AN: Telenovel fare e keni kte pjesen 😜😜
Seanca e pare kishte deshtuar...
Te habitur nga c'pane brenda dhe mosinteresimit te secilit prej te burgosurve madje edhe ata dy djelmoshat qe ne fillim u perkushtuan por pastaj e humben deshiren per ta ndjekur e filluan te llafosnin me njeri tjetrin per ndonje histori te ndodhur para se te hynin ne qeli.
U larguan pasi pastruan letrat e mbeturinat e me kutite e medha neper duar pershendeten edhe drejtorin qe e dinte qe ne fillim qe e gjitha kjo sdo funksiononte, mirpo kishte pranuar vetem per faktin qe kur e gjitha te dokumentohej do i vendosnin disa fjale te mira si titra e ai do dilte i fituari.
Mbeturinat i hedhin ne nje kosh anash rruges ndersa projektin e shterngoi fort nen krahe per ta perplasur me pas ne sediljen e makines . Deshiroi qe edhe inatin e saj ta perplaste diku por smundte dot duke ditur qe faji eshte vetem i saji.
Duke ditur menyren sesi funksiononin gjerat ne Shqiperi e sidomos ne burgje duhej te ishte ulur e te perpilonte nje projekt qe sdo i ulte hunden e sdo e bente te ndihej si nje e pavlere . Nuk ishte problem fakti qe u turperua para disa krimineleve por para disa personave te cilet ajo ne heshtje kishte pranuar ti ndihmonte.
Pa tek ata jo kriminelet por njerezit e fshehur nen ate petk sic pa edhe Migjeni nevojtarin qe egersisht i gjuante gomarit qe duke dridhur kembet mundohej te shkonte ne destinacion.
U pershendet me Lorin dhe te dashurin e saj dhe u nis per tek zyra per te mbyllur diten e lodhshme qe e kishte bere te mendonte per gabimet e saj te njepasnjeshme ne lidhje me kete projekt e duke qene se e njihte kokfortesine qe e posedonte e dinte qe do e priste nje nate edhe me e lodhshme me perpunimet e atij 'mut projekti' duke recituar keshtu fjalet e nje nga te burgosurve.
"C'ke ? Dukesh shume e lodhur sot?"
Ishte zeri i embel ne pamje te pare i nje djaloshi ,qe keq e kishte zene qymyri me psikologen qe perdite e shihte, duke ushqyer dhe veten me iluzione te kota e vendosmeri te pavflefshme. Shqetesimi dallohej ne zerin e tij teksa i afrohej Nirvanes per te patur nje pamje me te qarte te syve jeshile te saj."Dite muti thuaj me mire."
"Po te duash mund te me tregosh me shume."
Nirvana ndalon hapat e medhenj dhe kthen koken per te hasur syte e akullt te tij qe me vendosmeri po priste per nje pergjigje.
"Me falni! Si e keni emrin?"
E dinte qe kjo pyetje do e godiste ate rende sic goditi kolerja ushtri e perandori te tera , ama nuk mund te shtirej e gjithmone kishte qene e mendimit qe ska asgje te turpshme tek berja e pyetjeve.
"Marvin me quajne . Do te dalim te pime nje kafe?Te ai lokali perballe. Svonohemi shume." Kishte ngritur gishtin qe i dridhej per te treguar lokalin nga ku sekretarja merrte gjithmone kafete me urdher te Nirvanes e po mundohej ta mbante veten nga vala e te dridhura qe kishte pushtuar trupin.
Iu desh te mendohej mire ne ato pak sekonda qe i la per pergjigje dhe pa ngurruar i tha po.
Po ecnin krahe njeri tjetrit teksa nje fllad po u perplasej ne fytyre per ti bere te qeshur vetem nen pranine e njeri tjetrit pa patur nevoje per fjale. Marvini ndihej me i kapluar nga emocionet ndersa Nirvana e frikesuar po hidhte hapat. Kishte frike se mos e lendonte duke i lexuar mjaft mire ndjenjat qe ai ushqente e dinte qe ai kishte filluar te ndjenjte per te por ajo sapo kishte dale nga nje lidhje e deshtuar e gjithcka qe kerkonte ishte te harronte ate marredhenie.
Kishte lexuar sa e sa romane dhe kishte pare plot filma qe tregonin se si lidhjet per te harruar lidhjet e deshtuara ishin kthyer ne te suksesshme por duke pare Marvinin ajo nuk ndjenjte asgje qe te mund ti shtonte deshiren per ta njohur. Tek ai pa vetem deshiren per ti shfryre nje dite te lodhshme.
VOUS LISEZ
Dementia (Shqıp) |✔|
Fiction généraleDementia- shenjat e dukshme te marrezise. Por cndodh kur nje dementia detyrohet te sherohet nga nje tjeter "dementia"?