part 18🌠

281 42 116
                                    

Dedicated to Mergis1

Ishte e thyer . Kujtimet e nje dite me pare e kishin rrenuar. Lotet dhe britmat e te  te njohurve te Albines  e kishin derrmuar shpirterisht. Ishte e para here qe merrte pjese ne nje ceremoni mortore dhe ishte mjaft e frikesuar se mos bente ndonje gje gabim e te bente keshtu hidherimin e atyre njerezve akoma me te madh.

Ishte e para here qe merrte pjese ne nje ceremoni lamtumire per dike e u ndje bosh per ore te tera. Ndjeu sesi kishte harxhuar shume kohe ne gjera te kota pa ditur se shume njerez rreth saj kane ditur ta duan me te vertete...pa kushte.

"Nirvana pse vetem vizatim do te bejme sot?" Nje nga te burgosurot ngre lart fleten e bardhe te vijezuar me te zeze duke e valevitur nga tryeza ku po qendronte.

Nirvana tundi koken ne shenje pohimi teksa shihte majen e kepuceve te saj te zeza . Refuzoi te shikonte ne sy deshtimin e saj. E ndersa te burgosurit po shihnin njeri tjetrin ne sy duke pyetur njekohesisht te gjithe te njejten gje. 'Ckishte ndodhur me psikologen e tyre?'

Nje hije e rende u afrua drejt saj dhe teksa qendronte perpara Nirvanes pa pipetire shikonte syte e perhumbur nderkohe qe leshoi mbi tavolinen plastike nje bllok me kapak te zi. Sa nevoje kishte Nirvana  ta afronte prane vetes ate bllok e te perkedhelte ato faqe bosh me boje te zeze. Sa nevoje kishte te hidhte mendimet e saj mbi dicka ama sot nuk mundej.

"Si ndihesh?" E kishte pyetur Jonin i cili kishte qendruar prane varrit te saj edhe atehere kur te gjithe ishin larguar.

"Me cope se vete copeza. Ndihem kaq i vogel prane saj. Kaq i pafuqishem prane varrit te saj. Kaq me faj qe skisha ne dore te beja dicka per te. E dua."
Nuk qante dot sepse dhimbjen e tij se pershkruanin dot lotet. I dhimbte dicka ne kraharor sepse dikush i kish terhequr nje pjese te shpirtit dhe e kish derguar ne qiell te shndriste , si ylli me i bukur.

"Me vjen keq per gjendjen tende. Mund ta marresh bllokun!" E shtyu me dore bllokun e zi per ta afruar me afer Nirvanes.

"Cfare ndodh kur vdes dikush? Ku shkon ajo frymemarrja e fundit? Njeriu eshte i perbere nga energjia medoemos ajo energji duhet te shnderrohet diku?"

Pyetjet e saj  ngriten te burgosurit nga tavolina dhe si te hipnotizuar po afroheshin drejt saj. U ulen ku munden , ca mbi tavoline ca mbi dysheme duke u munduar te kuptonin lojen e rradhes te Nirvanes e cila thjesht po kerkonte pergjigje.

"Shkon ne parajse." Ia behu njeri andej nga fundi me nje seriozitet te pashoq ne fytyre.

"Ose ne ferr." Plotesoi Stivi qe vazhdonte te kerkonte per syte e perlotur e te skuqur nga te qarit e tepert te Nirvanes.

"Po sikur ferri dhe parajsa te mos ekzistonin? Te ishin thjesht trillime per te rregulluar sjelljen njerezore ne showeerite primitive. Si cjane rregullat dhe ligjet sot ne shoqerite moderne. Kane sanksion ashtu sic premtohet sanksion per ne boten e pertejme nese sillesh keq ne kete bote." Shumica nuk e kuptuan cfare ajo po mundohej te thonte.

"Me la nje leter Nirvana. " ate leter e mbante shtrenguar midis gishtave.

"A mundem!" Nirvana kishte kerkuar te hidhte nje sy per deshirat e fundit te saj e Joni e lejoi.

"Cdo te thote keq?" Pyet nje nga te burgosurit e kesaj pyetje Nirvana mund ti pergjigjej shume lehte por se beri. Priti per nje pergjigje nga ata ama u degjuan vetem peshperima.

"Keq do te thote une , ti ..." po drejtonte gishtin sa tek nje i burgosur sa tek tjetri per te treguar qe keq kishin bere te gjithe e per disa prej atyre te keqijave ndodheshin aty.

"E di qe duket budallallik ama akoma e shoh time moter . E shoh cdo nate ne yllin me te shndritshem aty lart ne qiell nga ajo dritarja e vogel e qelise." Kokat e te burgosurve u drejtuan nga ai qe po fliste e syte e tij te mbushur me lote nuk u interesuan per dhimbjen njerezore qe u shfaq nga shpirti i te burgosurve.

Kur mori letren ne duar e dalloi menjehere ate poezi te Elizabeth. E kishte hasur diku ne ndonje faqe libri ama si kishte bere pershtypje por teksa lexonte me ze rreshtat arriti te shquante deshiren e fundit te cdo shpirti te vdekur.

Do not stand at my grave and weep
I am not there; I do not sleep.
I am a thousand winds that blow,
I am the diamond glints on snow,
I am the sun on ripened grain,
I am the gentle autumn rain.
When you awaken in the morning's hush
I am the swift uplifting rush
Of quiet birds in circled flight.
I am the soft stars that shine at night.
Do not stand at my grave and cry,
I am not there; I did not die.

"Ndoshta askush nuk vdes...ndoshta te gjithe nje dite thjesht largohemi per pak kohe sepse perjetesia nuk ekziston." Ishte pergjigjia e Nirvanes e cila sikur permbylli ate bisede dhe vendosi heshtje ne ate dhome. Te burgosurit e burgut Shen Vasili ne Vlore po qendronin rreth saj te heshtur ama heshtja e tyre sot kishte folur me shume se kurre.

"Faleminderit!" Ishte Nirvana ajo qe ndjeu nevojen per te thyer ate heshtje e per te pare tanime ne syte e gjithsecilit. Ishin te teperta fjalet ne ate dhome ate dite e prandaj edhe vendosi te largohej. Ndoshta sdo kthehej me aty per te ngjitur copeza te thyera te shpirtit te saj. Sdo kthehej me per te rregulluar dicka qe tanime kishte marre fund sepse fundja ata kishin ndryshuar e Nirvana smund te bente me asgje per ta.

"Do ktheheni serish?" Ishte Stivi ai qe pyeti sepse ai arrinte mire te kuptonte shikimet e te tjereve .

E ajo heshti . U degjua  kercitja e deres se celikte qe ajo e terhoqi per ta mbyllur e per te lene pas te habitur ata qe ne fillim sdeshironin asgje nga Nirvana.

****

"Sa pak di per jeten tende Marvin e sa shume dua te di. "  Kishte vendosur doren mbi faqen e tij teksa  perkedhelte lekuren  me gishtin e madh. Syte e saj  skanonin fytyren e tij e ai thjesht buzeqeshte kur kishte ate prane.

"Sepse cdokush ka nje histori nga pas Nirvana dhe une e kam nje."

E ajo ishte e gatshme per te degjuar personin qe i mbante shtrenguar doren ne duart e tij dhe e veshtronte ne nje menyre qe fjalet nuk ekzistonin sepse ndjenja te reja kishin lulezuar ne shpirtin e lodhur te sajin kur ai i qendronte prane.

🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠

AN: Hedhou itz mi ✌

A ka njeri qe vazhdon me lezu pashavuret e mia sepse nga polli qe bem ne insta me keni demoralizu komplet. Nuk e prisja nga ju wattpadistat e mi te shkonit te votonin Gabron. Jo jo joooo me keni lenduu ...njs shpresoj tju ket pelqy pjesa e ta keni kuptu qe kam trajtu dy ngjarje periher dmth normal e keni kpt po e thash kot sa me zgjat an 😂😂.

O se desh harrova pjesa nuk eshte e edituar se mka shku editusi me pi kafe e me lujt bilardo 😑 puc per vedin ✌😂.

Zhaoo njerez te bkr te wattit ♡

Dementia (Shqıp) |✔|Donde viven las historias. Descúbrelo ahora