesojme sa me pare te jete e mundur."
Zeri pas telefonit ishte i mbushur me dhimbje ama vinte i plote dhe energjik."Pra me ne fund ia paske mbushur mendjen vetes per te dale me baristen e urte e te ndjeshme?"
"Aman Nirvana se boll siklet e kam po mos me bej te pendohem. Pastaj ne jemi vetem miq."
"Do ishit me shume po ti hapje ato dreq sysh e te pranoje te verteten Niko. Ta kam thene qe smund te qendrojme peng te se kaluares."
"E di ama sjam gati ose jam gjysem gati per te hedhur ate hap. Flasim kur te takohemi. Ti me uro fat njehere e lutu qe mos ta dreqos."
"Kok e kembe ke rene. Ik tani. Shihemi!"
Ishte e lumtur qe kishte patur Nikon jo vetem si nje klient besnik por edhe si nje mik ku te mbeshteteshin diteve qe fortuna te medha i perplasnin rrugeve te erreta e cepave te ftohte te meshires se fatit.
U ulen ne lokalin perballe karburantit duke ndare detyrat qe do te kryenin ne momentin qe do te hynin brenda ne burg . Lorit iu desh tia perseriste dy here pasi kishte frike se mos nga emocionet e pakuptueshme do ngaterronte gjithcka e do i prishte pune ndersa per Jurgenin ishte e sigurt qe sdo bente asgje qe do ia komplikonte komunikimin me te burgosurit duke qene se ai ishte nje djale qe nuk udhehiqej nga ndjenjat dhe qe dinte te kthente nje situate nervozizmi ne nje humoristike. I duhej mbeshtetja e tij per te qetesuar te pakten Lorin qe do zhgenjehej qe ne momentin qe i burgosuri i pare te shkelte ne ate dhome.
Dere burgu u hapen derisa arriten tek dhoma ku do zhvillohej projekti qe u hap nga sekretarja per tia lene me pas celesin nje nga policeve roje qe sot kishin pushtuar korridorin e ftohte.
Hyne brenda e te lodhur perplasin kutite e medha me ushqime te thata qe do u sherbenin te burgosurve ne fund te terapise e me pas ulen ne tavolinen e madhe perballe duke perseritur detyrat e gjithsecilit ne pritje qe dera e celikte te hapej serish.
❇❇❇
Yup...ai Niko aty lart eshte Niko i llastices qe ka fillu me cel gonxhe me baristen 😜😜 😂. E shifni sa e mir jam. Se lash vejush tere jetes tjetrin 😂😂😂😌.
Ps: Niko ne te vertete(dmth ai te fotot e librit "Ahhh!Kjo Llastica") eshte nje polic ne brazill 😱. Me erdhi ky info ne inbox nga nje litle bird 😜
Dedicated to MIRROR_MIRROR25 meqe na dha pergjigjen e sakte 😛
BINABASA MO ANG
Dementia (Shqıp) |✔|
General FictionDementia- shenjat e dukshme te marrezise. Por cndodh kur nje dementia detyrohet te sherohet nga nje tjeter "dementia"?