part 6 🌠

395 61 161
                                    

Zhurma e celikut futi te dridhura emocionesh tek te tre. Nirvana me deshiren e madhe per te ndihmuar u frikesua se kjo ndoshta do ishte dicka e parealizueshme ndersa Lori me Jurgenin u habiten kur pane te burgosurit qe prisnin ne rradhe per tu liruar nga zinxhire pa asnje emocion ne fytyre te lodhur nga deshira per liri e te keputur nga ndjenja faji e frike.

10 te burgosurit e pare te cilet u liruan nga zinxhire zene vendet ne tavolinat e pastruara me veshtiresi dje nga vete Nirvana teksa ne heshtje prisnin qe ajo te fillonte te fliste e me pas te shfaqte ne projektor nje film me metrazh te shkurter me mesazhin 'kunder dhunes ndaj grave' apo 'behu burre' ose 'dhuro gjak, dhuro jete'.

Vetem ne momentin qe u futen edhe 10 te burgosurit e tjere qe u shoqeruan me hyrjen e dy policeve trupmedhenj te veshur me blu te erret thuajse ne te zeze qe mbanin arme ne duar , u degjua zhurma e deres qe kerciti fort nje here per te paralajmeruar mbylljen e saj e  atehere u degjuan disa pershperima te cilat policeve nuk u beri pershtypje aspak.

Nirvana po priste qe njeri nga te burgosurit te mbaronte se foluri dhe te tjeret qe  e kishin rrethuar te ndalonin se degjuari qe te fillonte te fliste e te prezantonte programin mirpo zhurma po behej akoma edhe me e madhe dhe iu desh te nderhynte duke fishkellyer . Nje levizje e gabuar duhej thene pasi terhoqi vemendjen e te burgosurve te cilet shperthyen ne gaz .

U skuq paksa dhe temperatura e trupit u rrit. Fjalet iu zhduken dhe miqte qe i kishte marre per mbeshtetje po qeshnin  me veprimin e saj feminor e te pamenduar. Per nje moment u duk e vetmuar dhe e humbur e iu desh nje dore mbi shpatull per ta tundur e per ta sjelle ne realitet. E mblodhi shpejt veten dhe me qendrimin e drejte e koken lart filloi te mendonte per fjalet qe  do thonte.

"Pershendetje te gjitheve! Une jam Nirvana Gega me profesion psikologe qe e ushtroj ne nje nga zyrat me te mira ne qytet. Ndodhem ketu se bashku me miqte e mi Lori Metan dhe Jurgen Loken per projektin me te ri pilot qe nese del me sukses do mund ta shtrijme ne te gjithe burgjet e Shqiperise."

E tha me nje fryme teksa gerryente mendjen per fjale te tjera qe te mund ti kujtonte programin por asgje. Bosh.
Ishte Lori ajo qe kuptoi veshtiresine ne te cilin ajo u ndodh teksa po veshtronte cdo te burgosur e teksa kuptonte me shume rreth tyre aq me shume e humbiste teksa neperhumbej ne historite e gjithesecilit.

Te kuptuarit eshte nje dhurate e ajo dhurate po e neperkembte  Nirvanen ne dete te mbushur me lote dhimbjesh.

Merr topen e letrave per te cilen kishte harxhuar nje dy-tri oresh te mire nga duart e Lorit dhe fillon te kumtoje me ze te larte i cili dridhej lehte hera heres.

Pasi lexoi paragrafin hyres dhe ndaloi si nje lexuese e mire per te marre fryme thelle per te filluar edhe njehere, e ne ato momente humbi vemendjen e te burgosurve qe filluan te nxirrnin disa kuti te vogla nga xhupat qe kishin veshur per te perplasur me pas dominote mbi tryeze e nje grup me tej po shperndante letrat e bixhozit.

Konfuziteti i Lorit u perplas me syte e akullt te Jurgenit qe prisnin te shihnin te pakten interesim nga ana e te burgosurve qe perfituan nga ky rast per te bere nje dore muhabet me shoket e qelise ngjitur e per tu mburrur per aftesite e tyre ne lojra pensionistesh.

Fjalet e Nirvanes u mbyten nga zhurma e te qeshurave dhe te sharave hera heres te te burgosurve duke nxitur keshtu inat e deshperim tek ajo. E dinte qe ideja e saj calonte dhe ndoshta sdo kishte sukses por kurre nuk e mendonte qe te burgosurit do ishin kaq te painteresuar rreth nje dy oreshi qe do u jepte liri.

Vetem dy djelmosha ne fillim te te njezetave po e degjonin me kureshtje duke shmangur shikimet e xhindosura te nje trupmadhi qe hidhte guret e dominose me pertese dhe bertiste sa here qe dikush fliste para tij.

Tensionte midis dy grupeve te formuara ishte i dukshem e shpejt  shpejt nje skandal do plaste mes tyre e Nirvana po shpresonte qe askush te mos lendohej nese ajo qe po mendonte do ndodhte.

Vemendjen e saj e mori nje i burgosur qe urdheroi dike qe te ngrihej per tu ulur vete ne ate karrigen blu te pozicionuar afer dritares. Syte e tij te thelle hidhnin veshtrime shume larg pertej vijes se horizontit duke frymezuar keshtu Nirvanen per te shkruar romane ne bllokun e saj te zi te ri.

"Ok nese nuk doni qe une te flas atehere nuk do flas. Ju ftoj te shohim nje film atehere."

Po, ishte e xhindosur me te burgosurit e pabindur dhe urdheroi me shenja duarsh te vendosnin ne pune projektorin per te shfaqur nje film drame ne murin e bardhe te dhomes qe e bente akoma edhe me te veshtire shfaqjen e figurave te aktoreve amerikane.

Ashtu me nje mori ndjenjash u ul ne krye te tryezes per te studiuar secilin nga fatlumet qe do merrnin pjese ne terapi. Iu desh nje cerek ore per te kuptuar qe trupmadhi qe po luante domino ishte futur aty per prostitucion dhe se pelqente te luante rolin e kapos me disa kriminele te dobet sic ishin ata qe ndiqnin filmin me shume vemendje duke u permalluar per koherat qe kishin qene jashte. Kuptoi edhe qe plaku qe po luante bixhoz kishte nje grup besnik pas vetes e mendoi qe ishte grupi kundershtar i kapos dhe se zenka e tyre kishte filluar kur ky i fundit ishte futur ne burg per te marre shumcka ne duar.

Gjithashtu kuptoi edhe personin me trauma me te medha qe qendronte i perhumbur me sy te kthjelluar e me veshtrim diku larg aty tek dritarja. Ai ishte kapoja i vertete e ne ato momente kuptoi qe te qenit kapo ska asgje per tu krenuar.

🌠🌠🌠
Ah sa bukur ah, apo a sa bukur a ???
Pres pergjigje 😂😂.

Me thoni si ju duket pjesa dhe historia ne pergjithesi me aq sa kemi shkruar derime tani???


Mos harroni te votoniii nese ju pelqeu pjesa dhe komentoni tbejm cik mhb sa jena me pushime 😄😂

Dedicated to happychild99 dia beq is hilarious super funny freak ❤
Check her  amazing stories o popull 😄.

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now