Ate te enjte Nirvana e kish humbur fare dhe po kerkonte per pergjigje duke fajesuar veten per dicka te cilen smund ta ndalonte ama as nuk e filloi.
Duke qare e duke perplasur duart mbi timonin e makines syte e mjegulluar e kishin humbur e mendja gjetke po i fluturonte. U perplas me nje shtylle te shtremberuar nga telat e shumte elektrike duke e bere qe te rrezohej teresisht duke demtuar keshtu edhe makinen qe e kishte si dhurate e dhuratat i mbante si gjera te shenjta.
Ishte zilja e telefonit ajo cka i hapi syte e perenduar dhe ashtu e tronditur po kerkonte me duart ne cante telefonin qe dridhej.
"Nirvana. Jam une Marvin. Albina... i ra te fikte eshte pa ndjenja . Po e coj ne spital."
Ndaloi se foluri per te pritur nje pergjigje nga ana e Nirvanes, qe e rraskapitur nga tronditja qe i kishte shkaktuar perplasja nuk po dinte cte thoshte.
"Nirvana , je aty?" Ngulmonte ai per nje pergjigje.
"Jam perplasur me makine. Jam afer burgut. Nese mundesh dergo nje ambulance ose eja me merr. Te lutem!"
U frikesua teksa po shikonte ti rridhte gjak ne duar e ne balle e nuk donte te qendronte vetem pasi ishte e sigurt qe do i binte te fiket nga gjithe ajo ngjyre e kuqe. E mbajti telefonin tek veshi dhe iu lut Marvinit te mos e mbyllte duke e vene edhe ate nen presion duke rrezikuar edhe jeten e tyre.
"Me duhet ta mbyll qe te marr ambulancen." Ishte e vetmja gje qe u degjua nga ai teksa Nirvana po merrte fryme thelle per te qetesuar veten. Kishte pare shume filma e kishte lexuar dhe libra qe aq bukur pershkruanin skena te tilla. Ama tani qe ndodhej aty si protagoniste ne ate ngjarje filloi te shqetesohej e nervozohej duke bere keshtu te mundur qarkullimin e gjakut me te shpejte e kjo rriste edhe mundesine e gjakderdhjes.
Mirpo ajo kete gje nuk e dinte. E sforconte veten duke kerkuar qe te hapej dera e spo dinte as pse nuk po hapej. Per disa caste iu duk edhe sikur iu mor fryma edhe vete ajo se kuptoi nga i erdhi deshira per te shkruar dicka ne bllokun e zi.
E hoqi nga mendja ate deshire duke shtyre trupin e saj te rende nga sedilja. Beri edhe nje tjeter perpjekje per tu ngritur pasi dukej qe ajo se kishte me trupin ne zoterim.
Ashtu duke u capitur e duke folur jerm disa fjale kurajoje arriti te zvarritej deri tek dera e pasagjerit duke e shtyre fort per te dale jashta. Mori fryme thelle teksa dera u perplas per tu mbyllur serish vete nga shtremberimet qe i kishin ndodhur .
Mbeshteti shpatullat mbi te teksa trupi po i lehtesohej dhe shikimi po i turbullohej.
***
Ishin thirrjet e Marvin ato qe e zgjuan Nirvanen teksa ajo po puliste syte pasi kishte bere nje 4 oresh te mire gjumi nga ilacet qe i kishin dhene. Dora e fashuar e saj u gjend ne duart e ngrohta te tij dhe gjeja e pare me te cilen hasi kur hapi syte plotesisht ishte buzeqeshja e shtirur dhe shqetesimi qe i lexohej Marvinit ne sy.Nirvana do betohej qe skishte pare njeri kaq te dashuruar...
E mori ne krahet e tij dhe e shterngoi fort. Gjoksi i saj u shtyp nen perqafimin e ngrohte te tij duke e bere situaten paska te sikletshme e duke filluar keshtu mendime rreth mendimeve te njeri tjetrit te cilat nuk u mbyten as kur filloi biseda.
"Me thuaj cndodhi?"
"Nje i burgosur kishte vrare veten. Ai ka qene ne terapine time. Dua te them qe ai tip sdo kryente kurre vetevrasje . E kane vrare dhe une e di kush."
"Te lutem Nirvana qetesohu dhe ma thuaj edhe njehere se cfare po ndodh!" E ndihmoi te zinte vend tek shtrati me carcafet e bardhe dike zene nje vend afer saj per te mos ia leshuar doren qe e perkedhelte papushim duke formuar rrathe te vegjel. Ndjesia e lekures se saj e ndizte akoma edhe me shume . Po fillonte ta cmendte fakti qe smund ta puthte kur te donte apo qe ndoshta sdo kishte kurre mundesi te eksploronte trupin e saj, por duke shternguar nofullat hodhi tutje ato mendime dhe u fokusua tek buzet e saj.
YOU ARE READING
Dementia (Shqıp) |✔|
General FictionDementia- shenjat e dukshme te marrezise. Por cndodh kur nje dementia detyrohet te sherohet nga nje tjeter "dementia"?